Në SHBA janë rritur ndjeshëm
shitjet e pushkës gjysmë-automatike të modelit AR-15. Për 3 ditë javën e
kaluar amerikanët kanë blerë në Brownells, në kompaninë më të madhe që
shet armë zjarri, vëllimin e mallit të dyqaneve që zakonisht shitet për
tre vjet e gjysmë.
Shitjet u rritën ndjeshëm pasi u
përhap lajmi rreth synimit të Presidentit amerikan, Barack Obama,
për të
mbështetur ndalimin e zotërimit të armëve gjysmë-automatike. Përveç
kësaj, Obama bëri thirrje për ndalimin e shitjeve në dyqanet e armëve të
më shumë se 10 fishekëve.
Në sfondin e shtrëngimit
të mundshëm të legjislacionit mbi armëmbajtjen ka rënë ndjeshëm vlera e
aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve të zjarrit, në një kohë
kur janë rritur kërkesat për to, sidomos për pushkën e modelit AR-15.
No comments:
Post a Comment