Në të gjitha brezëni të
Malësisë së Madhe ma shumë peshon dhe vleftësohet
morali e karakteri njerëzor,
sesa pasunia që sjell begati ekonomike me shumë
lloj mënyrash, pra me pa
meritë të djersës dhe punës së ndershme, apo sisteme ideologjike që sjellin e
ndërrojnë pushtet dhe me ata udhëheqës krijojnë diktaturë e masakrojnë popullin
e vet. Tue krijue karierën e tyne politike shëndrrohen në despotizëm, në subjektin
unë dhe kurrkush tjetër. Malësia e Madhe e shkoi jetën tue u mbrojtë prej
robënuesëve. Edhe prej ideologjisë komuniste që skishte gja të përbashkët me
parime
njerëzore për të drejtat dhe lirinë e njeriut dhe traditën e zakonet e
Malësisë. Në të gjitha pjesëmarrje që kishin frymë e luftë atdhetare për
ruejtjen e trollit shqipëtarë, Malësia e Madhe ishte në çdo ndërmarrje apo
betejë unike, e pathyeme dhe shumë e vendosun dhe e përkushtueme për trollin ku
kanë lindë dhe për gjuhën e lashtë shqipe dhe fenë e të parëve. Ishin dhe janë
shumë krenarë për Malësinë e Madhe dhe në kontekstin e kësaj të pathyeshëm që
nga lashtësia, koha veneciane e në vazhdimësi. Me Memorandumin e Greçës të
vitit 1911 paraprise për gurthemelin e Pavarësisë së Shqipnisë të vitit1912.
Disa herë e kam shkue
ndërmend dhe shkrue për të gjitha ato përkushtime të Malësisë së Madhe për
cilësitë e nalta bese e burrënie, trimënie e fisënikie, traditë e shekujve
kombëtare me origjinalitet të gjakut, gjuhës dhe martirizim ndaj emnit dhe për
emnin shqipëtar e mos të vlerësohet ajo histori aq me përkushtim për ruejtjen
besnike të kësaj Shqipëni dhe mos ti jepet vendi i merituemë në krye me heroin
kombëtar Dedë Gjon Lulin në kontekstin dhe përmbajtjen e historisë kombëtare.
Si mund të jetë e mundun që Partia
komuniste shqipëtare po “lulëzon me të drejta të popullit të vet e me zhvillim”
e që me aq egërsi dhe pa kurrëfarë ndjenje njerëzore, qoftë plak apo i ri, të
jenë burra apo gra, bile nana shtatzane ose me foshnje të vogëla të kësaj
Malësie të Madhe e ti lëshohet në shpinë komunizmi shqiptarë për ti shlye edhe
fizikisht dhe nga ai karakter aq i fortë e moral me ato ndjenja kombëtare e ti
hakmerret për dy muej luftë antikomuniste
Malësisë së Madhe të vitit 1945 si dhe në vazhdim për 50 vjet me formë vetëm
hakmarrjeje. Ajo çka asht ma vrasje se vrasje për Malësi, ishte edhe moslejimi i shkollimit të naltë tue i lanë të
presekuetuemë. Enver Hoxha, tue mos marrë parasysh plejadat që rrjedhin ose ato
ma parë të kronologjisë në vazhdim dhe krahasue liritë e kombeve krahas kësaj
dhe atij që udhëheq pushtetin diktatorjal, që sguxon kush me fol vetëm ai, se
asht meritori për të gjitha dhe i dijshmi i çdo gjaje, krijohen me të, me qinda
e mija tjerë të poasaj kategorie dhe tue shfry mëllefet personale e luftë për
ti dhanë emën vehtes për karrikë e pushtet, krijohet konkurrenca: se kush asht
ma i vleftësuemë për atë pushtet dhe për atë parti, sidomos moniste, pra
komuniste dhe me metodatë e veprimit për ti shërbye po asaj Partie, në esencë
për ekzekutim: “ Se kështu thotë Partia”, bile “nanë partia”, para edhe nanës
që të ka lindë, u banë dhe janë metodatë
e veprimit ideologjik që kaluenë në metoda të ekzekutimit ma çnjerëzorë,
amorale, të pashpirta baraz me gur që ska ndjenja dhe me të, të rrahë kresë dhe
të vretë. Sa tjera aktesh shumë të fëlliqta e çpifjesh e montime të pavërteta
sa mos me ia marrë mendja njeriut, vetëm me e shkatrrue kundërshtarin
ideologjik e etnik, ate që ska lidhje e sdo të jetë i përbashkët me mendimet e veprimet
e tyne. E të cilin kundërshtar?… Pra njerëzitë e popullit të vet që ishin në
shekuj e nëpër rrjedhat e brezënisë lapidarë të lirive dhe pamvarësisë për
trojet e veta dhe kufitarët ma të denjë dhe të shkëlqyeshëm kundër robënuesëve
që sjellën terrin e shekujve për këtë shqipëtari. Kufitarë e rujtësat ma të
mirë gjithmonë me pushkë në krah për të sigurue liri për popullin e vet, e
vetëm me beteja lufte u shkoi jeta kundër çdo pushtuesi me parimin - ma mirë
dekun e në vorr, se të koritun. E në tjetrën anë, ky i Partisë komuniste
shqipëtare në krye me Enver Hoxhën ktheju në antivlerë njerëzore vetëm për
pushtetin e vet e zhduk visaret ma të nalta njerëzore të asaj Malësie të Madhe
me të cilat ka jetue dhe mbijetue nëpër shekuj dhe ishte e mbeti krenare me
doket dhe zakonet në marrëdhanje me kodin mbi moralin dhe karakterin njerëzor
që edhe sot shtetit i mungon. Partia komuniste e Shqipnisë, poashtu veproi edhe
me rrethe ma të gjana të trollit shqipëtarë në bashkëpunim me Partinë komuniste
jugosllave të tezave të Çubrilloviqit dhe Rankoviqit që kolonizuenë dhe deshtën
ta serbizojnë Kosovën e barbarizim në bashkimin e armëve për ti çarmatos
shqiptarët e që rezultoi në organizim të masakrës së Tivarit e në vazhdim
derisa u shlirue Kosova në ditët tona.
Kështu mbetet e vazhdon
lufta e klasave në emën të Partisë tue zhduk vetëm nji emën që kishte lashtësi
vlerash e trollit historik të nji gjuhe me nji popull emën shqipëtarë për ti
kthye me “nanën Parti” e traditat tjera që karakterizon nji popull, apo komb me
i kthye në ideologji të Partisë. Për aq kohë sa torturizoi moral e shpirt
njerëzorë shqiptarë në barazim të shlyemjes së vet karakterit; ku paditë apo i
bahet i pabesueshëm vëllau - vëllaut, djali babës, baba djalit, motra motrës,
fëmiu nanës, daja nipit, nipi dajës, kumara kumarës, shoku shokut, i katundit
skatundit, shoku i shkollës shokut të shkollës, bashkëluftari kundër
bashkëluftarit, kundër intelektualëve, shkenctarëve, historianëve e gjuhëtarëve
me përmasa europjane e në të gjitha raporte e marrëdhanje tjera; a të bajnë me
mendue?! A ka ma vend socializmi në Malësinë e Madhe e në jetën shqiptare i
dirigjuemë prej Mosket e Beogradit? A kanë vend këto teza me nji emën tjetër,
por veprim që prej atij diktati të maparshëm vazhdon me nji formë të re dhe e
vështirë se po ndahen prej atyne marrëdhanjeve?! Unë nuk e di se çfarë të mire
bani për shqipëtarë Boris Tadiq, ish president i Serbisë e të marrë pjesë në
Konventën socialiste shqiptare, aq edhe ma për habi në Shkodrën e zemrës së
demokracisë shqiptare. Me ardhë ai e me marrë pjesë në nënshkrimin e dy
politikanëve shqiptarë “gjoja se nënshkruenë Paktin e Bashkimit kombëtarë, ose
ndalimin e hakmarrjes në shkallën kombëtare”… Të cilët janë ata politikanë
shqipëtarë e u thirrën nga Beogradi për të ndalue mosmarrëveshjet e tyne? Tezat
e komunizmit jugosllav në bashkëpunim me Partinë komuniste shqipëtare ta patën
pru jetën në fillin e vdekjes e me ta nda kafshatën e bukës të familjes me
rracion, e me ta vu në peshojë; mbetet jeta ma e shemtueme, e shpartallisun, e
mjerueme dhe e masakrueme me tortura me zhduk burrë apo grue të fisit e rodit
të traditës që sdijshin as sdojshin me rrejtë as me tradhëtue, nuk pranojshin
me qenë të pabesë sepse kulminonte te ta: nderi, besa e karakteri burrënorë.
Partia dirigjonte. Vetëm me rendin e klasave me u martue, se përndryshe je i
ndëshkuemë. Logjika dhe arsyeja nuk merreshin parasysh. As gjygji që asht e
drejta e njeriut. Pushteti komunist në krye me enver Hoxhën dhe izolimin e tij
nga Europa dhe bota, mbetet terr e zi që nuk shihet dritë; dhe ajo dritë që
ishte para këtij sistemi, vetëm sa kishte fillue në aspektin kombëtar të
shendrisë, pra edhe ajo dritë në kuptimin e visareve që karakterizon nji
popull, sistemi monist komunist ua mori edhe ate. I la të vuejnë në jetë të
vorfënimit dhe skamjes si kurrkush tjetër;
të thuesh as në botë. Sa për me shijue në masë brigjet e detit Adreatik
dhe afrue brezit kufitarë as mendja me të shkue. Kjo e dëshmoi edhe me ikjen
apo largimin ose të thuesh me emigrimin e miljona shqiptarëve nëpër botë, posa
u rrenue ai pushtet i egër komunist. Bile shumë prej tyne u mbytën edhe nëpër
ujna dhe as trupi nuk u dihet. Në komunizëm, në të shumtën e rasteve të
vorfënimit dhe skamjes, mbetën pa gotën e ujit për të pi, bile edhe para
vdekjes, ma shumë tue shtri dorën për nji kashatë bukë ku ndahej rracioni në
peshojë, me nji furrënele aq të thjeshtë, ku as uji nuk mund të nxehej për
lamje, por mos guxo as me e lyp, as me e thanë, se “Parita komuniste e Enver
Hoxhaës ka mjaftë dhe si mungon asnji send“. Pra, kjo Parti komuniste ua
shkaktoi vdekjen nëpër burgje e dirgju njerëz të ndershëm e të ditun që kishin
vizione të kundërta të Partisë komuniste vetëm për nji jetë ma të mirë si
Europa që i rrethonte. Izolojë familje me pleq e plaka, gra e fëmijë, nana
shtatëzane e futi nëpër kampe të izolimit dhe siellu ndaj tyne edhe ma keq se
ndaj shtazet, ku i mbytë mjerimi dhe mundimi e ngadal veniteshin dhe mbeteshin
skelet e as në vorr të vendlindjes nuk të lejojnë me u vorrue. Lindin fëmijë të
rastit nëpër këto kampe izolimi dhe as vendlindjen e prindëve sdinë dhe nuk
janë të lejueshëm me u tregue. Dy herë të vorrosun për së gjalli e të vdekuni
me të vëra me bajoneta çnjerëzore e pushkatim si ia bani Mëlësisë së Madhe në
vitet e para të pasluftës dhe hakmarrje ndaj Malësisë së Madhe, e cila Parti,
vazhdoi deri më 1990, pra me ramjen e saj. Edhe sot të tretun sa shumë burrave
të ndershëm e nanave sojnike të asaj kohe nuk u shkruhet historia e vërtetë dhe
e meritueme dhe as eshtnat e tyne nuk u dihet se ku janë. As vorrimin e
heshtjes në gjinin familjarë nuk e lejojshin. Aq janë të hupun natë kohë, sa as
sot në gjurmime nuk dijnë me i gjetë. E çka do tjetër fjalë ma vrasëse për
familje, kur thuhet se as vorri i të dashunit nuk i dihet dhe kështu mbetet
loti me lotin pa u tha e tue lanë aso mbresash të papame e të pandëgjueme, sa
do të shkojnë edhe shumë breza; e ato plagë vështirë se shërohen.
Vëranë Prenkë Calin, at burrë kreshnikë
të Maleve tona, lapidarin e lirisë në krye të Malësisë së Madhe për ruejtjen e
kufijve shqipëtar, që mos të ndahet kjo Shqipni nga mbretnitë e Europës. Vranë
sa e sa malsorë e malsore, bile nana shtatëzane që gjetën vdekjen nga mundimet
e mëdha.
Vëranë Llesh Marashin me sa e sa burra e
burrnesha, birin e atdhetarit të madh Marash Vatën të Lidhjes së Prizrenit.
Vëranë burra të ndershëm e patriotë të traditave të mëdha atdhetare të Malësisë
së Madhe; e nana malësore, amazone shqiptare, krah për krah me burrat e
Malësisë së Madhe të rrjedhës së shekujve për liri të trojeve shqiptare. Për 50
vite të pushtetit komunist shqipëtarë në krye me Enver Hoxhën, kurrë të keqen
sia ndanë Malësisë. E çka asht shumë e mjerueme dhe vrastare të ndajë me
kufinin politik këtë Malësi të Madhe dhe në tjetrën anë komunistat malazezë
kurrë si lanë me çue krye për të drejtat e tyne
nacionale, por me metoda të poasaj Partie komuniste motra të nji
ideologjie, ku ajo Parti komuniste jugosllave ishte themeluese edhe për Partinë
komuniste shqipëtare, vetëm shqiptarët ti shpërndajë e mos të lejohen të
bashkohen në kufinin e tyne etnik, ajo Parti komuniste jugosllave, Malësisë së
Madhe për shumë aspekte jetësore e kombëtare ia mëshili gojën si edhe
shqiptarëve tjerë në Krajë e Ulqin dhe naltë në Plavë e Guci. Shumica e tyne u
detyruenë nga shumë shkaqe dhe morën rrugën e mërgimit që nga viti 1968 dhe
kuurrë brengat e tyne nuk pushojnë, gja që shihet edhe sot me çdo aspekt të
jetës pa i gëzue të drejtat e tyne nacionale. U
martirizuenë me mija e mija shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe shkak i
kësaj ndamje komuniste politike i kushtoi shtrejtë edhe Çamërisë dhe mbarë
shqipëtarisë. Pra të ndamë se të ndamë me kufij politik prapseprap. Kjo asht
ajo që e theksova ma naltë se pasojat e rregjimit komunistë dhe ato varrë që
krijuenë ata dhe ato lot që detyruenë popullin të derdhë për tbijë e vet të
pafajshëm që se dojshin Partinë komuniste, tue pa ata vet se ajo ska gja të
përbashkët me virtytin që e mban gjallë nji popull, tue të prek edhe në mish e
shpit e zemër, tue të thye edhe vorret se kishin kryqin e të parëve për besimin
e gjyshave dhe stërgjyshave që kishin të gjithë besimin kristjanë dhe rrëxue
kisha e xhamitë: vra me mundime nëpër burgje dhe pushkatue edhe personalitete
të nalta atdhetare dhe nënshkruesë të Pavarësisë së Shqipnisë don Nikoll
Kaçorrin, Lef Nosin, Mihtat Frashërinë; tue mos e lanë as në trollin shqipëtarë
të vorroset; vëra e pushkatue mbi 185 meshtarë të mbiqendrës në Shkodër,
martirizim në krye me don Simon Jubanin, të gjithë në vazhdën e shkrimit shqip,
alfabetit dhe themelimit të tij për shkrimin e gjuhës shqipe që nga Gjon
Buzuku, varg e vistër e deri te At Gjergj Fishta i madh dhe i pakrahasuem në
letrat shqipe dhe për frymëzimin e atdhetarisë shqipëtare nëpër brezëni që për
50 vjet ia vorrosën emnin dhe veprat e tij me gjithë eshtnat e trupit që as sot
nuk dihet se ku i ka!? Të gjithë të pushkatuemit ishin në rrugën e kësaj
atdhetarie për nji Shqipëni etnike dhe tue kujtue atë gjak të derdhun të
atdhetarëve të pafajshëm, të dijtunëve dhe vizionarëve, misionarëve të kulturës
europjane, vërasjeve të atyne që ia kushtuenë jetën asaj Shqipëni, se ishin ma
të ditun se pjestarët e Partisë komuniste, tue eleminue patjetër çdonjeri që
don arsye e kuptim e zhvillim me progres të pluralizmit ku ditunia dhe arsyeja
e logjika dominon dhe ku për 50 vite i vorrosën në emën të Partisë komuniste
shqiptare; vështirë se shërohen për disa breza dhe na shtyn thell e thell të
mendojmë dhe të themi: kurrë mos ardhshin ma ato kohna e sistem e robënime
mendimesh që ndajnë këtë shqipëtari dhe nuk siellin zhvillim e përparim dhe
tentojnë nga sfera të ndryshme rishtazi të krijojnë probleme në çështjet ma
vitale të kombit dhe çka asht edhe ma skandaloze rishtazi tu japim fushë
veprimi atyne që skanë dhanë asnji të mirë për këtë shqipëtari, po tentojnë ta
shpërndajnë.
Lot e gjak të derdhun për shekuj gjatë
pushtimit sllavë, lot e gjak të derdhun gjatë 500 vjetëve të pushtimit osman
turk, lot e gjak të derdhun gjatë sulmeve e pushtimit grek e maqedonas, lot e
gjakderdhje e vëllavrasje të 50 vjetve të pushtetit Komunist, mosmarrëveshje të
shpeshta e konflikte politike që shkojnë në dam të shqiptarëve në vazhdim,
shkak i mosintegrimit në Europë, ku ishte qëllimi dhe asht kulminanta e rinisë
dhe studentëve shqipëtarë, sepse ardhmënia e nji kombi, nji shteti, gjithmonë,
mbetet rinia dhe studentët që arsimohen me dituni të shkencës dhe kulturës së
qytetnueme europjane dhe botënore. Të mendojmë dhe logjikojmë së bashku, ti
analizojmë, ti vlerësojmë dhe kuptojmë; në të gjitha këto dhe ky kalvar i
popullit shqipëtarë nëpër shekuj, i lamë me gjakun e mija e mija dëshmorëve,
rilindësve, herojve, atdhetarëve të ditëve tona, tokës e Atdheut e gjuhës për
të cilët u martirizuenë këta shqipëtarë për këtë Shqipëni etnike as ma e madhe
dhe as ma e vogël sesa asht; a ka kuptim, a ka logjik, a ka arsye, a ka sy në ballë, mendje në krye, moral e karakter
njerëzor e kombëtar shqipëtarë e të përsëriten të këqiat e dhunimet e sistemeve
e robënimeve të hueja, moskultura që nuk asht shqipëtare, influencat e rrymat
që tentojnë ti ruejnë ato ndikime dhe tentojnë të përulin e eleminojnë nga
historia shqiptare shtyllën tokësore që mban gjallë nji popull, asht simbol i
nji populli në mbrojtje të historisë kombëtare shqipëtare dhe europjane dhe
ruejtjes të etnosit shqipëtarë në shekuj sikur asht Gjergj Kastrioti -
Skenderbeu. Po pse? Unë pyetem; ose nuk e dinë historinë, ose nuk ua spjegojnë
nëpër shkolla që të ruhet dhe ngjallet ndjenja kombëtare, ndërgjegjësia
personale dhe ndaj popullit, ose fare nuk u spjegohet as nuk u përkushtohet
prindja që nga vogjëlia fëmijëve të vet në këtë aspekt, apo lind edhe nji
pyetje: a vërtetë nuk çajmë krye dhe shitemi aq lehtë ndaj të tjerëve me
influenca të robënuesëve që na shkatërruenë nëpër shekuj? A nuk asht koha ti
lamë ato divergjenca e të shendrisë edhe kombi shqipëtarë si popujt tjerë të
qytetnuemë të Europës. Çdo ditë tentojnë të futen në literaturë personazhe
historike që skanë të bajnë me kurrëfarë martirizimi për etnosin as gjakun
shqiptarë. Çdo komb për historinë e vet sakrifikon shumë e shumë. Askush nuk të
falë asnjisend në martirizimin e popullit të vet për historinë dhe kulturë e
traditat që ka pasë dhe krijon. Çdo popull ato i ruenë si sytë e ballit se
përndryshe skishte me ekzistue, por me u eleminue. E kujt i takon ti ruejmë vëlerat
e shqiptarisë aq të martirizueme për tokën Shqipëni etnike, apo vetëm neve.
Kush duhet ti ruejë parimet kombëtare dhe të gjuhës e kulturës shqiptare me
qytetnim europjanë e botënor, apo vetëm ne shqipëtarët. Kush të lejon në popujt
tjerë të cënosh, lëndosh apo prek e përulë heroj kombëtarë, rilindës,
atdhetarë, gjuhën, martirizimin e kohnave; askush në botë. Askush stë jep gja pa merita, askush nuk ta
falë lirinë vetëm meritat tua, pra të kombit tand. E atherë të gjitha këto aq
të shtrejta për kombin dhe gjuhën e Atdheun Shqipëni etnike me përkushtim të
brezënive nëpër shekuj; na obligojnë të gjithë së bashku të ruejmë historinë
tonë me personalitete tona historike në krye me Gjergj Kastriotin - Skenderbe
dhe të vërtetën që asht kristale, se përndryshe, po lejueme ne, me na u përqesh
dhe nëpërkambë historia që asht populli vet, na qesh dhe përulë e tanë Europa
dhe bota. Asht turp të ndëgjohen tash e parë rrymat e ndryshme që nuk siellin
asnji të mirë për shqipëtari dhe fyt e krye janë me përmbajtje antikombëtare
dhe na e marrin fëtyrën para tjerëve e na tyrpënojnë dhe përulin imazhin e
këtij populli; të lejohen tash e parë të kenë fushë veprimi dhe krijonë
konfuzione të nji historie të pavërtetë. Ti largojmë tpavërtetat, moskuptimet,
tendencat dhe mostolerancën në kuptimin e logjikës dhe arsyes, shërimin e
plagëve dhe eleminimin e vëllavrasjes me aktin hakmarrës. Tue ruejtë historinë
tonë kombëtare shqiptare dhe herojtë e rilindësitë të shekujve, martirët në
përkushtim të kombit shqiptarë dhe gjuhës e trollit shqiptarë, tue i nderue ata
e ruejtë, si veprojnë të gjitha shtetet për vetin, ne ruejmë gjuhën e kombin
shqipëtarë dhe Shqipninë etnike për nji të ardhme ma të mirë të kombit tonë se
jemi ndër popujt ma të lashtë të Europës dhe sot skemi nevojë askujt ti shitemi
as ti falemi.
Kujtimi për të kaluemen e martirizueme të
popullit shqipëtarë gjatë gjithë kohës, do tna kujtojë të ardhmen.
Prof. Lulash Nikë Palushaj
No comments:
Post a Comment