Garën për kryetar në Partinë Demokratike e
ka komentuar ekskluzivisht për Top Channel Besnik Mustafaj,
ish-drejtues në këtë parti dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.
Ilir Paço: Kemi fjalën e zotit Berisha dhe vendimin e Kryesisë që vendosi datën 22 korrik si ditën kur Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri. Ju keni qenë kritik më parë për mungesën e demokracisë brenda PD-së. Si e shihni tani këtë proces?
Besnik Mustafaj: Është një ngjarje e rëndësishme për PD-në pas humbjes së thellë në zgjedhje. Gjithashtu është hera e parë që zhvillohen zgjedhje ku merr pjesë e gjithë anëtarësia e PD-së dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Ilir Paço: A mendoni se kemi realisht një garë?
Besnik Mustafaj: Mendoj se do të jetë e vështirë të konsiderohet si garë pasi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ishte selektiv. Mund të pranohej edhe Biberaj ose anëtarë të tjerë, por nuk ndodhi kjo gjë. Është një garë e reduktuar dhe kjo nuk e bën një garë. Gjithashtu asnjëri nuk do të bëjë dot fushatë pasi nuk kanë kohë në dispozicion.
Gjithsesi, vendi ka nevojë tani për një opozitë të strukturuar dhe serioze sa më shpejt.
Ilir Paço: Zoti Berisha ka deklaruar se më i rëndësishëm është procesi dhe se ai nuk mbështet asnjë kandidat. Ndërkohë, në opinion ka ndjesi të ndryshme nisur edhe nga kandidimi i zotit Basha, i parë si person i afërt apo i lançuar fort prej zotit Berisha edhe në fushatën e fundit.
Besnik Mustafaj: Nuk merrem me thashetheme. Them vetëm që të dy kandidatët janë personalitete të partisë, me avantazhet dhe disavantazhet e veta. Olldashi është i përfshirë në strukturat e partisë që në vitin 2000. Ka qenë ministër dhe e njeh mirë partinë.
Basha është një figurë që ka arritur të marrë shumë vota në Tiranë dhe ka popullaritetin e nevojshëm.
Ilir Paço: Kryetari i ri, kushdo që të jetë, mendoni se do të vuajë hijen e zotit Berisha, pra nuk do të ketë autonomi në marrjen e vendimeve?
Besnik Mustafaj: Të dy janë futur në garë me lejen e Berishës dhe historia politike ka treguar se ka drejtues që sapo marrin pushtetin i tregojnë kufirin paraardhësit, por ka edhe që nuk çlirohen dot nga hija e “babait”. Unë nuk dua të paragjykoj askënd.
/ Top Channel

No comments:
Post a Comment