Në mungesë të alternativave politike, Partia Socialiste ka vënë
në themel të saj politikën e shpifjes si "të vetmen rrugë" për
të ngjallur interesin e shqiptarëve. Janë shtatë deputetët të
dënuar nga gjykatat e vendit dhe 6 të tjerë me në krye Edi Ramën
dhe Gramoz Ruçin që janë në proces për shpifje. Me një grup
deputetësh të kryesuar nga Ruçi që mbajnë rekord për shpifje,
PS
është çertifikuar si partia e të pavërtetave. Rekordin e
shpifësve e mban deputeti Saimir Tahiri, i cili është dënuar 2
herë nga gjykata dhe pret të dënohet sërish nga një tjetër
proces gjyqësor që ka me zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit,
Agron Kuliçaj. Kanë qenë të shumta rastet kur deklaratat e tyre
kanë përfunduar vetëm në podiume apo foltore dhe jo në zyrat e
Prokurorisë, pasi nuk janë shoqëruar nga dokumente që i
mbështesin ato. Deputetët e Partisë Socialiste të dënuar deri
tani me gjobë për shkak të shpifjeve janë të shumtë, mjafton të
përmendim rastet e deputetëve Eduard Shalsi, Erion Braçe,
Ermonela Felaj, Artan Gaçi, Taulant Balla dhe Mimi Kodheli, të
cilët janë dënuar për shkak të mungesës së faktimit të
deklaratave. Jo rastësisht, deputetët e dënuar për shpifje
rezultojnë të jenë "nxënësit" e shkollës politike "Qemal Stafa",
themeluar nga kreu i PS-së, Edi Rama. Lista e deputetëve
socialistë, të cilët figurojnë të paditur në zyrat e drejtësisë
është e gjatë. Ajo kryesohet nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama i
paditur për shpifje nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Saimir Tahiri, i cili numëron një sërë padish të ngritura në
Prokurorinë e Tiranës gjithashtu të akuzuar për shpifje janë
edhe deputetët Taulant Balla, Eduard Shalsi, Eltar Deda, Artan
Gaçe, Besnik Bare dhe Gramoz Ruçi. Për këta deputetë pritet që
gjykata të japë vendimin e saj në lidhje me akuzat, vendime të
cilat deri tani kanë rezultuar të jenë shpifje. Partia
Socialiste prej vitesh ka humbur besueshmërinë e saj në
opinionin publik, shkak i së cilës është jo vetëm mungesa reale
e një programi politik, por edhe mashtrimi që deputetët e saj me
urdhër të kryetarit Rama deklarojnë në opinionin publik.
Degradimin tërësor Partisë Socialiste po ia jep së fundi rrëzimi
i njëpasnjëshëm i shpifjeve të deputetëve socialistë nga sistemi
gjyqësor në vend. Gjykata e Tiranës gjobit me 20 milionë lekë Artan Gaçin për shpifje
Gjykata e Tiranës ka vendosur që deputeti Gaçi të dëmshpërblejë me 2 milionë lekë të reja deputeten Vokshi për shpifje ndaj saj. Ky i fundit në një konferencë për shtyp deklaroi se, "bashkëshortit të ish-këshilltares së Kryeministrit i janë kaluar kontrata për blerje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vjet". Sipas tij, "3 zonat naftëmbajtëse që i janë falur Albana Vokshit, kanë qenë prodhuese të naftës prej vitesh". Ndërkohë, deputetja e mazhorancës ka të hapura edhe gjashtë procese të tjera gjyqësore me kolegët socialistë, të cilëve u kërkon si dëmshpërblim shuma nga 10 deri në 50 mijë euro për dëmin e krijuar si pasojë e deklaratave të tyre. Deputetët socialistë e kanë akuzuar zonjën Vokshi për të ardhurat e padeklaruara të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Arian Tartari, nga koncesionet e naftës dhënë kompanisë "Stream Oil" dhe si një nga aksionerët e kompanisë "Vision Construksion".
3.3 milionë lekë gjobë Tahirit për shpifje ndaj Vokshit
Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës gjobiti deputetin e PS, Saimir Tahiri, me 3.3 milionë lekë të reja pas padisë së bërë nga deputetja e PD, Albana Vokshi për shpifje. Në argumentin e vendimit, trupi gjykues u shpreh se gjoba është mënyrë dëmshpërblimi për dëmin jashtëkontraktor që deputeti socialist i ka shkaktuar koleges së tij demokrate. Gjoba u vendos pas shqyrtimit të padisë civile për shpifje që deputetja demokrate, Albana Vokshi kishte depozituar në gjykatë. Sipas trupit gjykues të çështjes, dëmshpërblimi do të jetë për të shlyer dëmin jashtëkontraktor që deputeti socialist i ka shkaktuar deputetes Vokshi.
Eduard Shalsi dënohet me 10 milionë lekë për shpifje
Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës gjobiti me 10 milionë lekë deputetin e Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, për shpifje publike ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Një vendim gjyqësor i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, detyron deputetin Shalsi të dëmshpërblejë Albana Vokshin me 10 milionë lekë të vjetra. Vendimi për gjobën ndaj Shalsit është shpallur pak kohë më parë në Gjykatën e Tiranës. Pas 11 seancash gjyqësore, gjykata ka vlerësuar pranimin e kërkesë-padisë për "shpërblim dëmi jopasuror" të depozituar nga deputetja e PD, Albana Vokshi.
10 milionë lekë gjobë për shpifje deputetes së PS, Ermonela Felaj
Gjykata e Tiranës dënon me 1 milion lekë gjobë deputeten e PS-së, Ermonela Felaj. Vendimi u dha për shkaktimin e dëmit jopasuror ndaj një biznesi, konkretisht kompanisë së ndërtimit "Ferar". Në vendimin e gjykatës thuhej se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë ka vendosur ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë "Ferar", për dëmin që i ka shkaktuar. Sipas deputetes, kjo kompani është e afërt me ministrin dhe është favorizuar në këto procedura. "Ferar", reagoi menjëherë duke e paditur Felajn për shpifje.
10 milionë lekë gjobë Braçes për shpifje ndaj Vokshit
Deputeti i PS, Erion Braçe është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me 1 milion lekë të reja gjobë për shpifje ndaj deputetes Albana Vokshi. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Braçen, pasi ky i fundit e akuzonte Vokshin se me anë të postit të saj ka favorizuar përfitimet e koncesioneve nga ana e bashkëjetuesit të saj. Në padinë e saj, Vokshi pretendonte se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin e reputacionin. Në padi pretendohet se Vokshi nuk e ka deklaruar pasurinë e Arian Tartarit, pasi ai nuk është bashkëshorti i saj, por bashkëjetues. Për të njëjtat akuza, Vokshi ka paditur edhe disa ligjvënës së tjerë socialistë.
Tahiri dënohet me 10 milionë lekë gjobë për shpifje ndaj fëmijëve të Kryeministrit
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur një dëmshpërblim që deputeti socialist duhet t'u jepte dy fëmijëve të Kryeministrit. Por, Gjykata e Apelit ka vendosur të ulë dëmshpërblimin nga 2.5 milionë lekë të reja në 1 milion lekë reja për deputetin Tahiri, i cili akuzohet për shpifje ndaj dy fëmijëve të Kryeministrit Sali Berisha.
7 milionë lekë gjobë Ballës për shpifje ndaj Kuliçajt
Gjykata e Tiranës ka marrë në shqyrtim padinë e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i cili akuzonte deputetin socialist për shpifje dhe cenim të imazhit. Gjyqtarja Rozeta Vigani mori në shqyrtim çështjen në ngarkim të Ballës, duke e dënuar atë me gjobë prej 700 mijë lekësh të reja. Balla duhet t'i paguajë tashmë Kuliçajt 700 mijë lekë të reja dëmshpërblim, për akuzat e hedhura.
Mimi Kodheli dënohet me 2.5 milionë lekë gobë për shpifje
Mimi Kodheli, socialistja tjetër, është paditur nga kolegia e saj e PD-së, Albana Vokshi. Gjykata e Shkallës së Parë e ka konsideruar fajtore Kodhelin dhe e ka ndëshkuar me 2.5 milionë lekë gjobë, të cilat ajo do të duhet t'ia paguajë zonjës Vokshi. Për momentin, çështja është në Apel. Zonja Vokshi është tërhequr nga kërkesa e saj për këtë shumë parash dhe ka kërkuar vetëm dënimin e zonjës Kodheli dhe detyrimin e saj për të paguar vlerën simbolike prej një euroje.
Paditë për shpifësit e PS-së
Gjykata e Tiranës kishte thirrur deputetin Saimir Tahiri të paraqitej në seancë në datën 30 tetor për shkak të padisë së ngritur për shpifje. Padia e depozituar në Gjykatën e Tiranës, u bë disa ditë pasi deputeti Saimir Tahiri akuzoi ministrin Genc Ruli se është i përfshirë në kontrabandën e mineraleve. Duke i konsideruar akuzat e deputetit socialist shpifje, ministri shprehet se deklaratat e Tahirit nuk synojnë tjetër veçse të cenojnë reputacionin e tij. Kjo është padia e dytë që ngrihet ndaj Tahirit, pasi para pak kohësh në Gjykatën e Tiranës zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, depozitoi një padi kundrejt deputetit socialist, për akuzat e ngritura kundrejt emrit të tij për kontrabandë mineralesh. Ministrja e Integrimit, përmes avokatit të saj depozitoi në shtator të 2010 në Prokurorinë e Tiranës padinë ndaj Edi Ramës, të cilin e akuzon për shpifje dhe fyerje. Në një komunikim me mediat, Majlinda Bregu tha se ajo mban përgjegjësi vetëm për familjen e saj dhe se me zotin Rama do të përballet para drejtësisë për gjithë akuzat që ka hedhur mbi të. "Unë, Majlinda Bregu, të sfidoj ty Edvin Rama, ligjërisht. Kam zgjedhur rrugën ligjore që drejtësia t'u japë përgjigje të gjithë akuzave monstruoze të drejtuara nga ti, të ideuara nga ti, ndaj meje. I qëndroj plotësisht vullnetit të kësaj mazhorance, ndaj kërkoj që drejtësia të shprehet ndaj çdo akuze të hedhur ndaj personit tim dhe përsëris ftesën drejtuar Prokurorisë për t'i hetuar ato sa më shpejt", tha Bregu. Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për shtyp, përgënjeshtron akuzat e paraqitura në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ana e deputetit Saimir Tahiri, në lidhje me kontrabandën e mineraleve të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Policia e Shtetit, i konsideron këto akuza, presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit, në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me një dosje me prova për shpifje për shkak të detyrës kundër deputetit dhe kreut të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u paraqit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti. I shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj, Teliti e dorëzoi dosjen në organin qendror të akuzës për shkak së imunitetit të deputetit Ruçi. Pas depozitimit të kërkesë-padisë, Teliti tha për mediat se kërkesë-padia e tij, lidhej me shpifjet e artikuluara nga kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ndërkohë, deputetja Albana Vokshi ka paditur për shpifje deputeten e PS-së, Olta Xhaçka procesi, i cili ende nuk është mbyllur. Gjithashtu Vasilika Hysi, në të njëjtat rrethana është në proces e sipër në Gjykatën e Shkallës së Parë. Hetimi gjyqësor ka nisur që prej gati dy vjetësh, por ende nuk është mbyllur.
Elis KUÇI
Gjatë qeverisjes së PS, çdo vit, 1.4 miliardë dollarë të
taksapaguesve përfundonin në xhepat e zyrtarëve
9 miliardë USD më shumë nga lufta antikontrabandë
Kryeministri Sali Berisha ka dënuar baltosjen që i bën Partia Socialiste imazhit, duke keqinterpretuar me qëllim raportin e organizatës Global Financial Integrity. Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Berisha shkruan se në këtë raport, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, bëhet vlerësimi në 143 vende të botës i shumave të parave që fshihen nga llogaritë zyrtare dhe që nuk iu dihet origjina ku Shqipëria renditet e 103-ta. Berisha solli në vëmendjen e ndjekësve të tij të FB se kjo renditje e vlerëson Shqipërinë në punën e saj, pasi në vitin 2004 të qeverisur nga Partia Socialiste në një raport të Bankës Botërore, citohej se Shqipëria vetëm në një vit të vetëm 1,4 miliardë dollarë para të taksapaguesve shqiptarë përfundonin në xhepat apo llogaritë e zyrtarëve dhe kontrabandistëve të vendit. "Të shpifësh çdo ditë për Shqipërinë, pasioni dhe profesioni i neobllokmenëve. Dje, zoti Rama mashtroi shqiptarët duke keqpërdorur dhe keqinterpretuar me qëllim nxirrjen e imazhit të vendit, raportin e organizatës Global Financial Integrity. Në këtë raport, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, bëhet vlerësimi në 143 vende të botës i shumave të parave që fshihen nga llogaritë zyrtare dhe që nuk iu dihet origjina. Rikujtojmë këtu se në raportin e saj për Shqipërinë të vitit 2004 gjatë qeverisjes socialiste, Banka Botërore shkruante se çdo vit në Shqipëri 1,4 miliardë dollarë para të taksapaguesve shqiptarë, përfundonin në xhepat apo llogaritë e zyrtarëve dhe kontrabandistëve të vendit. Pra, mbi 10 herë më shumë se në vitin 2011. Pikërisht, lufta ndaj këtij fenomeni ka bërë të mundur që në 7 vite qeveria e koalicionit të kryesuar nga Partia Demokratike të mbledhë 9 miliardë dollarë më shumë se qeveria socialiste në 8 vite", shkruan Berisha. Sipas Kryeministrit, në këtë raport, ndryshe nga ç'e nxinte zoti Rama, Shqipëria renditej më mirë se 103 vende të tjera të planetit. "Vendi ynë, sipas raportit, paraqitej më mirë se të gjitha vendet e rajonit. Kështu, shuma e parave të fshehura dhe me origjinë të paqartë në një vit në Shqipëri ishte 136 milionë dollarë, kurse në vendet e tjera të rajonit kjo shumë ishte 3 deri në 36 herë më e madhe se në Shqipëri", shkruante Kryeministri Berisha në statusin e FB ndarë për ndjekësit e tij.
Kreshnik MERSINLLARI

No comments:
Post a Comment