Saturday, August 27, 2011

Kush është vërtetë Moamer Gadafi

Kush është vërtetë Moamer Gadafi

Një njëri i paparashikueshëm dhe ekscentrik. Ashtu e kanë përshkruar vazhdimisht njeriun që për më shumë se 40 vjet po udhëhiqte Libinë.

Udhëheqësi me mandat maratonik në Afrik, Moamer Gadafi, asnjëherë nuk ka hezituar të flasë diçka që nuk ka dashur, por gjithmonë me urtësi ka vlerësuar se kur duhej të ngritej.

Gadafi në pushtet ka ardhur në vitin 1969, me anë të një grushtet të udhëhequr nga një grup oficerësh, që pa derdhjen e gjakut mori pushtetin.

Ai më pas u vetshpallë si udhëheqës revolucionar. Libia gjatë periudhës së tij u bë një nga vendet më të pasura afrikane, falë rezervave të naftës.

Për shkak të arit të zi, Gadafi shpeshherë tolerohej me qëndrimet e tij publike.

Një skandal më të ri e bëri në vitin 2009 kur Këshillin e Sigurimit të OKB-së e quajti si një Këshill terrori dhe një feudalizëm i sigurt.

Ai është baba i tetë fëmijëve, ndërsa ishte martuar dy herë. Gruan e dytë e kishte njohur gjatë vizitës së tij në Jugosllavi dhe ajo është Sofija Farkash nga Mostari. Gadafi ka pasur marrëdhënie të mira me Titon dhe Jugosllavinë, ndërsa marrëdhënie të mira trashëgoi edhe me disa vende që pasuan nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq hapur kishte deklaruar miqësinë me Gadafin. Por, ai sot nuk dëshiron të flas për këto marrëdhënie të krijuara me diktatorin libian. Kryeministrja Jadranka Kosor në vitin 2009 ka qenë një nga mysafiret speciale për shënimin e Revolucionit në Libi. Raporte të mira ka pasur edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili së fundi kishte organizuar një vizitë me të rinjt e Kosovës në Tripoli, ku ishte organizuar një pritje impresionuese në tendat e Gadafit. Por, koloneli libian shquhet për miqësi të fuqishme me kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe shumë personalitete të tjera evropiane.

Me shtrirjen e demonstratave dhe protestave kundër regjimit libian, lista e miqve të Gadafit filloi të zvogëlohet. Miqtë e tij të deridjeshëm u bënë armiqtë më të mëdhenjë. Gjashtë muaj nga fillimi i kryengritjes së dhunshme, regjimit dhe diktaturës së tij katër dekadëshe i erdhi fundi. Gratë e tij, trupërojet dhe tenda e madhe e bardhë sigurisht më nuk do të shihet në oborret fascinante të regjimit të tij. (INA)

No comments: