Ekaterinburgu - kryeqyteti i Uralit do të bëhet pika më lindore e zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Ai ndodhet rreth 2.000 km larg nga Moska. Kjo distancë mund të përshkohet për dy orë e gjysmë me aeroplan.
Turistët, të cilët do të vijnë për të parë
ndeshjet e Kampionatit Botëror në Rusi, do të kenë mundësi të bëjnë
shëtitje të paharrueshme në malet Urale, për të parë monumentet
jashtëzakonisht interesante të antikitetit dhe, natyrisht, për të
shijuar kuzhinën tradicionale lokale.
Stadiumi
"Centralnij" (russ. «Центральный») në Ekaterinburg u ndërtua në vitin
1957. Një vit më parë përfundoi rikonstruktimi grandioz, mjaft ambicioz i
këtij kompleksi sportiv. Dhe tani ai është shndërruar në një nga
stadiumet më të mirë në vend. Ndërkohë, duhet thënë, se arena e tij
është një monument tipik i arkitekturës së neo-klasicizmit stalinist.
Ndërtuesit kanë ruajtur me kujdes fasadën historike me kolona dhe
statuja në stilin e realizmit socialist. Megjithatë, para Kampionatit
Botëror të Futbollit 2018 arena do të ketë nevojë për një modernizim më
të qenësishëm, thotë Kryetari i Federatës së Futbollit të qytetit
Ekaterinburg Aleksandër Samarin.
Stadiumi
"Centralnij", në të cilin do të zhvillohen disa prej ndeshjeve të
Kampionatit Botëror, është një nga më të mirët në rajon, por ai duhet
zgjeruar. Aktualisht ai është llogaritur për 30.000 shikues, ndërkohë që
vëllimi i nxënësisë së tij duhet të rritet deri në 15 mijë vende.
Ekaterinburgu
u themelua në vitin 1723 me dekret të Carit Pjetri i Parë (Peter I) si
një qendër e nxjerrjes (prodhimit) së hekurit. Njëzet vjet më vonë në
Urale u zbulua ar dhe gjatë kohës së"etheve të arit" qyteti filloi të
zhvillohet me vrull të madh. Në shekullin e XX atje u ndërtuan dhjetra
uzina dhe tani ai është një nga qendrat më të fuqishme industriale të
vendit si dhe qyteti i katërt më i madh në Rusi përkatësisht numrit të
populllsisë. Por, pavarësisht nga fakti se deri më tani në rajon vazhdon
nxjerrja e minieraleve të dobishme, atje janë ruajtur disa zona të
natyrës së virgjës, të paprekur. Peizazhi unikal i maleve Urale nuk mund
të lërë askënd indiferent, thotë kuratorja e Muzeut Etnografik Krahinor
të Sverdllovskut Tatiana Mosunova.
Qyteti
ynë i vendosur prapa maleve Urale është një nga më të vjetrit në botë.
Një peizazh jashtëzakonisht të bukur krijojnë shkëmbinjtë madhështorë
shtresa-shtresa në kreshtën e malit Taganai i Madh - të cilët
përfaqësojnë në vetvete disa shtylla graniti apo pllaka guri të shtrira
njëra mbi tjetrën, që duken sikur kanë mbirë nga dheu. Këto vende i kanë
quajtur vendbanime të njerëzve të lashtë. Në Muzeun krahinor është
vendosur idhulli Shigirski me një moshë prej 9.5 mijë vjet.
Në
qytetin me histori pothuajse 300 vjeçare janë ruajtur për mrekulli
rrugët me ndërtesa të shekullit të XVIII-të, kisha të moçme, një kishë
protestante dhe një xhami. Ia vlen me të vërtetë të vizitohet edhe
metro-ja e Ekaterinburgut, e cila për nga bukuria e vet nuk mbetet aspak
prapa metrosë impresionuese të Moskës. Përveç kësaj, ekspertët
rekomandojnë frekuentimin e restoranteve vendore, ku shërbejnë gatime
tipike të kuzhinave të Uralit dhe Siberisë: pelmenji (topa brumi të
mbushur me mish, të zier me ujë - gjellë karakteristike siberiane), supa
të mrekullueshme ushqyese, olladi (petulla me mjaltë e me ingrediente
të llojllojshme), kuleçë të vegjël e të mëdhenj me mbushje të ndryshme./Zeri Rusise/
No comments:
Post a Comment