Shkruar nga Pamfleti
Ai u arrestua nga Policia e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, i kapur në flagrancë me 3.4 kilogramë drogë,
duke e transportuar me një nga autobusët e linjës Tiranë-Milano të kompanisë së udhëtarëve italo–shqiptare “MABA Viaggi”, ku vazhdon të jetë i punësuar si shef i saj në Shqipëri...
Para disa ditësh, “Pamfleti” publikoi informacione nga agjencitë anti- mafie, për Andrea Çakulin, kontigjentin e botës së krimit në Shqipëri e disa shtete, skeduar dhe si mëkëmbës i Olsi Ramës e Amant Josifit, në vazhdimin e aktivitetit kriminal me rrjetin Call-Center.
Pas shpalljes së Amant Josifit në kërkim nga drejtësia e Spanjës e EUROJUST dhe strukjes së shef Olsi Ramës, rezulton se çerri i tyre Andrea Çakuli, ka marrë në dorë administrimin e pikave Call-Center, nëpërmjet të cilave vazhdon zhvatjen e qytetarëve evropianë, duke i mashtruar me gjoja aksione në investime e fitime.
Por, sipas dosjes që disponon “Pamfleti”, rezulton se Andrea Çakuli, nëpërmjet pozicionit të punës në një biznes transporti udhëtarësh, kryen dhe trafik ndërkombëtar droge, klandestinë e vlera të shumta financiare ilegale Itali-Shqipëri, me burim aktivitetet kriminale.
Në datën 6 shkurt 2014, Andrea Çakuli u arrestua nga Policia e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar Muriqan, mbasi u kap në flagrancë duke kaluar për në Itali, 8 klandestinë afrikanë me dokument false.
Por pas 10 ditësh ai u lirua, megjithëse klandestinët kishin deklaruar si drejtues trafiku Andrea Çakulin, prej të cilit ishin pajisur me dokumente false, i kishin paguar shumat e kërkuara dhe ai i transportonte me një nga autobusët e linjës Tiranë- Milano të kompanisë së udhëtarëve italo–shqiptare “MABA Viaggi”, ku vazhdon të jetë i punësuar si shef i saj në Shqipëri.
Pas 5 muajve, konkretisht më 10 korrik 2014, Andrea Çakuli, u arrestua përsëri nga Policia e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, i kapur në flagrancë me 3.4 kilogramë drogë, duke e transportuar përsëri me një nga autobusët e linjës Tiranë- Milano të kompanisë së udhëtarëve italo– shqiptare “MABA Viaggi”.
Por trafikanti Andrea Çakuli u lirua përsëri nga paraburgimi, megjithëse në dy pakot me drogë, u gjetën shenjat e gishtave të tij; në telefon iu gjetën komunikimet për marrjen, transportin dhe pritësit e drogës, ndërsa SHISH e Anti-Droga i kishin dorëzuar prokurorisë e policisë, regjistrime e fotografime ambientale për këtë trafik droge prej tij.
Nuk e dimë, nëse për këto trafiqe droge e klandestinësh, kanë apo jo dijeni e interesa, pronarët “Frroku” të kompanisë italo– shqiptare të udhëtarëve “MABA Viaggi” të linjës Tiranë-Milano e që jetojnë në Itali.
Por sipas agjencive shqiptare anti-krim e anti-mafie, rezulton se Andrea Çakuli vazhdon trafiqet dhe transportin e vlerave monetare ilegale me autobusët ku ai është përfaqësues për Shqipërinë, madje ka indicie dhe për trafik armësh.
Dy herët e para, Andrea Çakuli është arrestuar dhe liruar duke i zhdukur provat në polici e favorizuar nga drejtësia; ndërsa prej disa vitesh nuk preket, mbasi sipas informacioneve është i lidhur në pazare me drejtues të lartë policie, por dhe për faktin, se është menaxher i Olsi Ramës e Amant Josifit në rrjetin kriminal Call- Center./Pamfleti
No comments:
Post a Comment