Nga dr. Enver BYTYÇI
Lideri i demokratëve shqiptarë, Sali Berisha, më 26 qershor dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ai e udhëhoqi këtë parti për gati 23 vjet dhe dominoi drejtimin e shtetit shqiptar për 13 vjet radhazi. Dorëheqja e Berishës erdhi si pasojë e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kalimit në opozitë të partisë që ai drejtoi. Ishte e pritshme, së paku prej të hënës e deri mbrëmjen e të enjtes, që ai të deklarohej
se do t’i jepte fund drejtimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri. Erdhi ky moment kur të gjithë kolegët e tij të Lindjes europiane janë larguar prej shumë vjetësh nga skena politike. Berisha ishte i vetmi që përballoi sfidën dhe u shfaq disa herë si feniksi në skenën politike shqiptare.
Deklarata e dorëheqjes së Berishës shkaktoi ndjesi dhe reagime të ndryshme te shqiptarët. Shumica prej tyre e përjetuan këtë ngjarje politike me dhimbje, trishtim e keqardhje. Pakica, një pakicë mospërfillëse, festoi në atë mënyrë që në miniaturë të kujtonte festimet e 1997-s me krisma kallashësh, kur Presidenti Berisha dha dorëheqjen prej postit shtetëror që kishte. Por kjo nuk përbën ndonjë shqetësim të madh. Në demokraci do të gjenden një grusht njerëzish të pakënaqur ose të “militarizuar” ideologjikisht, që do të festojnë gjithmonë dështimin e kundërshtarit politik.
Objekt i kësaj analize nuk është përshkrimi i mësipërm. Nuk do të marr kohë të analizoj në detaje humbjen e demokratëve, dhe as do të përpiqem të sajoj ndonjë monografi apo biografi të liderit shqiptar të demokracisë, thjesht do të përpiqem të jap versionin tim të asaj çfarë përfaqëson Sali Berisha në botën shqiptare, sigurisht duke kundërshtuar disa versione të shfaqjeve të shpërfytyruara të disa analistëve në përpjekjen e tyre për të përbaltur figurën politike të ish-kryetarit të Partisë Demokratike. Në fillim më duhet të theksoj se nuk kam ndër mend gjithashtu të analizoj gabimet dhe të metat njerëzore të Berishës, të cilat e kanë shoqëruar natyrshëm atë gjatë karrierës së tij politike. Kjo për arsyen e thjeshtë se kritikët e Berishës vazhdojnë të zbrazin thesin “e gabimeve” të tij, shumica e të cilave vazhdojnë të vijnë përmes instrumenteve të spekulimit, shpifjeve, trillimeve ose lidhjes metafizike të aspekteve që nuk mund të qëndrojnë bashkë. E nëse do të ballafaqonim vlerat që ai përfaqësoi dhe gabimet e kësaj natyre të tij, atëherë peshorja do të shkonte dukshëm në drejtimin e vlerave.
Dorëheqja e Berishës ishte dinjitoze, mbresëlënëse, e pazakontë. E tillë ajo u përjetua, e në këtë përjetim vjen në kujtesë ardhja e tij në skenën politike. Të njëjtat emocione si në dalje dhe në mbyllje. Personalisht u ndieva keq atë mbrëmje të datës 26 qershor, por në vetëdijen time do të ndihesha edhe më keq nëse Berisha nuk do të dorëhiqej. Ai nuk mund të vijonte më të bënte rolin e opozitarit. Nëse do ta bënte këtë, do të dëmtonte veten dhe partinë që ai themeloi dhe udhëhoqi për 23 vjet. Me dinjitet të pakontestuar Berisha bashkë me dorëheqjen tërhoqi pas vetes përgjegjësinë e humbjes, gjë që nuk i përgjigjet realitetit. Jo se kreu i PD-së nuk ka përgjegjësi për humbjen e 23 qershorit, porse gjatë fushatës ai u përpoq të mbyllte sa më shumë plagë që i krijuan në qarqe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Dhe këtë e dinë të gjithë ata që e ftonin dhe i kërkonin: “Doktor, hajde në këtë zonë, se kemi problem”. D.m.th. “hajdeni e na ndihmoni, se pa ndihmën tuaj ne jemi të dështuar”. Prandaj dhe në këto zgjedhje nuk dështoi vetëm Berisha, dështuan më së shumti të dërguarit e tij në qarqe.
Të njëjtat emocione u shfaqën në mbyllje të karrierës shtetndërtuese të Sali Berishës si dhe në daljen e tij në skenën politike më 1990. Por midis daljes e mbylljes qëndron një epokë, një kohë, e cila ka marrë e do të marrë një emër: epoka e Sali Berishës. Si do të vlerësohet e gjykohet kjo kohë, për këtë do të shkruajnë historianët.
1. Berisha si reformator dhe liberator
Historia do ta mbajë atë gjithë jetën si udhëheqësin e parë antikomunist në Shqipëri, si promotorin e demokracisë, si njeriun e parë në Shqipëri dhe Lindjen europiane që u deklarua për anëtarësim në NATO dhe e orientoi Shqipërinë drejt Perëndimit. Historia do t’i rezervojë atij meritat për reformat e mëdha politike dhe ekonomike në Shqipëri, meritat për vizionin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe krijimin e klimës politike stabël në rajon, si dhe për një ekulibër të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar. Sali Berisha do të përmendet në histori për hapat e rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian e në veçanti për liberalizimin e vizave. Sali Berisha do të përmendet si i pari dhe i vetmi personalitet e udhëheqës politik që la pas infrastrukturën qindravjeçare më të prapambeturën në Europë dhe e futi vendin në hartën e vendeve me infrastrukturë moderne. Ai do të shënohet si ideatori i zhvillimit të industrisë energjetike, përfshirë edhe gazifikimin e Shqipërisë. Shumë vepra njerëzia në breza do t’i identifikojë me emrin e Berishës. Këto arritje e suksese të epokës “Berisha” që u përmendën më lart, nuk do të zhvleftësohen nga arkivat, dokumentet dhe fakte të pazbuluara. Ato janë të dukshme, të prekshme, të pakontestuara.
Në këtë pikëpamje lideri shqiptar postkomunist Sali Berisha mbarti me vete guximin e madh për ta kaluar Shqipërinë nga një vend të izoluar në një vend të hapur e në marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europën. Ai manifestoi vendosmërinë e rrallë për të bërë reformat më radikale në historinë e Shqipërisë në ekonomi dhe kalimin e saj të plotë nga një ekonomi e centralizuar dhe e tufëzuar në një ekonomi të tregut të lirë. Berishës i përket merita e padiskutueshme e pranimit të Shqipërisë në NATO, jo vetëm se ishte i pari europiano-perëndimor që kërkoi të jetë anëtar i kësaj aleance, porse zbatoi me përpikëri reformat e kërkuara për të arritur në finish, kur Shqipëria ngriti flamurin e saj në selinë e Aleancës në Bruksel më 4 prill 2009. Berishës i takon merita e pakontestuar e plotësimit të të gjitha kërkesave europiane për liberalizimin e vizave. Në këtë kuptim, pasaporta shqiptare do të kujtohet gjithmonë si pasaporta e kohës së Berishës. Si në asnjë vend tjetër europian qeveria “Berisha” u përball në procesin e liberalizimit të vizave jo vetëm me qëndrimet strikte të Brukselit, por edhe me lëvizjen antiliberale të lëvizjes së shqiptarëve në Europë nga ana e opozitës, tashmë të ardhur në pushtet. Historianët e kohëve të ardhshme do ta kenë shumë të vështirë të vlerësojnë fakte të tilla, se për ta pas disa dekadash nuk do të mund të konceptohet se si një opozitë jona të mund të ketë bllokuar procese të tilla, por ata nuk do të mund të gjejnë asnjë argument kundër këtij fakti të trishtueshëm. Bllokada e opozitës i dha Berishës të drejtën që ta përvetësojë një mijë për qind meritën e liberalizimit të vizave.
Shumë kundërshtarë të zotit Berisha kanë vjellë vrer kundër tij, madje vazhdojnë dhe në ditët e sotme të shprehin opinione pa asnjë fakt për sjelljet e ish-udhëheqësit më karizmatik të periudhës postkomuniste në Shqipëri. Më së shumti sulmet kundër tij vijnë nga kundërshtarët e përhershëm politikë, por dhe nga ajo pjesë e elitës politike që Berisha e promovoi në krye të shtetit dhe institucioneve shqiptare. Kjo kategori njerëzish duket se nuk ka mundur të përballojë këmbënguljen, vendosmërinë dhe integritetin personal, familjar e moral të udhëheqësit shqiptar Sali Berisha. Kjo kategori analistësh, politikanësh e përfituesish nga mbështetja e kreut të mazhorancës duket se kanë dëshmuar në përpjekjet e tyre për denigrimin e Berishës se janë inferiorë në intelekt, në dije, në kulturën politike e të përgjithshme krahasuar me të dhe për pasojë kanë kultivuar në qenien e tyre atë lloj egoizmi, smire e xhelozie shpeshherë të shfrenuar. Rrallëherë ka ndodhur që në trojet shqiptare të vegjetojë një udhëheqës politik e shtetëror me integritet të tillë si Sali Berisha. Deri tani binjak i tij mund të konsiderohet vetëm Ibrahim Rugova.
Por, sado të shfaqen opinione, historia dhe historianët kanë një metodologji strikte në vlerësimin e ngjarjeve e të figurave historike. Ata nisen nga rezultatet, nga ajo çfarë është arritur dhe nga drejtësia e vendimeve që janë marrë. Për fatin e keq të kritikëve të liderit shqiptar postkomunist, rezulton dhe do të rezultojë se epoka e Berishës ka qenë shumë e suksesshme, se vendimet dhe vizioni i tij për një Shqipëri të zhvilluar kanë qenë të një udhëheqësi të papërsëritshëm. Sali Berisha ka shtruar tashmë trasenë e zhvillimit modern të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është arritja më e madhe e shtetit shqiptar në këta 100 vjet të ekzistencës së tij. Të mos harrojmë se kryeministri serb Nikolla Pashiç që më 21 janar 1913 paracaktonte qëllimet politike të Serbisë kundrejt Shqipërisë. Në një letër drejtuar ministrit të tij në Peterburg Pashiç shkruante se “krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh jo vetëm për serbët, por për krejt Lidhjen Ballkanike” dhe rekomandonte që, nëse krijohej një shtet shqiptar, ai duhej të mbahej i pazhvilluar dhe pa asnjë ndikim në gjeopolitikën e rajonit. Sali Berisha është i pari udhëheqës politik shqiptar që sfidoi këtë lloj politike të fqinjëve tanë dhe kuptoi se ekzistenca e Shqipërisë varet nga dy faktorë: së pari, nga zhvillimi i saj i shpejtë; dhe së dyti, nga integrimi në strukturat e sigurisë euroatlantike. Këta fqinjë antishqiptarë u përpoqën ta pengojnë këtë zhvillim historik në vendin tonë, por ata nuk patën sukses, siç kishin pasur në dy dekadat e para të pavarësisë si dhe gjatë diktaturës komuniste. Dalja në skenë dhe udhëheqja me vizionin e një misionari të madh si Sali Berisha dhe ekipi i tij demokrat ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sfidën ndaj përpjekjeve të armiqve të Shqipërisë për ta penguar zhvillimin e vendit. Në njëfarë mënyre kjo xhelozi është shprehur para disa muajsh edhe nga ana kryeministrit aktual të Serbisë (Daçiç) kur thoshte se, nëse Shqipëria pranohej në BE para Serbisë, atëherë do të duhej që ai të vriste veten.
Pohimi që bëra më sipër nuk është thjesht opinion teorik. Integrimi i Shqipërisë në BE u pengua nga grindjet politike dhe bojkoti i opozitës. Berisha me dorëheqjen e tij i hapi rrugë këtij procesi dhe mazhoranca solide e krijuar më 23 qershor nuk do të ketë më me kë të grindet, që të japë sinjale negative për imazhin dhe integrimin e vendit. Berisha dhe qeverisja e tij mënjanuan recesionin ekonomik e financiar, gjë që mund të përdorej si alibi tjetër pengesë e pranimit të Shqipërisë në BE. Për herë të parë qeverisja e Berishës ndërtoi autostrada dhe rrugë të shumta për ta bërë vendin të aftë në rrugën e zhvillimit ekonomik. Për herë të parë ai la pa punë dhjetra mijë gjeneratorë, sepse siguroi plotësisht nevojat e vendit për energji elektrike. Për herë të parë u dha një vizion kombëtar për zhvillimin e turizmit. Mbi të gjitha Berisha ishte i pari udhëheqës që kuptoi resurset e mëdha energjetike të vendit dhe dizajnoi zhvillimin energjetik të Shqipërisë. Arkivat do të dëshmojnë se projekti TAP dhe qindra hidrocentralet në të katër anët e vendit janë vizioni, këmbëngulja dhe prioriteti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

No comments:
Post a Comment