BEQIR SINA, New York City
Anulimi
i kësaj Marathone, tha ai, ishte "një vendim i vështirë, ishte një vendim i
dhimbshëm," por ai ishte vendim i drejtë
NEW YORK CITY : Ndonëse ishte paralajmëruar se do të
mbahej pavarësisht shkatërrimeve të uraganit “Sandy”, martona e Nju Jorkut u
anullua përfundimisht ditën e shtunë. New
York Road Runners president & CEO Maria Wittenberg dje në një mbrëmje
në konferencë për shtyp së bashku me Kryetarin e Bashkisë
Michael Bloomberg - njoftuan së bashku anulimin e Maratonës 43 të,
të së dielës në New York.
Një "stuhi" tjetër me plotë kritika, dhe debate
"ofenduese" kaloi gjatë këtyre ditëve kryetari i Bashkisë së New Yorkut,
multimliarderi Michael Blommberg, teksa ai kishte bërë të ditur, më parë
në një dekleratë të tij se " Pavarësishtë situatës së pas "Suerstuhisë
Sandy" - qyteti i New Yorkut, do të mbante Marathonën tradicionale " e cila
konsiderohet si më e madhja në botë deh simbol i unifikimit.
Mirëpo, kritikët - duke përfshirë ligjvënës njujorkezë - e kishin
kritikuar vendimin e mëhershëm të kryebashkëjakut të qytetit të New Yorkut,
Michael Bloomberg, për të mbajtur maratonën si një vendim "idiotesk"
dhe një devijim të pandjeshëm e burimeve të qytetit, në një kohë kur
njujorkezët kanë humbur fuqinë, shtëpitë e tyre dhe të dashurit e
tyre.
Në konferencë shtypi dje, Zëvendës Kryetari i Bashkisë së qytetit të New
Yorkut zoti Howard Wolfson deklaroi se Marathona e 43-të, kësaj
here ishte bërë "përçarëse dhe të diskutueshme" dhe "një mësim" për
lehtësimin e përpjekjeve të qytetit të "zbutjes" së pasojave të
stuhisë .
Anulimi
i kësaj Marathone, tha ai, ishte "një vendim i vështirë, ishte një vendim i
dhimbshëm," por ai ishte vendim i drejtë.
"Nëse, kjo nuk është unifikues, atëhere ajo nuk është edhe maratonë," tha ai, duke e përshkruar garën si "një nga ditët shumë të mira në jetën e qytetit .. një moment i unitetit dhe lumturisë dhe gëzimit njësojë si një festë e madhe sportive, që i bashkonë të gjithë për më shumë se 42 vjet me radhë" thotë nga ana e tij Zëvendës Kryetari i Bashkisë së qytetit të New Yorkut zoti Howard Wolfson .
Duke iu drejtuar atyre që luftojnë për të përballuar me shkatërrimin e qytetit prej stuhisë këto ditë, Wolfson tha më tej se : "Ne do të sjellëm më shumë rehati dhe lehtësim për njerëzit që vuajnë sot nga pasojat e Sandyt. Ne do të rindërtojmë së bashku qytetin tonë, ne do të rindërtojmë New Yorkun, duke e bërë nesër atë më mirë se ai ishte më parë."

Ditën e mërkurë, të nesërmen e goditjes së qytetit nga
uragani Sandy, ishte kryebashkiaku Micheal Bloomberg i cili hapi shumë
polemika dhe debate të "ashpëra' tek qytetarët, teksa deklaroi në
konferencë me gazetarët, se maratona, një prej më të mëdhave në botë, do
të organizohej si gjithmonë.
Megjithëse, organizatorët e kësaj ngjarje të madhe sportive,
në qytet, kishin kërkuar zyrtarishtë dhe kishn vendosë përfundimisht që
të tërhiqeshin nga organizimi, mbasi kushtet ishin përkeqësuar për mbajtjen e
një Marathone të tillë.
”Nuk mund të mbajmë një maratonë, kur gjeneratorët janë duke ngrohur
tendat për personat e pastrehë dhe të dëmtuarit e uraganit presin në menca
publike për të ngrënë, me shumë prej tyre që kanë disa ditë pa u ushqyer -
kushtet nuk janë as në minimumin e atyre normale”, deklaroi një prej
organizatoreve.
"Kjo është hera e parë që anullohet gara që në 42 vite histori është
mbajtur rregullisht dhe ka tërhequr vemendjen e mbarë botës sportive, tha
zonja Wittenberg duke
shtuar se Marathona e 43 të do të mund të mbahet gjatë
vitit të ardhshëm, në 2013 më 17 mars," raporton
WABC.
Më shumë se 47.000 njerëz ishin nënshkruar për garën e këtij viti, megjithëse 8 deri 30 mijë vullnetar mbeten jashtë regjistrimit, si pasojë e urganit Sandy, që goditi kë fillim jave qytetin e New Yorkut, deklaruan organizatorët,

Për herë të parë, maratona e Nju Jorkut, nisi të mbahej në vitet 1970. Në
edicionin e vitit të shkuar, ajo tërhoqi 47 mijë vrapues dhe 12 mijë
vullnetarë, për një total prej 60 mijë personash.
Maratona e këtij viti ishte planifikuar të zhvillohej gjatë së dielës,
dhe parashihet sipas organizatorëve për tu mbajtur vitin e ardhëshëm në
gjysmën e parë të vitit 2013.
New York City Marathon in New York's last years
New York City Marathon in New York's last years
No comments:
Post a Comment