Postet që duhet të marrin partitë aleate të PS-së
Nga Robin KOKA
Tani që zgjedhjet mbetën pas dhe fillon një tjetër proces, siç është ai i vlerësimit të tyre, do të duhet të themi se ato prodhuan disa dukuri që në pamje të parë duken si identike, por që prodhuan rezultate krejt të ndryshme. Një nga këto dukuri, për të cilën ndoshta do të flitet gjatë, janë edhe aleancat parazgjedhore. Është paradoksale që të themi se në të njëjtën kohë aleancat prodhojnë vota më shumë, ashtu siç prodhojnë vota më pak, se aleancat janë forcat anësore që derdhën drejt asaj që përbën boshtit e aleancës, ashtu si janë gërryese në një rast të dytë të fuqisë elektorale të forcës kryesore.
Aleancat
Është e çuditshme të thuhet në të njëjtën kohë se aleancat grumbullojnë vota nga elektorati dhe i vënë shërbim të partisë kryesore të aleancës, ashtu siç marrin vota prej saj, duke e dobësuar atë në kufij të paimagjinueshëm. Kjo është një nga dukuritë e çuditshme të kësaj fushate, e cila prodhoi rezultate krejt të ndryshme. Këtë fenomen mund të shohim në disa drejtime kryesore:
Që në fillim dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, u vunë thuajse në garë për të marrë sa më shumë aleatë rreth vetes. Kjo ishte një përpjekje e njëjtë për të dy kampet dhe duket se efektiviteti më i lartë do të ishte tek ajo parti e cila do të grumbullonte sa më shumë parti të vogla rreth vetes. Që në fillim, u vu re se Partia Socialiste grumbulloi më shumë parti në aleancë, ndërsa dukej se partia demokratike i kushtonte, kujdesa, (të paktën siç shprehej ajo), peshës që partitë aleate kishin në elektorat, në përballjet më parë. Ky ishte “avantazhi” i parë, saktësisht dobësia e parë e aleancës së Partisë Demokratike. Dhe më tej akoma merrej edhe si argument shtesë ajo parti që kishte mundur të fuste në gjirin e saj një spektër sa më të gjerë politik. Deri këtu duket një logjikë normale, dhe rezultati i arritur duhet të ecte në këtë rrjedhë.
Taktikat e ndryshme elektorale
Dy aleancat ndoqën taktikë elektorale krejt të ndryshme. Partia Socialiste që në fillim ua bëri të qartë aleatëve të saj se ato do të ishin vërtet nën “çadrën” e saj, por secila do të kishte frontin e saj të luftës për të marrë sa shumë vota. Partia Demokratike, e cila “tortën e fitores” filloi të ndajë pa filluar gara, e përfundoi betejën e kryetarëve të partive aleate pa e nisur, duke i “tërhequr” në një lloj mënyre nga beteja nëpërmjet dhënies falas të mandatit. Kjo u bë objekt diskutimi në të cilat më së shumti kritikohej taktika e partisë socialiste dhe vlerësohej Berisha si njeri që di të shpërblejë aleatët e vet. Në këtë kuadër në frontin e majtë u përcaktuan objektiva për grumbullim votash, ndërsa tek fronti i djathtë beteja kishte mbaruar për partitë e vogla.
Paradoksi i aleancës së djathtë
Aleatët e majtë, me kryetarët e partive në krye, u gjendën në fronte të veçanta, për të thirrur elektoratin e tyre, ndërsa tek fronti i djathtë ndodhi një çudi, e cila vinte si pasojë e “tërheqjes” nga gara të kryetarëve. Ata u shfaqën në mitingje e partisë demokratike, ndërsa partitë e tyre përkatës të mbetura pa kryetar në fronte të tjera. Ky ishte paradoksi më i madh i aleancës së djathtë, e cila tingëllonte si një shpërblim ndaj kryetarëve, por dhe si një prerje në besë e partive aleate në përgjithësi. Ndoshta ky ishte edhe pozicioni më i drejtë që mbajti partia socialiste me aleatët e vet dhe gabimi që i kushtoi shumë partisë demokratike, ku dukej si një aleancë në harmoni, ku vlerësohej përkushtimi ndaj partisë demokratike, dukej se partia demokratike ishte në një unitet më solid me aleatët e saj, por praktika tregoi se ky ishte një gabim fatal për të.
Kontributi i partive aleate të së majtës
taktika e ndjekur nga fronti i majtë, shërbeu si një nxitje e madhe e të gjitha partitë aleate për të marrë sa më shumë vota, të cilat shkonin në dobi të këtij fronti, apo edhe të vet Partisë Socialiste. Kështu parti të tilla si PSD e Paskal Milos, AP e Artur Dojakës, PSV’91 e Petro Koçit, apo PSD e Skënder Gjinushit, morën mbi 35 mijë vota, vota këto të cilat po të kthehen në mandate, do të kishin bërë të munduar që secila nga këto parti të kishte deputetin e vet në Parlament. Kjo nuk ndodhi për shkak të kodit elektoral, por kontributi i tyre në favor aleancës së majtë ishte i dukshëm. Si rrjedhojë edhe e kontributit të tyre, u bë e mundur që ky front të marrë rreth 300 mijë vota më shumë se sa djathta. Ndërsa partia socialiste dhe fronti i majtë u rrit dukshëm, e djathta u rrudhë. Kjo ka një shpjegim fare të thjeshtë. Jo vetëm kryetarët e partive aleate të së djathtës u bën deputet duke marrë vota nga partia demokratike, e cila ua fali si mirënjohje, por edhe vet këto parti të vogla, po si rrjedhojë e këtij “shpërblimi”, i morën asaj edhe ca vota më shumë, duke e lënë atë në një minimum historik negativ.
Partitë e vogla të majta, u rritën vet dhe rritën edhe aleancës në përgjithësi, duke marrë më shumë vota nga elektorati, ndërsa partitë aleate të së djathtës, duket se patën një rritje të tyre dhe në zvogëlim katastrofal partisë demokratike dhe të frontit në të cilën bënin pjesë. Kjo ishte pasojë e një taktike elektorale krejt të gabuar të ndjekur nga e djathta.
PS fitoi 6 mandate prej aleatëve të vegjël
Aleatët e vegjël të PS do i bazojnë kërkesat dhe në një çështje që lidhet me taktikën elektorale. Janë rreth 6 mandate të koalicionit të majtë, si në Lezhë, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Elbasan, të cilat janë marrë me një diferencë prej 500 votash nga koalicioni i majtë. Ky rezultat u jep një arsye më shumë aleatëve që të kërkojnë përfaqësim në pushtet.
Marrëveshja e Ramës me aleatët
Para zgjedhjeve Edi Rama firmosi një marrëveshje me aleatët, ku theksohet se poste në qeverinë e re do marrin edhe partitë që nuk do marrin mandate deputetësh, por edhe ato që kanë marrë numër të konsiderueshëm votash. Janë të paktën 4 parti që synojnë të jenë të përfaqësuara në administratë dhe në nivele dytësore në ekzekutiv; Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialiste e Vërtetë ’91 dhe Aleanca Popullore. Këto parti kanë kaluar kuotën prej 5000 votash që është sanksionuar në marrëveshjen me Partinë Socialiste. Pritet që këto parti të përfaqësohen në qeverisje në nivel zëvendës/ministrash dhe në krye të institucioneve që janë në varësi të ekzekutivit.
Partitë që marrin post ministror
Subjekti politik Nr. Votave
Lëvizja Socialiste për Integrim 179449
Partia Bashkimi për të drejtat e njeriut 14320
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 8094
Partitë që marrin poste në nivel kombëtar
Partia Demokracia Sociale 11838
Partia Social Demokrate 10138
Aleanca Popullore 8879
Partia Socialiste e Vërtetë ’91 6111

No comments:
Post a Comment