Wednesday, April 17, 2013

Dorëhiqet Albana Shtylla, PS pa përfaqësues në KQZ

Edhe Alban Shtylla iku nga KQZ. Dorëheqja e anëtares së KQZ-së propozuar nga Partia Socialiste pason atë të Denar Bibës. Motivacioni është i njëjtë.
“Akti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KQZ, ka cënuar integritetin, pavarësinë dhe profesionalizimin e çdo anëtari, si dhe garancitë për ushtrimin e plotë të mandatit të tij.
Zbatimi i ligjit, integriteti profesional dhe
paanësia politike më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës time. Ato përbëjnë për mua thesarin të cilin me shumë mund dhe jo me pak vështirësi, kam arritur të ruaj dhe të pasuroj gjatë shërbimit tim të gjatë në administratën publike. Për asnjë lloj arsye dhe për askënd, nuk do të hiqja dorë prej tyre gjatë ushtrimit të funksioneve të tilla publike.
Në kushtet kur janë cënuar integriteti dhe garancitë ligjore për ushtrimin e mandatit, po Ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e Anëtares së KQZ”- thuhet në motivacionin e dorëhqjes së Shtyllës.
U përgëzuan nga kryetari i PS-së Edi Rama

KQZ njoftoi Kuvendin për vakancën e krijuar.
Sipas pikës 3 të nenit 19 të Kodit Zgjedhor “Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi, jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës”.
Bazuar në këtë pikë. Kuvendi i kërkoi Gramoz Ruçit si Kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që të sjellë, brenda afateve, propozimet e PS-së për zëvendësimin e dy anëtarëve të PS-së në KQZ, siç shkruhet në njoftimin zyrtar.
Kjo pasi Kodi Zgjedhor ia jep të drejtën, për propozimin e kandidaturave, të njëjtit subjekt politik që kishte propozuar anëtarin, në këtë rast anëtarët e dorëhequr...”

Hsitoriku i ndërprerjes së mandateve në KQZ ka edhe një rast të tillë. Është ai i vitit 2000 kur dhanë dorëheqjen anëtarët e PS-së Fotaq Nano, Mimoza Arbi dhe Shahin Bistri, menjëherë pas zgjedhjeve që sollën në krye të bashkisë së tiranës Edi Ramën. Vendin e tyre e zunë të propozuarit e rinj të PS Ilirjan Celibashi, Igli Toska dhe Tomor Malaj.
 

No comments: