Përfunduan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë
Në Ukrainë përfunduan zgjedhjet parlamentare. Në to u përfshinë 21
parti politike. Në bazë të rezultateve të exit polls, kapërcimin e
pragut prej 5 përqindësh për të hyrë në parlamnent e arritën vetëm pesë
pjesëmarrës të garës elektorale. Fituese e zgjedhjeve u bë “Partia e
Rajoneve” me (28,1%) të votave, vendin e dytë e zuri Partia opozitare
“Batkivshina” ("Atdheu") me (24,7%), medaliste bronzi u bë Partia “UDAR”
(“Goditja”) me (15%). Më tej renditen Partia nacionaliste “Svoboda”
("Liria") me (12,3%), Partia Komuniste e Ukrainës me (11,8%).
No comments:
Post a Comment