Uragani "Sandy" pezullon jetën publike në Nju Jork. Pika kritike për Nju
Jorkun është e hëna në mbrëmje. Stuhia e frikshme ka bërë që edhe
fushata zgjedhore presidenciale të frenohet.
Uragani "Sandy" kërcënon jetën publike në bregdetin lindor të SHBA-ve
duke e paralizuar plotësisht atë. Në Nju Jork nga frika e një stuhie të
tmerrshme të dielën në mbrëmje u mbyll paraprakisht i gjithë rrjeti i
komunikacionit.
Pika kritike për Nju Jorkun është e hëna në mbrëmje, ku pritet që qendra e stuhisë të ndodhet në një distancë prej 615 kilometrash nga Nju Jorku dhe shpejtësia maksimale e saj të arrijë 140 kilometra në orë.
Frenohet fushata presidenciale
Rreth 400.000 banorëve të metropolit milionësh iu bë thirrje që të largohen nga shtëpitë e tyre. Stuhia e frikshme ka bërë që edhe fushata zgjedhore presidenciale të frenohet. Si presidenti Barack Obama, ashtu dhe rivali i tij republikan Mitt Romney kanë anuluar takimet elektorale për shkak të stuhisë. Më shumë se 5000 fluturime janë anuluar, ndër to edhe lidhjet nga dhe për në Europë. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa supermarketet u boshatisën.
Një numër shtetesh në SHBA kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Meteorologët kanë parashikuar që cikloni të mbërrijë në rajonin lindor amerikan natën duke u gdhirë e marta mes Uashingtonit dhe Bostonit. Kjo pjesë e bregdetit në Amerikë është e populluar dendësisht. Ky uragan ditët e kaluara kishte prekur ishujt Karaibe ku si pasojë kishin vdekur më shumë se 60 vetë./DW/

No comments:
Post a Comment