Kryesia e Partisë Demokratike zyrtarizoi dje dy kandidatët të cilët
do të garojnë për drejtimin e Partisë Demokratike. Kryetari i Bashkisë
së Tiranës, Lulzim Basha dhe Ministri i Trasporteve, Sokol Olldashi janë
dy rivalët kryesorë të cilët do të përzgjidhen me anë të parimit “një
anëtar, një votë”. Në këtë mënyrë demokratët do të kenë mundësi që për
herë të parë shprehin vullnetin e tyre për liderin e ardhshëm të selisë
blu.
Përveç këtyre dy kandidaturave, shprehën vullnetin për të kandiduar për kryetarë të Partisë Demokratike edhe dy anëtarë të saj, Sokol Paja nga Tirana dhe Astrit Sinanaj. “Kryesia mendoi që këta kanë të drejtë duke plotësuar rrugën që përcakton statuti për ata që duan të dalin. Nëse ata i plotësojnë, i garantoj që do vendosen në lista.” tha Berisha. Ai kërkoi që në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri “askush të mos përdorë pushtetin partiak apo shtetëror për të ndikuar te vota e demokratëve”. Sipas Berishës, fituesi do të ketë mundësinë të ndërtojë edhe lidershipin e ardhshmë të Partisë Demokratike.

No comments:
Post a Comment