Wednesday, July 3, 2013

Ikja e Sali Berishes është një ikje pa braktisje

Ramiz Lushaj:
“Ikja politike” e Sali Berishës është tejet e veçantë: një ikje pa braktisje nga njerëzit, nga ata të thjeshtit, të zakonshmit, nga ata që e duan pa interes e hile liderin historik të shqiptarëve, edhe kur nuk është “fitimtarë” si në elektoriadën e fundit, edhe kur nuk nuk do të jetë në krye të PD-së e të ekzekutivit shqiptar.


Një fakt domethanës: pas ridaljes në FB në ditën e djeshme dhe deri në mbrëmjen e sotme iu shtuan rreth 10 mijë miq… Vetëm në pak minuta kur shkruaj këto rradhë rishoh se janë shtuar 54 miq. Ata shtohen nga minuta në minutë, nga dita në ditë dhe do të ndodh edhe nga viti në vit.
Liderin e Shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha nuk po e braktisin njerëzit në Shqipërinë Londineze, në Kosovën Euro-Atlantike, në Shkupin e Vlorën e Pavarësisë, në Plavë-Gucinë e Tropojën turistike, në Ulqin e Mitrovicë, në Çamëri e në Preshevë, në të gjitha diasporat shqiptare në botë.

Ikja politike e Sali Berishës është një ikje pa braktisje. Përkundrazi: njerëzit po e marrin si mik të tyne vital në rrugëtimin e përditësisë, historia po e merr në piedestalet e saj shqiptare në gjallje të vet.

Sali Berisha nuk mundet në asnjë mënyrë t’iu thotë njerëzve dhe as kohës: Lamtumirë! Ata e thërrasin në vështirësitë e lartësitë e sotme e të neserme kombëtare shqiptare.
Zgjedhje elektorale do të ketë prapë, po Koha Shqiptare në këto dekada në kapërcyell të shek. XXI ka zgjedh vetëm një lider historik – e ky është – Sali Berisha!

No comments: