Thursday, December 27, 2012

Xhavit Ismailaga: Punonim për skenarin e UDB-së, asgjësimin e Enver Hoxhës e marrjen e drejtimit nga Mehmet Shehu

Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut

“Detyrat nga agjentët e zbulimit jugosllav i merrte Feçor Shehu në berberhanen time në hotel ‘Dajti’. Unë vazhdimisht siguroja takimet e tyre”

Deponimet e të akuzuarit Xhavit Ismailaga në seancën e 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut lidhen me aktivitetin e tij ‘armiqësor’ si ndërlidhës mes Feçor Shehut dhe agjentëve të UDB-së jugosllave në mjediset e berberhanes në ambientet e hotel ‘Dajtit’ në Tiranë. Sipas
ish-berberit Ismailaga, “detyra e UDB-së për grupin armiqësor të kryesuar nga Mehmet Shehu, ishte rrëzimi i Enver Hoxhës, deri me dhunë e ndërhyrje nga jashtë, e marrja e drejtimit të Shqipërisë nga Mehmeti..”….
Seanca e 8-të
Xhavit Ismailaga:- Feçori më këshillonte gjithnjë mua, ki kujdes, e të gjitha këto. Në vitin 1976, Qamil Muhaxhiri vjen me Trajko Libkovskin, ambasador i Jugosllavisë në Tiranë. Vjen dhe u qeth. Në atë kohë, vjen Feçori. Pasi e qetha, më jep një 500 lekësh, dhe shkoj për ta thyer.  Në këtë kohë, këta biseduan, Qamil Muhaxhiri, Trajko Libkovski dhe Feçori.  Bisedimi, sa theva unë lekët, sa bëra bonon gati, zgjati rreth 10-15 minuta. Kur shkova, i dhashë paret, e ikën. Mirë u pafshim, mirë u pafshim.  Feçori qëndroi për të larë kokën si gjithnjë. Ditë e premte ishte kjo, se lante kokën gjithnjë të premteve. Në 1977, prapë është takuar Feçori me Trajko Libkovskin, tek për tek. Janë takuar po në berberhane. Ka ardhur Trajko, pastaj ka ardhur Libkovski.  Trajko vinte me pretekstin e qethjes, po ditë të premte, dhe u takuan. Çfarë bisedonin kur takoheshin, nuk e di sepse ai qiste 500 lekëshin, më thoshte shko thyeje…  Në ’78, nga fundi i vitit 1978, ai do të ikte , po  prapë bënë takim. Takimi u krye në të njëjtat rrethana si radhët e tjera kështu, por kur erdha, unë i gjeta e po bisedonin rusisht.  Biseduan, ç’biseduan, unë nuk e di, dhe mirë u pafshim, mirë u pafshim, iku ai. Unë i laja kokën Feçorit dhe prej këtej shkonte rrinte në dhomën tjetër Feçori……. Ndërkohë, vjen një i ambasadës jugosllave, i quajtur Tofil dhe më thotë mua se do të  të prezantoj me një shok timin , thotë, i cili ka ardhur tani dhe do të të prezantoj.  Ishte nga 79, vjen ky, Spase Tuniq. Ma prezanton.
Kryetari:- Çfarë ishte ky Spasja?
Xhaviti:- Ky Spasja, ishte këshilltar i ambasadës, dhe ma prezanton. Më tha që ky është Spase Tuniq, e  kemi këshilltar të ambasadës, prandaj me këtë ke të bësh ti, se kam porosi nga Marinovi, thotë që të prezantoj, dakord, dakord… Ai filloi të më qeraste, më bënte biseda, ishte overdar. Kështu që më pyeste ndonjëherë për ndonjë gjë kështu. Në vitin 1980, më saktë nga fillimi i tij, Feçor Shehu vjen në berberhane dhe më thotë mua, do të të jap një porosi, thotë, por shiko, thotë mua, por kujdes se fluturon tepeleku i kokës.  Do të bjerë një letër, thotë, Spase Tuniq, të cilën do ta marrësh, thotë, e do të ma japësh mua. Dakord. Në krye të javës vjen letra, dhe unë, siç ma dha, kur ky po dilte, i them urdhëro letrën nga Sapase Tuniqi. Mer letrën, dhe pastaj, këta e kombinojnë vetë punën e letrave dhe filluan me i fut… Kishin një tavolinë të vogël me dy karrige dhe disa albume, dhe i fuste brenda ai. Fuste letrën, vinte Feçori dhe e merrte. Njëkohësisht, edhe Feçori linte letrën aty.  Kjo vazhdoi deri më 1981, merrnin e jepnin. Sa letra mund të jenë? Mund të jenë 10 ose 12 që ka lënë ai, dhe 4 apo 5 që ka lënë ky Feçor Shehu. Në të gjitha këto gjëra, unë bëja roje. Kur vinte Feçori, e mbyllja brenda, merrte letrat dhe shkonte rrinte tek vendi tjetër atje. Edhe kështu vazhdoi kjo puna e letrave deri 7-8 dit para vetëvrasjes së kapobandës Mehmet Shehu….
Kryetari:- Si 7-8 ditë?
Xhaviti:- Që mori letrën e fundit.
Kryetari:- Letra e fundit ka qenë 7-8 dit para vetëvrasjes?
Xhaviti:- Po, 7-8 ditë . Feçori ishte i shtruar në klinikë. Unë shkoja e ruaja për ditë. Një ditë prej ditësh shkoj në mëngjes herët, e gjej duke ngrënë bukë. Edhe, duke ngrënë bukë, pashë një fotografi. Aty ishte Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu. Unë i them, paskeni dalë të tre! Po, ne do të jemi ata që do të marrin pushtetin në dorë. Unë i them: Po është Enver Hoxha, Enver Hoxha ka simpatinë e popullit.  Edhe kësaj do t’ia gjejmë dermanin, do të përdorim dhunën, qoftë dhe ndërhyrje nga jashtë. Prandaj ti mos ki frikë, se e pa që unë u frikësove, dhe thotë, prandaj ti mos ki frikë hiç.  Ne kemi Mehmet Shehun në krye, dhe mbaroj, tha… Një ditë prej ditësh i shkoj prapë. Ai më shihte që isha i trembur unë, dhe më thotë mua, shiko thotë, mos ki frikë se kemi Mehmetin ne, prandaj mos ki frikë.  Unë rrija gjithnjë i ndrojtur, dhe tani, ishte Partia mbi të gjitha, unë e mendoja këtë. Unë hyra në rrugë të gabuar nga këta, më futën këta me imponim nga Feçori, e nga këta të tjerët që ishin, dhe u futa…….
Kemi bërë dhe biseda të tjera. Ky ishte si të themë i pakënaqur në disa gjëra, sidomos në çështjet e rinisë, kishte mendimin që rinia duhet të jetë më e lirë.  Kishte mendimin që në Bashkimin Sovjetik e në vende të tjera të demokracisë popullore, jetohet më mirë, edhe në Jugosllavi… Këto i shfaqte gjithnjë kur rrinim të dy së bashku. Në këto rrethana si të thuash rashë brenda u bërë dhe unë me këta…..
Kryetari:- Para se me këta, ti the, që u lidha me atë Radivojin apo jo?
Xhaviti:- Po, me këtë.
Kryetari:- Atje vajte vetë, vullnetarisht ti me atë Radivojin….
Xhaviti:-  Me Radivojin isha vetë. Pastaj këta më futën. Për fejesën e Skënder Shehut, ne ishim nëj grup shokësh të cilët i thamë Feçorit që është familja e tillë, është familje me përbërje shumë të keqe, është e poshtër, ka të arratisur. Feçori na tha neve, ohu, janë 30 vjet, thotë. I ati është profesor i nderuar në universitet dhe të bijën e tij e kemi ne në ‘Dinamo’  Prandaj, s’ka ndonjë gjë. Pas prishjes së fejesës, vjen e më kërcënohet mua. Pse nuk më ke thënë mua ti, se çfarë familje është…. Po neve të thamë, ishim një tufë shokësh që të thamë se çfarë familje është. Kështu, vazhdonim ne. Nga fundi i kësaj, kur vrau veten Mehmet Shehu, edhe u bë zëvendësministër ky, vinte më thoshte mua gjithnjë: Hej, ti ki kujdes, shiko se unë prapë jam zëvendësministër, prandaj mos e hap gojën. Më kërcënonte vazhdimisht.
Edhe kështu, unë për veten time kam bërë si të them, dëm të madh, nuk di si të them, nuk di si ta shpjegoj më ashtu, por gjithnjë duke u futur nga këta. Unë vetë, isha, e pranoj, por këta më futën më thellë….. Kam për të thënë për Kadri Hazbiun se në vitin 1954, Argan Hajtiç, ish-ministër fuqiplotë i Jugosllavisë në Tiranë, vjen një ditë i zemëruar. Vjen aty, edhe ishte i zemëruar, edhe thotë tekstualisht kështu: I kërkova takim-thotë- Beqir Ballukut dhe Kadri Hazbiut, por ata më refuzuan takimin.  Çudi e madhe-thotë për ’ta- për arësye, thotë, se ne tani kemi ardhur dhe jemi si miq. Por thotë, me ata, gjatë luftës thotë, kemi qenë së bashku të një mendimi, kemi pasur një mendim. Mendimi ka qenë që Partia Komuniste Jugosllave, është ajo që themeloi Partinë Komuniste Shqiptare, me ndihmën tonë u bë kjo. Edhe kishim mendim edhe ishim dakord që të bëjmë një Konfederatë Ballkanike, duke përfshirë Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë, dhe qendër të ishte Beogradi. Çuditem, thotë ai, si këta refuzuan, kemi qenë shokë të vjetër. Këto kisha….
Kryetari:- Këto kisha. Në rastin e parë që the, që të erdhi Kastrati ty….?
Xhaviti:- Po, Shyqyri Kastrati.
Edhe hyri i pandehuri Feçor Shehu dhe të pa duke dhënë letrën që the ti se të kërcënoi e të bëri pasi iku ai.  I the ati apo, ku e dinte Feçor Shehu se kush ishte ky?
Xhaviti:- Më pyeti.
Kryetari:- Ë hë, të pyeti. Çfarë i the ti?
Xhaviti:- I thashë, është tregtar kosovar dhe quhet Shyqyri Kastrati.
Kryetari:- Ndonjë pyetje keni?
Gjyqtari:- Çfarë marrëdhënie kishte me Feçor Shehun, çfarë shoqërie kishit, hyrje-dalje kishit…?
Xhaviti:- Po, kishim.
Gjyqtari:- Në familje kishe shkuar, kishte ardhur…?
Xhaviti:- Kisha shkuar, posi. Feçori ka ardhur dy herë tek unë. Në mos gaboj, një herë për ditëlindjen dhe një herë kemi qenë për darkë. Unë për darkë nuk kam shkuar, por kam shkuar, kam hyrë e kam dalë…..
Gjyqtari:- Zakonisht, takimet që realizonte atje i pandehuri Feçor Shehu, kishin datë apo ditë të caktuar, apo bëheshin…?
Xhaviti:- Jo, i kishin kombinuar vetë.
Gjyqtari(Ferdiu):- Ditë të premte?
Xhaviti:- Gjithnjë ditë të premte, caktuar vetëm ditë e premte, ata e kishin… Mund të ndodhte në një muaj, mund të ndodhte dhe më shpejt….
Gjyqtar Ferdiu:- Ditën e premte….
Xhaviti:- Gjithnjë ditën e premte. Shkonte njeri, vinte tjetri. Bie fjala, kishin diferencë 10 minuta. Ikte njeri, vinte tjetri. Ai e ruante, bie fjala, kur kishte për të marr letër, ai e ruante kur dilte Feçori… Futej brenda dhe e merrte letrën…
Kryetari:- Shoku prokuror, ke ndonjë pyetje?
Prokurori:- Kemi një pyetje. Veç këtyre të agjenturës jugosllave, i pandehuri Feçor Shehu, me ndonjë ng a këta të shteteve të tjera, ka takuar gjë…?
Xhaviti:- Ka takuar po, ka takuar me një farë Aleksandër, si e quanin atë…..
Prokurori:- I kujt shërbimi ishte?
Xhaviti:- Bullgar.
Prokurori:- Ishte i bullgarëve.
Xhaviti:- Aleksandrov…..
Prokurori:- Ç’detyrë kishte?
Xhaviti:- Atashe tregtar, e ka takuar tek porta……
Prokurori:- Na e trego një çikë, të kujtohet?
Xhaviti:- Po. Kur po hynte Feçor Shehu, ai ishte tek porta, e takoi, i dhanë dorën shoqi-shoqit. Feçori, që aty vjen, më thotë mua, kush ishte ai? I them ishte Aleksandrovi, tregëtar bullgar. Ou, thotë, dale të shkoj të laj duart……
Prokurori:- Po lante duart ai, se nuk e njihte ai, dhe të pyeti ty pastaj. Mbasi e takoi…
Xhaviti:- Pasi e takoi….
Prokurori:- Me lejë shoku kryetar. Siç e dëgjuat vetë shokë gjyqtarë, i pandehuri Xhavit Ismailaga, është bërë agjent i jugosllavëve. Në rekrutimin e këtij të pandehuri, ka një veçori. Se ndryshe nga disa të pandehur të tjerë, ky është bërë spiun direkt nga zbuluesit jugosllavë Radivoj Geniç, që ishte në atë kohë, viti 1958-1959. I pandehuri Xhavit ka qenë bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të shtetit tonë dhe natyrisht kjo ishte një detyrë e shenjtë sepse kishte të bënte me mbrojtjen e interesave të Atdheut tonë dhe në një vend siç dihet frekuentohej shumë nga të huajt dhe sidomos nga zbuluesit jugosllavë. Sepse ishin dhe vitet 1954-1958 kur tradhtarët, armiqtë e vendit tonë me në krye Mehmet Shehun i kishin lënë si fushë veprimi të lirë kësaj agjenture të shtetit jugosllav që të vepronin në kurriz dhe mbrapa shpinës së Partisë dhe për të dëmtuar Partinë tonë. Këtë e provon dhe i pandehuri Xhavit Ismaiaga, i cili ka kërkuar nga punëtori operativ që të jepte disa nga takimet që bënin agjentët e agjenturës jugosllave me njerëzit tanë, domethënë me agjentët tanë që ishin në atë kohe në shërbim te agjenturave te huaja dhe nuk i është pranuar një gjë e tille sepse është konsideruar, siç e deponoi i pandehuri se Jugosllavia ishte një vend mik, gjoja. Por ka edhe diçka tjetër me rëndësi për të pandehurin Xhavit. Se i pandehuri u kompromentua nga zbuluesi jugosllav për 5 lekë, me bakshishe. Shiti interesat e atdheut, e nxori Atdheun në ankand për 5 lekë, i pandehuri u bë njeri i agjenturës së huaj. E dyta, është se i pandehuri Xhavit ka një aktivitet të gjerë me zbuluesit jugosllavë. Siç shpjegoi vetë, duke filluar nga Radivoj Genic dhe me radhë, një liste e tërë, nja 8 zbulues jugosllave që kanë ardhur këtu deri kohët e fundit. Domethënë, flas deri sa u shkatërrua kjo organizatë kundër revolucionare. Ata të tërë kanë marrë në lidhje të pandehurin Xhavit. Edhe ky u ka shërbyer atyre duke u dhënë të dhëna të ndryshme me karakter sekret për vendin tonë. Veç kësaj, në vitin 1969-1970, i pandehuri Xhavit është bërë anëtar i organizatës kundërrevolucionare, komplotiste dhe terroriste. Ky është futur në këtë organizatë duke i shërbyer si ndërlidhës midis agjenturës jugosllave me të pandehurin Feçor Shehu, që siç dihet, është agjent i vjetër i jugosllavëve. Fillimisht ka ndërlidhur të pandehurin Fecorr Shehu i pandehuri Xhavit me zbuluesin Jugosllav George Marinovin pastaj dhe me Spase Tuniqin dhe deri me ambasadorin jugosllav. Berberana ku punonte i pandehuri Xhavit u bë vendi ku bëheshin takimet e Feçor Shehut me agjenturën jugosllave ose ç’këmbeheshin mesazhe mes tyre. Me një fjalë, u bë vendi ku luhej tradhtia, ku ishin nxjerrë në ankand interesat e Atdheut, ku përgatisnin që t’i fusnin thikën pas shpine PPSH-së. Mesazhi i fundit që ka marre i pandehuri Feçor Shehu në këtë vend, janë porosite e agjenturës jugosllave që jepeshin për tradhtarin Mehmet Shehu për eliminimin fizik te Udhëheqësit te Partisë. Është pikërisht ai ultimatum që ka dalë dhe në provat që ndodhen në dosë. Por Partia shokë gjyqtarë, u tregoi vendin gjithë këtyre armiqve. Tradhtari Mehmet Shehu i dha fund jetës se tij se skish ç’të bënte ndryshe dhe shkoi për dhjam qeni. Ndërsa spiunët e tjerë janë në bankën e të akuzuarve dhe po japin llogari para drejtësisë së popullit….
Kryetari- Ke gjë rreh këtyre që tha prokurori……
Xhaviti- Jo, kam vetëm ketë qe takimin e parë ai e ka bërë me atë Andrea Mançon dhe me to, takimi i parë…..
Prokurori- E drejtë….
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi

SOM 1
“Nga fillimi i ’80-tës, Feçor Shehu vjen në berberhane e më jep një porosi duke më thënë kujdes se fluturon tepeleku i kokës. Do më jepte një letër Spase Tuniq për t’ia dhënë Feçorit. Në krye të javës vjen letra, dhe unë, siç ma dha, kur Feçori po dilte nga berberhania, i jap letrën. Më pas, letrat i shkëmbenin vetë. Vinte njëri, linte letrën  në një sirtar, vinte tjetri e merrte e linte të tijën”

SOM 2
“Shkëmbimi i letrave mes Feçorit e agjentëve të UDB-së vazhdoi deri në vitin 1981. Sa letra mund të jenë? Mund të jenë 10 ose 12 që ka lënë ai, Spaseja dhe 4 apo 5 që ka lënë ky Feçor Shehu. Në të gjitha këto gjëra, unë bëja roje. Kur vinte Feçori, e mbyllja brenda, merrte letrat dhe shkonte rrinte tek vendi tjetër atje. Edhe kështu vazhdoi kjo puna e letrave deri 7-8 dit para vetëvrasjes së kapobandës Mehmet Shehu”

SOM 3
“Në vitin 1954, Argan Hajtiç, ish-ministër fuqiplotë i Jugosllavisë në Tiranë, vjen një ditë i zemëruar. Më thotë: I kërkova takim Beqir Ballukut dhe Kadri Hazbiut, por ata më refuzuan. Çudi e madhe, se ne tani kemi ardhur dhe jemi si miq. Me ata, gjatë luftës, kemi qenë së të një mendimi, kemi pasur një mendim. Ishim dakord që të bëjmë një Konfederatë Ballkanike, duke përfshirë Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë, e qendër të ishte Beogradi. Çuditem si këta refuzuan, kemi qenë shokë të vj

No comments: