Diplomati i SHBA kundër ndryshimeve në KQZ, takon dhe Berishën.
Arvizu reagon pas votimit: S’kemi ndryshuar qëndrim.
“Votimi në Parlament nuk rrit besimin e votuesve te procesi”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan mbrëmë pas votimit në Parlament të shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ. Ambasadori Aleksandër Arvizu reagoi dje me një SMS në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan ku shprehet se “qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar.
Palët duhet të bëjnë hapa të tillë që të rrisin besimin e votuesve te procesi zgjedhor. Votimi i sotëm në Parlament nuk e bëri këtë”. Deklarata e ambasadorit erdhi pasi ambasadori i SHBA ndoqi nga lozha e Kuvendit seancën e djeshme.
Takimet
Pasdite, kreu i diplomacisë amerikane planifikoi një takim me Kryeministrin Sali Berisha, i cili nisi në orën 20:15 për shkak të axhendës së ngjeshur të kreut të qeverisë. Ambasadori qëndroi për rreth 45 minuta në zyrën e Kryeministrit dhe në përfundim të takimit u përcoll nga Berisha deri në derën e jashtme të godinës, përballë Piramidës. Ai nuk dha asnjë deklaratë për mediat, ndërkohë që edhe nga zyra e Kryeministrisë mungoi një njoftim për shtyp. Makina me targa diplomatike e ambasadorit nuk u drejtua për në zyrën e tij, por për në Parlament, ku zuri vend në një nga lozhat e krahut të majtë të sallës, ana ku qëndrojnë deputetët e Partisë Socialiste. Sapo u ul në lozhë, ai u informua nga zv.ambasadori për atë që kishte ndodhur deri në orën 21:10 dhe më pas nisi të ndiqte debatet në sallë. Ndërkohë që u largua nga Parlamenti pas votimit të Klement Zgurit, pa pritur betimin e tij.
Deklarata
Paraditen e djeshme, ambasadori amerikan e cilësoi miratimin e vendimit për shkarkimin e anëtarit të LSI-së si rrugën e përplasjes me SHBA-të dhe ndërkombëtarët. “Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA-të dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi, janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin”, u shpreh ambasadori kur u pyet lidhur me qëndrimin e tij për votimin e shkarkimit nga maxhoranca. Sipas tij, “KQZ-ja ka përgjegjësinë parësore për të zhvilluar zgjedhjet e 23 qershorit. KQZ është ngritur dhe mandatuar siç duhet dhe ligjërisht. Ai është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe, si i tillë, është me rëndësi që pavarësia e këtij institucioni të respektohet”.

Zbardhet debati mes Bizhgës dhe IslamitADI SHKEMBI
U hiqen kartat e votimit
Deputeti Kastriot Islami është kërcënuar dje nga kolegët e tij socialistë pak para votimit. Ka qenë deputeti i qarkut të Durrësit, Gazmir Bizhga, i cili ka shkuar te tavolina ku ishte i ulur Islami dhe i ka kërkuar atij me tone të forta që të mos votojë për Sali Berishën. Madje, Bizhga i ka hequr kartën elektronike të votimit dhe ia ka hedhur disa metra më tutje në sallë, ndërsa e ka kërcënuar që të mos votonte. “Ti ke dalë më kollaj se unë deputet në 2009-n, ke qenë i katërti në listë, ndërsa unë kam luftuar për votën e socialistëve. Nuk të lejoj të japësh votën për Sali Berishën”, i është drejtuar Bizhga Islamit, duke u përpjekur dhe ta linçonte me duar. Edhe më i ashpër deputeti Ilir Bejtja, i cili iu hakërrye Islamit, nëse do të votonte për shkarkimin e anëtarit të LSI-së. Ka qenë ndërhyrja e Gardës së Republikës, që ka penguar konfrontimin fizik.
Reagimet
Islami: Kolegët e PS, konkurrencë për listat
Duke folur pas votimit të mbrëmshëm, Kastriot Islami u shpreh se “ndjej keqardhje për Grupin socialist, për të cilët prej katër vitesh me shumë qetësi, me shumë maturi jam munduar të parandaloj pikërisht atë që ndodhi sot. Sjellja e sotme, shenjat e së cilës ishin edhe në momentin kur u mor vendimi për largimin tim, janë reminishenca që kjo sallë para ‘90 i ka përjetuar në të njëjtën mënyrë. Në PS nuk janë më në pararojë të asaj përpjekjeje për të transformuar një parti që vinte nga vendi më i izoluar, sot aplikojnë metoda dhe teknika që nuk i shkojnë për shtat demokracisë. Një pjesë e tyre, atë veprim e bënë se janë në konkurrencë përpara kryetarit në momentin që bëhen listat e kandidatëve”.
Dogjani: Rama është një prostitutë politike
Ish-deputeti i PS-së, Asllan Dogjani, reagoi dje pas incidentit të ndodhur në Kuvend me deputetët e opozitës gjatë shkarkimit të Ilirjan Muhos. “Unë e njoh mirë Ilirjan Muhon, kam qenë drejtor i Policisë në kohën që është shkarkuar. Ai është shkarkuar me dekret të Presidentit për lirimin nga burgu të një personi që ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe vepra të tjera kriminale. Për sa u përket kolegëve të mi, të cilët i kam pasur deri para ca ditësh në Grupin Parlamentar, unë i mirëkuptoj, sepse ata i ka urdhëruar kryetari i PS-së, të cilin unë mund ta quaja një prostitutë politike atë dhe jo deputetët, të cilët janë të pavarur në seancë parlamentare”, tha Dogjani.
No comments:
Post a Comment