Svetllana Kallmikova
Në zgjedhjet presidenciale, që përfunduan në Venezuelë, fitues u bë Nicolas Maduro. Ai arriti të sigurojë në mbështetje të vet 50.66 për qind të votave të zgjedhësve. Ky rezultat është i mjaftueshëm për t'u bërë president i vendit.
Në zgjedhjet presidenciale, që përfunduan në Venezuelë, fitues u bë Nicolas Maduro. Ai arriti të sigurojë në mbështetje të vet 50.66 për qind të votave të zgjedhësve. Ky rezultat është i mjaftueshëm për t'u bërë president i vendit.
Urimet e veta Presidentit të sapozgjedhur të
Venezuelës ia shprehën tashmë Presidenti rus Vladimir Putin, udhëheqja e
Kinës dhe liderët e vendeve të Amerikës Latine. Kandidati i opozitës,
Henrique Capriles, nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon me
këmbëngulje rinumërimin e votave.
Mbështetësit e Nicolas
Maduro janë përfshirë nga gëzimi dhe euforia: menjëherë pas shpalljes së
rezultateve të zgjedhjeve në rrugët e Karakasit njerëzit filluan të
shpërthejnë fishekzjarre shumëngjyrëshe. Në sheshin para Pallatit, ku
mori fjalën Nicolas Maduro, nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës.
Rivali
i tij kryesor, Enrique Capriles, u mbështet nga 49.07 për qind e
elektoratit. Megjithatë, sipas mendimit të tij, Maduro i humbi
zgjedhjet. Opozita kërkon rinumërimin e votave, njofton nga Karakasi
korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Viktor Suhov:
-
Opozita deklaron se ajo kërkon me këmbëngulje rinumërimin e të gjitha
votave, një për një. Këto janë fjalët e Enrique Capriles. Deri tani
opozitarët kundërshtojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Nëse do të
llogarisim në shifra absolute, atëhere rezulton se Capriles mbeti pas
Maduro, mbas numërimit të 99.12 për qind të votave, vetëm me 234.935
vota.
Kreu i Këshillit Kombëtar Elektoral të
Venezuelës, Vicente Diaz, ka deklaruar se e mbështet propozimin për
rinumërimin e votave, duke saktësuar njëkohësisht se nuk i vë në dyshim
rezultatet e zgjedhjeve.
Megjithatë, siç venë në
dukje ekspertët, opozita nuk ka praktikisht asnjë shans për të fituar
zgjedhjet edhe pas rinumërimit të votave. I gjithë problemi konsiston në
faktin se në Venezuelë vepron sistemi elektronik i votimit, tha
Kryeredaktori i revistës "Amerika Latine" Vladimir Travkin:
-
Nuk ka asnjë arsye që të mos i besohet rezultateve të zgjedhjeve. Unë
dua t’ju kujtoj se në kohën e vet ish-Presidenti amerikan, Jimmy Carter,
që vlerësoi rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme në Venezuelë, të cilat
i fitoi Hugo Chavez, deklaroi se në Venezuelë ekziston sistemi më i
përsosur i zgjedhjeve në botë. Domethënë të gjitha votat e siguruara nga
Nicolas Maduro janë fituar prej tij në mënyrë plotësisht të ligjshme.
Le të presim edhe rezultatet e votimit të venezuelasve jashtë vendit.
Ato mund të ndryshojnë disi hendekun midis rivalëve, por nuk ka gjasa të
ndryshojnë rezultatin e vetë zgjedhjeve.
Nicolas Maduro nuk është
aspak kundër rinumërimit të votave. "Ne e mirëpresim këtë gjë. Ne nuk
duam dhunë, ne dëshirojmë paqe", - deklaroi Presidenti i sapozgjedhur i
Venezuelës.
No comments:
Post a Comment