Seksi, dhuna, mobing në internet - asnjë temë nuk është tabu për
regjisorët e rinj të Projektit Medial Wuppertal. Me videot e tyre
nxënësit dhe studentët kanë iniciuar shumë debate dhe kanë fituar çmime.
"Ky është një film që më prek shumë personalisht", thotë Yasemin. Dhe për të cilin ajo ka arritur më në fund pjekurinë e duhur pas rreth 25 prodhimesh në Projektin Medial në Wuppertal.
Një zë për të rinjtë
Prej gjashtë vjetësh angazhohet regjisorja e re në punishten për video të të rinjve, e cila në 27 tetor feston 20-vjetorin e themelimit. Një mësuese i pati treguar asaj për Projektin Medial. Bashkë me pesë shokë të klasës Yasemin xhiroi një film të shkurtër mbi temën seksualitet dhe sqarim. Sot ajo prodhon dokumentarët e saj, ndihmon të rinj të tjerë nga mosha 14 vjeç gjatë prodhimit të filmave dhe sapo ka nisur studimet në shkollën e lartë të filmit në Köln.
Një karrierë disi e pazakontë, mendon drejtuesi i Projektit Medial, Andreas von Hören. "Pjesa më e madh e rreth 500 të rinjve që çdo vit xhirojnë këtu plot 150 video, e bëjnë këtë vetëm një ose dy herë." Projekti nuk ka si qëllim përgatitjen e talenteve të reja. "Ne u japim të rinjve një zë për temat e tyre me mediumin film", thekson pedagogu për mediet. Por këtë e bëjmë në nivel profesional pasi filmat që lindin në Projektin Medial shpesh arrijnë tek një publik i gjerë.
Interes i madh brenda dhe jashtë vendit
Integrimi - Temë e përhershme
Edhe seriali "Të rinj dhe myslimanë në Gjermani" tërhoqi shumë vëmendje. Aty të rinjtë tregojnë për jetën e tyre të përditshme si myslimanë, diskutojnë besimin e tyre, polemizojnë për shaminë e kokës apo rolet e gjinive në shoqëri. "Temat rreth integrimit luajnë një rol të rëndësishëm që prej themelimit të Projektit Medial", thotë von Hören. Kjo nuk është e çuditshme pasi në Wuppertal rreth 28 për qind e popullsisë ka sfond migracioni. Filmi i Yaseminës për demencën në familjet me origjinë turke është megjithatë dokumentari i parë në dy gjuhë i Projektit Medial. "Ne duam të arrijmë edhe turqit më të moshuar", thotë Yasemin.
Se sa shumë i prek kjo temë familjet me origjinë turke u bë e qartë që në premierën e filmit. "Papritur një ngrua u ngrit në këmbë duke qarë në kinema dhe thirri: ju lutem më ndihmoni, unë e kam vetë këtë hall", tregon Yasemin Markstein. Edhe vetëm për këtë moment puna e saj ia ka vlejtur. "Me filmat e mi mund të ndryshoj diçka dhe kjo më bën krenare", thotë studentja.
No comments:
Post a Comment