Partia Demokratike opozitare e
Turqisë akuzoi qeverinë për neglizhencë penale ndaj interesave
kombëtare, si rezultat i të cilës Greqia përvetësoi 16 ishuj turq. Pesë
nga ishujt e diskutueshëm ndodhen në Detin Mesdhe dhe 11 në Deti Egje.
Në dy ishujt më të mëdhenj grekët po ndërtojnë vendbanime.
Pas
Luftës së Parë Botërore Turqia ra dakord që ishujt e pushtuar nga
aleatët përgjatë bregdetit turk të kalojnë
në posedim të Greqisë dhe
Italisë. Në tekstin e Traktatit, megjithatë, nuk thuhet asgjë për 16
ishujt në fjalë dhe Turqia i konsideron ata të vetët.
Sipas
versionit të Partisë Demokratike, qeveria aktuale e Turqisë mbylli sytë
ndaj problemit të ishujve në vitin 2004, duke dëshiruar të fillonte sa
më shpejt negociatat për anëtarësimin në BE.
No comments:
Post a Comment