Saturday, November 3, 2012

SHBA: 82 të vdekur dhe 30 miliard dhe 50 miliard dollarë humbje ekonomike...

BEQIR SINA, New York City

Nëse dëmet e lëna pas nga uragani Sandy, arrijnë 50 miliardë dollarë, kjo do të bëjë Sandy-n stuhinë dytë më të kushtueshme në dëmet që ka shkatuar ndonjëherë në SHBA pas Uragani Katrina në vitin 2005. Shpenzimet e përgjithshme të Uragani Katrina ishin 108 miliard dollarë amerikan. Duke marrë parasysh inflacionin, dhe punën e bërë jashtë përllogratijes shuma në total thuhet se ka shkuar 128 miliard dollar sot
NEW YORK CITY : Numëri i atyre njerëzve që vdiqën këtë javë nga uragani Sandy, një stuhi masive që ka shkatuar pasoja dhe dëmë të mëdha Bregdetin Lindor të SHBA, u rritë dje për të paktën 82 persona të enjten, raportuan mediat në New York City dhe New Jersey, dy zonat më të godituar. Uragani Sandy pritet të ndikojë në jetën e më se të 50 milionë dhe 60 milionë njerëzve, sipas zyrës federale në menaxhimin e emergjencave.

      Numëri më i madh i viktimave mbetet në qytetin e New York, ku me gjetjen e një viktime tjetër, numëri i tyre është rritur në 34, sipas policisë së New Yorkut, raporti i të enjtes në mbrëmje. Pesëmbëdhjetë vdekur nga goditja e uragani Sandy natën e henë duke gdhirë e marta e kësaj jave u gjetën në ishullin e Staten Island, ishull i cilit ndodhet në "ballë" të bregut jug-lindorë të oqeanit Atlantik, dhe është pjesa , që mori barrën e plotë të kësaj stuhie të paparë ndonjëherë.

      Policia e Shtetit në New Jersey, ka konfirmuar dje në mëngjes se numri i të vdekurve në këtë shtet kishte arritur12 persona dhe se ekipet e  kërkim-shpëtimit  vazhduan edhe sot për të hyrë në zonat e shkatërruara, ku mendohet se ka pasur njerëz.

     Stuhia e fuqishme, e cila qe "pagëzuar me emrin e një vajze" Sandy, sipas ekspertëve dhe të një përllogaritje, të tyre, arriti në një pikë të shtrirë deri në 1.000 milje(1 mi2 = 2.589988110336 km2 ) diametër, duke bërë rrugën e saj deri në veri në Kanada.
 
    Uragani Sandy ishte një shqetësim e i madh për miliona njerëz përgjatë rajonit bregdetar më dendur dhe më të populluar në bregune oqeanit Atlantik, efektet e saj janë duke u ndjerë deri mbi malet Appalachian.

     Autoritet në vijim janë duke konfirmuar vetëm vdekjet që lidhen me këtë stuhi, megjithatë agjencitë shtetërore të menaxhimit dhe zyrat e emergjencës së (kryeqeveritarve) guvernatorve të New Yorkut dhe New Jersey, kanë paralajmëruar se numrat janë subjekt për të u ndryshuar dhe mund të shkojnë ndoshta më lart ose poshtë. 
 
    Mbasi në rënie mund të ndodhë në qoftë se shkaku i vdekjes konsiderohet që të mos jetë një rezultat i drejtpërdrejtë stuhi.

     Numëri i atyre njerëzve që vdiqën këtë javë nga uragani Sandy, një stuhi masive që ka shkatuar pasoja dhe dëmë të mëdha Bregdetin Lindor të SHBA, sipas shteteve, zyrtarishtë është ky deri tani: Shteti New York: 42 persona (34 në New York City - me bashkinë: Manhattan 3 persona; Queens 9 persona; Brooklyn 7 persona, Staten Island 15 persona) Shteti Maryland: 9 persona, Shteti New Jersey: 12 persona, Shteti Pennsylvania: 6 persona, Shteti West Virginia: 5 persona, Shteti Connecticut: 4 persona, Shteti Virginia: 2 persona, Shteti North Carolina : 1 persona dhe Kanadaja -(Toronto): 1 person

     Një anije dhe kapiteni i saj që u mbyt gjatë stuhisë 125 milje larg bregut juglindor të Hatteras në North Carolina, ende mungon. Një vdekje pakonfirmuar nga një njeri që automjeti u përplas me një pemë ndërsa "nxitonte" për një vizitë mjekësore nuk është konsideruar të jetë e lidhura me stuhinë.
 
 
     Ndërprerjet e shumta të energjisë dhe dëmtimi i aparaturave komjuterike, në spitalet, zyrat shtetërore, dhe qytetit, axhensive federale, metros, dhe aeropoteve prej erës dhe ujit shkatuar prej Superstuhisë Sandy, ditën e hënë duke gëdhirë e marta, janë konsideruar si dëme të stuhisë së dytë më e fortë në historinë e SHBA, në bazë të parashikimit Eqecat, e cila e ka të renditur atë me të drejtë pas uraganit Katrina, ende nuk janë normalizuar.
     Insituti i studimeve kombëtare Eqecat tha të enjten se dëmet nga stuhia Sandy ka të ngjarë të jenë shumë më e keqe se ajo i parashikoi më parë, kryesisht si rezultat se Sandy, kishte goditur zonën më të populluar dhe më të dendur në Bregun Lindor të oqeanit Atlantik.
   Eqecat dje e ka dyfishuar vlerësimin e saj të mëparshëm për faturën totale të dëmit dhe tani thotë se Sandy mund të ketë shkaktuar midis 30 miliard dhe 50 miliard dollarë humbje ekonomike, duke përfshirë, njerëzit e humbur, dëmtimin e pronës, biznesit, dhe shpenzimet shtesë të jetesës. Kostoja për kompanitë e sigurimit mund nga 10 miliard më e ulta dhe 20 miliard më e larta.
    Në një vlerësim më të hershme nga IHS Global Insight, IHS tha se Sandy mund të shkaktojë rreth 20 miliard dollarë në dëme të pronës private dhe ndërmjet 10 miliard deri 30 miliard në humbjet e biznesve.
     Edhe IHS Global Insight, IHS  vuri në dukje dy arsye që Sandy do të lërë një faturë, më të madhe të dëmeve se sa ajo e para menduar më parë. Ndërprerjet e energjisë janë më të përhapura se sa në një stuhi  tipike Kategoria 1 . Urgani Sandy vetëm nga dëmi që ka shkatuar me ndërprerjen e  energjisë elektrike për shtëpitë dhe bizneset, axhensitë dhe institucionet federale dhe shtetërore, ka të ngjarë të rezultojë më një dëmë më shumë se çdo stuhie tjetër në histori, sipas të Departamentit të Energjisë.
     Vetëm nga mungesa e shërbimit të metrosë në New York City, shërbimit urban dhe inter urban, aeroporteve ndërkombëtare, hekurudhës dhe rrugëve të bllokuara, gjithashtu do të jetë kostoja më e lartë, në histori, thotë në vlersimin e saj instituti i amerikan i kërkimeve Eqecat .
   Para pasojat e kësaj stuhie, sipas Eqecat është vlerësuar dje se humbjet totale ekonomike nga Sandy mund të shkojnë më lartë se 20 miliard dollar dhe se humbjet në kompanitë e sigurimeve mund të shkojnë edhe më shumë se 10 miliard - nga që ishin parashikuar më parë . Pagesat e së cilës për sigurimit janë zakonisht një pjesë të kostos së përgjithshme të ekonomisë, vendore.
    Nëse dëmet  e lëna pas nga uragani Sandy, arrijnë 50 miliardë dollarë, kjo do të bëjë Sandy-n stuhinë dytë më të kushtueshme në dëmet që ka shkatuar ndonjëherë në SHBA pas Uragani Katrina në vitin 2005. Shpenzimet e përgjithshme të Uragani Katrina ishin 108 miliard dollarë amerikan. Duke marrë parasysh inflacionin, dhe punën e bërë jashtë përllogratijes shuma në total thuhet se ka shkuar 128 miliard dollar sot.
    Eqecat e vlerëson për Sandy se do të jenë më të larta se ato të shkaktuara nga stuhitë e mëparshme të mëdha, si: Andrea, i cili goditi SHBA në vitin 1992, me kosto 44 miliard në dollarë , në bazë të konvertimit të sotmë, dhe më e lartë se stuhia Ike e vitit 2008 e cila i kushtojë SHBA,32 miliard dollarë dëme.

   Eqecat e vlerëson vetëm mbulimin e humbjeve, dhe kostot private, që nuk mbulohen nga qeveria përmes Programit Kombëtar të Sigurimeve, të përmbytjeve e cila administrohet nga Agjencia Federale të Menaxhimit të Emergjencave. Max Mayfield, drejtori i qendrës për stuhi gjatë uraganit  Katrina, tha se shpenzimet për FEMA mund të jenë  2 dollar në deri në 2,5 për çdo dollar të humbjeve të mbuluara nga sigurimi privat.
 
Hurricane Sandy: Battery Park Underpass Completely Submerged
photo
Sunrise in the New York
photo

The Financial District & Battery Park Prepares for Hurricane Sandy

photo


 
 
 
 

 
 

No comments: