Atributet e epokës “Berisha” (III)
Nga dr. Enver BYTYÇI
Mitika dhe misticizmi në shkallë të ndryshme janë dy perceptime që e ndjekin çdo udhëheqës politik të përmasave të mëdha. Shumë prej tyre përpiqen ta ndërtojnë mitikën përmes një lloj misticizmi që bartin në raportet me medien, njerëzit, bashkëpunëtorët, vartësit, piramidën shtetërore,
shkurt me publikun. Por ka një lloj udhëheqësish që realizojnë vepra të paimagjinueshme dhe për këtë shkak bëhen mitikë, bëhen mbinjerëz, në kuptimin perceptues te fansat e tyre. Ka të tjerë që kombinojnë shumë mirë misticizmin, pra distancën, janë enigmatikë me publikun e ndërkohë japin perceptimin se bëjnë vepra të mëdha. Këta janë të suksesshëm për të arritur atë shkallë të mundshme si njerëz mitikë, pra si njerëz të shenjtë, të cilët i ka bekuar Zoti me disa cilësi të veçanta, cilësi që ndihmojnë për të realizuar një epokë në zhvillimet politike e shoqërore.
Duke qenë se kam studiuar veprën e udhëheqësit dhe liderit të shqiptarëve, ish-presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, kam privilegjin të ndërtoj një paralele krahasuese midis tij dhe udhëheqësit antikomunist e demokrat të Shqipërisë moderne, Sali Berisha. Rugova ishte mistik. Ai, ndryshe nga Berisha, fliste pak, shfaqej pak në publik, nuk mbante kontakte intensive me njerëzit, për pasojë ishte disi enigmatik, çka favorizonte të qenët edhe mitik. Pra, njerëzit kishin arsye që nga dukja të kishin një perceptim mitik për njeriun që solli lirinë e Kosovës dhe që në fakt parashikoi si orakulli gati një dekadë më parë atë çfarë do të ndodhte me Kosovën më 1999.
Sali Berisha, ndonëse një aleat i natyrshëm i Rugovës, nga karakteri, nga sjelljet, nga formimi, edukimi, temperamenti është shumë më ndryshe. Berisha është i drejtpërdrejtë. Ai lexohet menjëherë. Askush nuk ka pasur vështirësi të dallojë se çfarë përfaqëson, çfarë synon dhe çfarë bën lideri i demokratëve shqiptarë. Përkundrazi, sinqeriteti dhe qëndrimi i lexueshëm shpeshherë i ka krijuar probleme atij, sepse kundërshtarët politikë, duke e lexuar qartë, kanë pasur mundësinë t’i kundërvihen me një strategji e taktikë të dukshme agresive, ekstremiste dhe dëmprurëse. Kjo do të thotë se Berishës i ka munguar mistika, si farë e brumit të mitikës. Atëherë shtrohet pyetja: si është e mundur që lideri demokrat i shqiptarëve, Sali Berisha, të mbartë me vete njëfarë miti? Ndërsa kundërshtarët e tij do të shtronin pyetjen tjetër: a mund të ketë mite në demokraci dhe në shoqëritë moderne? Për pasojë mund të thonë: “Si mund të flitet për Sali Brishën si mit?!”
Për sqarim do të më lejohet të ndalem pak në anën filozofike e sociologjike të çështjes. Miti (mithos), një fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër, sipas filozofëve përdoret për të shprehur një të vërtetë ose për të arsyetuar një ngjarje apo të vërtetën e veprimit të një njeriu të caktuar. Ndonëse mitet kanë një domethënie simbolike të pakontestueshme nga pikëpamja morale, ato mund të jenë të tilla edhe në rastet kur të pavërtetat ose rrenat janë shndërruar në mit. Për Platonin mitet janë reale ose të sajuara, false. Për Aristotelin mitet qëndrojnë më shumë afër së vërtetës sesa imagjinatës. Për filozofin e shekullit të 19-të Sheling miti është një instrument i shfaqjes së njeriut. Ndërsa për Fridrih Niçen në shoqëritë moderne mitet humbasin domethënien e kuptimin që kishin në shoqëritë paramoderne, çka do të thotë se ato nuk zhduken, por marrin format e përmasave reale. Filozofët shpjegojnë se mitet nuk kanë nevojë të provohen nga pikëpamja historike, ato janë të dhëna të pakontestueshme e të paverifikueshme. Kurse Hans Blumenberg i rehabiliton mitet e shekullit XX, duke i shpjeguar ato me përvojën e trashëguar dhe aftësinë e personave për të realizuar vepra të jashtëzakonshme.
Shqipëria dhe Ballkani kanë vuajtur nga mitet më shumë sesa kanë përfituar prej tyre. Por shoqëritë moderne përpiqen të përfitojnë duke u përpjekur të krijojnë modele të caktuara. A është një model unikal i shndërruar në ikonë dhe legjendë veprimtaria e udhëheqësit demokrat Sali Berisha? Rrallëherë ka ndodhur që dorëheqja e një udhëheqësi politik të përjetohet si dramë. Nuk njoh ndonjë rast tjetër kur një i ri të përbetohet se do ta ketë gjithmonë ikonë të vetën udhëheqësin e sapodorëhequr. As nuk ka ndonjë shembull tjetër kur dikush ditën e dorëheqjes së udhëheqësit të realizojë portretin e tij në gjoks. Nuk po përmend turmën që e shoqëroi Sali Berishën para shtëpisë së tij thuajse gjithë atë natë të 26-27 qershorit. Dikush, prej diku i bënte thirrje ultimative djaloshit që shkroi në “Facebook” për Berishën që të mos e lexonte përgjigjen e liderit. Por askush nuk mund të deformojë perceptimin njerëzve të thjeshtë për figurat historike e politike si Berisha.
Berisha në 23 vjet është shfaqur mijëra herë në mesin e turmave, duke u bërë njësh me to. Në këto kushte ndodh natyrshëm që perceptimi për udhëheqës të tillë të venitet, pra që një udhëheqës me kaq shumë kontakte, thuajse të përditshme me njerëzit e madje me turmat, të mos shihet si ikonë, si legjendë, si një mit. Por jo, ai mbeti njësoj i vlerësuar në çdo ditë të këtyre 23 vjetve, sepse ishte njësoj i lidhur në formë të drejtpërdrejtë ose indirekt me njerëzit, me demokratët dhe me të gjithë shqiptarët. Një lidhje të tillë ai e mbajti, ndonëse në largësi, edhe me shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, Luginën e Preshevës e gjetkë. E megjithatë ai mbetet një mit në këto lidhje. Miti është një dhunti, një vepër e pabesueshme. Dhe vërtet është e pabesueshme se si një udhëheqës politik mund të mbajë të njëjtat lidhje të forta me publikun si Sali Berisha në këta 23 vjet radhazi e pa ndërprerje.
Mitet maten me veprat dhe karakteristikat personale të individit. Në këtë këndvështrim, midis Sali Berishës dhe perceptimit të tij si mit qëndrojnë disa të dhëna që shkojnë në kufijtë e legjendës. Ata që më 1997-n i dhanë biletën për pension politik ende janë si në ëndërr dhe nuk kanë kuptuar se si Berisha u rikthye në pushtet. Të tjerë njerëz të këtij vendi, që brez pas brezi shqetësim të vetëm kishin si do të lidheshin me pjesën tjetër të vendit për shkak të infrastrukturës së shkatërruar, e shohin ende si ëndërr faktin që Berisha ndërtoi Rrugën e Kombit, tunelin e Kalimashit apo tunelin e Kërrabës. Ata që vinin vërdallë dhe paguanin qimet e kokës për një vizë për në vendet europiane e kanë ende enigmë se si Sali Berisha arriti ta kapërcejë këtë pengesë e të liberalizojë vizat. Bashkëpunëtorët e tij, kur dëgjuan për herë të parë nga goja e kryeministrit për domosdoshmërinë e përpjekjeve për të realizuar projektin TAP, u habitën dhe e ironizuan shefin e tyre, po kur hap pas hapi ky projekt gjigant u miratua, atëherë thanë se ende nuk e kuptonin se cila ishte magjia e Berishës për ta realizuar pjesën e tij të punës. Ata që janë pranë Berishës nuk mund ta imagjinojnë se si një udhëheqës si ai mundet të ruajë të njëjtën energji, përkushtim dhe aftësi si në fillimet e karrierës së tij politike e nuk mund ta perceptojnë se si njeriu mund të punojë 18 orë në ditë. Për këtë arsye Berisha ndoshta është i vetmi udhëheqës politik në Shqipëri e më gjerë që shihet si mit edhe prej shumë bashkëpunëtorëve të vet.
Por ka pasur dhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në mitizimin e figurës së kryeministrit shqiptar. Për shqiptarët është enigmë se si e gjithë shpura anti-Berishë, e shkëputur prej tij në dhjetëvjetëshin e parë të tij politike, iu ngjit atij dhe bashkëpunoi ngushtë me të në këta tetë vjet të qeverisjes së demokratëve. Është enigmë se si kjo shpurë akuzuesish e kritikuesish më të ashpër e më të rreptë të Berishës u vunë në mbrojtje të tij, madje me fjalime patetike të pazakonta. Edhe kjo risi në politikën shqiptare e më gjerë ka shërbyer si shkak për krijimin e mitit “Berisha”.
Të gjitha këto e të tjera fakte të panjohura kanë krijuar idenë se Berisha nuk është njeri i zakonshëm, çka do të thotë se ai është i jashtëzakonshëm. E jashtëzakonshmja është e destinuar të prodhojë mitin e një personi ose të bëmave të tij. Që nga antikiteti e deri sot njerëzit dhe veprat e tyre të shndërruara në mite janë përjetësuar në poezi e poema, romane artistike e historike, si dhe në forma të tjera të të bërit art. Arti, letërsia rrit kështu shanset që këta njerëz të ruajnë vazhdimësinë e të qenit mit të një kohe të caktuar. A do të jetë Berisha personazh epik e mitik i letërsisë dhe artit shqiptar? Këtë do ta dëshmojë koha, por për një gjë jam krejt i bindur: figura e Berishës si udhëheqës, si politikan, si intelektual, si vizionar me ide të mëdha për zhvillimin e kombit shqiptar nuk do të zhvleftësohet nga ndonjë e dhënë e panjohur, sepse ai u shndërrua në një mit për shumicën e shqiptarëve për shkak të transparencës së tij, për shkak të lidhjeve të ngushta e të sinqerta me njerëzit, për shkak se ai është tashmë interpret dhe realizues i ëndrrave të tyre. Kurdisjet dhe fabrikimet e opozitës në këta 23 vjet e veçmas në tetë vjetët e fundit janë e do të dëshmohen thjesht fantazinë e sëmurë të llojit të vet specifik, me frymëzime e mentalitete bolshevike. Dokumentet, arkivat, faktet nuk do të shkojnë në ndihmë të atyre kritikëve, të cilët nga dita e parë e karrierës e deri ditët e sotme pas dorëheqjes e akuzojnë Sali Berishën për autoritarizëm e etatizëm, për të mos përmendur faktin se më dhjetëra e qindra herë e kanë etiketuar edhe si diktator, madje duke e krahasuar me diktatorin komunist Hoxha. E gjitha çfarë është thënë e stërthënë për të do të arkivohet si një shpifje ordinere, por me qëllime politike për ta bërë doktorin gogolin e shqiptarëve, por ai është dhe do të mbetet një mit për shumicën e shqiptarëve.
Në këtë kuptim, mitizimi i Berishës dhe veprës së tij nuk vjen nga qëndrimet enigmatike të tij, as nga doza e autoritetit të tij fals, as nga distanca me njerëzit e thjeshtë. Përkundrazi, miti “Berisha” ka fituar terren me përkushtimin e tij të pashoq në shërbim të njeriut e të kombit, me energjinë e tij të pashtershme për të realizuar ide dhe projekte gjigante, të paimagjinueshme edhe për vende të zhvilluara e të industrializuara në botë.

No comments:
Post a Comment