Konstantin Garibov
“Lufta e nervave” në Azinë Verilindore po fiton vrull. Pheniani e paralajmëroi përsëri Seulin se lufta në Gadishullin Korean mund të fillojë nga momenti në moment. Kurse autoritetet e Japonisë për herë të dytë kanë raportuar gabimisht mbi lëshimin e raketës nga Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK).
Përkundrejt këtij sfondi, Kryetari i Komitetit për
Çështjet Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, Aleksei
Pushkov, ofroi variantin e destinuar, sipas tij, për çtensionimin e
situatës rreth Koresë së Veriut - telefonatën e Presidentit amerikan
Barak Obama Liderit koreanoverior Kim Jong-Yun.
Nëse
Barack Obama do t’i telefononte Kim Jong-Yun, ai të paktën do të kishte
mundësi të justifikonte në ndonjëfarë mënyre me këtë çmimin e vet Nobel
për Paqen, tha Aleksei Pushkov. Ai beson se Kim Jong-Yun është i gatshëm
për çtensionimin e konfliktit, por në formë të tillë që të jetë
dinjitoze për të.
Ndërsa tani për tani drejt këtij
pikësynimi Pheniani po avancon nën shoqërimin e retorikës militante. Të
enjten ai e paralajmëroi sërish Seulin - Ushtria e Koresë së Veriut,
nëse do të lindë nevoja, është plotësisht e aftë të japë goditje
raketore mbi armikun potencial.
I përshkallëzoi
tensionet rreth Koresë së Veriut edhe alarmi i dytë i rremë i trumbetuar
në Japoni gjatë dy ditëve të fundit. Në këtë vend u përhap gabimisht
njoftimi në lidhje me lëshimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut.
Reagimi i ushtarakëve japoneze mund të provokonte fare lehtë veprime
kundërpërgjigjeje nga ana e Phenianit. Eksperti i Institutit rus të
Ekonomisë Georgi Tolloraja nuk përjashton mundësinë e shpërthimit të
ndonjë konflikti lokal në mes të Veriut dhe Jugut në Gadishullin e
Koresë:
- Unë mendoj se do të ndodhin ndofarë
përleshjesh në zonën kufitare ose në ujërat e Detit të Verdhë, apo
ndoshta edhe akte diversioni, të cilat do të çojnë në shpërthimin e një
konflikti lokal, por ai nuk do të përshkallëzojë megjithatë në një luftë
në shkallë të plotë.
Kriza rreth Koresë së Veriut
erdhi duke u pjekur në sfondin e manovrave ushtarake amerikano-
koreanojugore. Në shumë gjëra pikërisht ato dhe provokojnë retorikën
militante të Phenianit, mendon ekspert i Institutit rus të Studimeve
Orientale, Aleksandër Voroncov:
- Koreanoveriorët
provojnë shqetësime të caktuara: nëse këto janë vallë stërvitje
ushtarake vjetore rutinë, apo përgatitje për veprime të vërteta
luftarake? Me qëllim që të parandalojnë skenarin më të keq të zhvillimit
të ngjarjeve, ata dërgojnë paralajmërime kërcënuese të kësaj natyre -
ne nuk mund të na trembin dot me asgjë. Nëse puna do të shkojë deri në
shpërthimin e luftës, ne do të luftojmë me vetëmohim deri në fund.
OJQ-të
kryesore në Korenë e Jugut i bënë thirrje autoriteteve të vendit për të
filluar në mënyrë imediate negociatat me Korenë e Veriut. Atyre është e
gatshme t’u ofrojë mbështetjen e vet Shoqata e Shteteve të Azisë
Juglindore. Indonezia, e cila është gjithashtu anëtare e ASEAN-it, po
përpiqet në nivelin e vet të ndihmojë Phenianin dhe Seulin për të
filluar kontaktet me qëllim të uljes së tensioneve.
Ndërsa
në Uashington shpresojnë shumë se Kina për të përdorë gjithë ndikimin e
saj të fortë mbi Korenë e Veriut për zgjidhjen e krizës. Ai tërhoqi
vëmendjen ndaj "frikës në rritje të Pekinit rreth efekteve negative të
sjelljes së pamatur të Phenianit".
Ndërkohë,
ministrat e jashtëm të vendeve të “G-8” e kanë kërcënuar Phenianin me
sanksione të reja në rast të ndërmarrjes nga ai të ndonjë lëshimi të ri
raketor. Realizimi i provës së radhës të raketës balistike me rreze të
mesme veprimi pritet në prag të 15 prillit. Në këtë ditë në Korenë e
Veriut do të festojnë përvjetorin e 101-të të ditëlindjes së Kim Il Sung
- themeluesit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë.
No comments:
Post a Comment