Rush Dragu
Lamë pas një vit. Për mergimtaret vitët kalojnë më jo shumë ngjarje.Më duket se ketu gjënë vënd edhe shprehja ,”sa shpejt iken koha në mergim”?!Kjo pasi një ditë është si tjetra,rutina e punes,friga e mos sigurimit të ardhurave për të mbuluar koston e jeteses, cikel i përsëritur gjatë gjithë vitit bën të dukët viti më i shkurter se në atdhe.
Ndryshe nga vitet e tjera ky që sapo lamë pas ishte më me shumë ngjarje pasi ishte viti i 100- të i shpalljes së pavarsisë.
Edhe në mergim si në Shqiperi nuk kaloi pa “ngatrresa”.
Ndersa në Shqiperi, se cilat permendore do të ngriheshin dhe ku do të viheshin.
Ketu në Michigan,”plasi sherri” se kush do të ishte përbërja e komisionit dhe ku do të thirrej ky komision,kush do ta drejtonte ketë komision?!
Ndersa në Shqiperi “sherri” se ku do të festohej,në Vlorë apo në Tiranë,ketu në mergim se ku është “logu i mergimtarve”,cila kishe apo xhami do të ishte më e pershtatshme për ti tubuar mergimtaret,pasi mundesia e tyre nuk shkonte më larg!
Logjike e vjeter dhe servile.
Në të kundert të gjithë ata që kundërshtuan do të ishin heretik,armiq,komunist,atesit,perçares. Vazhdoi egersisht logjika se po mëndove sado pak ndryshe nga unë je armiku im.
Të gjithë ata që e udheheqen atë fushatë shpesh herë ta mbushnin mëndjen se vertetë e kishin për ti dhëne rolin dhe vëndin atyre institucioneve,por pas festa tregoi se arsyeja e vertete kishte qënë për të zhvatur një të drejtë për tu dukur,dikush si drejtues i një “sekti apo tjetri”,një takimi apo mbledhje,për të mbajtë një fjalim apo leksion ,sa për tu dukur dhe për të shkruar emrin si lektor e ”kontributor” i pervjetorit
Ashpersia e fronteve të politikës nga Shqiperia reflektoi pamëshirshëm edhe ketu.
Por në se në Shqiperi konflikti ishte për pushtet që i sjell pastaj përfitimin ekonomik ,ketu në mergim vetem për tu dukur e ndonjë humbamënd rri më shpresën e hyrjes në histori.
Në Shqiperi u bënë aq bajate shperndarjet e dekoratave sa i ngjasuan atyre shënjave “SSS”, “Sulmues,Sulmues,Sulmues” të kohës së Enverit me të cilat i vlersonte shqiptaret për të “rrah shuplaket,deri në kallo” për partinë e xhaxhin edhe këtu në megrim e njejta sëmundje.
Nuk u la vrimë për tu lypë e gjete njerzit që mund të hyjnë “mik” në Shqiperi apo në Kosovë për të siguruar një të shkretë “dekoratë” (nderi i kujdo por ama të merrej).Vrapi i çmëndur drejt sigurimit të mundesive të dekorimit çojë që dhe “komisionet” të mbesin pa kryetar pasi ai iku për të marrë një dekoratë. Pak rëndësi ka se nuk e mori,e rëndesishme është se braktisi shoket e komisionit që i udhehoqi në “luftë” ndaj të gjithë atyre që nuk e pranuan rreshtin e tij.
Kurë kthen kryet prapa dhe mëndon për gjithë ato ditë me konflikte jo më shumë se artificiale që përjetoj komuniteti në këtë vit të 100 vjetorit ndjën shijen e hidhun të mjerimit intelektual dhe të “perdhunimit” që i bëhen mëndimit ndryshe nga “gavrosh” te “të medhenjeve”.
Gjithë ajo zhurmë denigruese ndaj palëve,ai vrap bajraktaresk i komisioneve asgje më shumë se një primitivitet shterp pa gjë ndryshe nga vietet e tjera. Të “ngujuar” në “kullat” e përjetësisë.
Festimet nuk arritën as të kopjojnë së paku bashkëmergimtaret e New York të cilet dolen në Manhaten me flamuj e kostume kombëtare.
I pa dikush.I terhoqën vëmëndjen dikujt.Lanë një shënje në jetën amerikane.
Ketu në Michigan u “ngujuam” në “kullat’ e veta si çdo vjet tjeter,u ushqyem,duartrokitem,pritem SSS e demokracisë dhe asgjë.
Risia e vetme ishte se një e dha darkën falas,koncertin falas por edhe ai u nepërfol për “karshillek” kundrejt kishes bile u luajtën të gjithë guret mos të realizohej aktiviteti i tij.
Arritja ishte se ideatoret e mos suksesit dolen në krye,mbajten fjalime drejtuan séance,shternguan fort kollaret në fyt për të qënë sa më imponues të auditoreve të tyre,pavarsisht së çmimi ishte i shtrënjtë për shoqërinë,paçka se as sot nuk duan tja dine për prapsinë që bënë.
Gurët tashme ngadale po zënë vendet e veta,aty ku vertetë mund të peshojnë, duke lënë pas një vit shumë të rëndesishem por me barren e shumë problemeve që do të kujtohen gjatë si shumë të pakëndeshëme.

No comments:
Post a Comment