Ministri i Kulturës Visar Zhiti : "Puna e studiuesit të
njohur shkodran Mentor Quku-t, është një vepër që e ka lartësuar poetin,
albanologun, politikanin e klerikun Mjeda, në majët me të larta të
albanologjisë."
KUKEL - SHKODER : Në kuadër të Jubileut të
100-vjetorit të Kishës së Mjedës në Kukel, komuna e Bushatit, të shtunën
më 11 maj , u organizua promovimi i 10 vëllimeve të monografisë seriale Mjeda.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të lartë shtetërore dhe të
qeverisjes lokale, akademike nga Qendra e Studimeve Albanologjike(QSA),
klerikë të dalluar, profesorë nga Universiteti Shkodrës "Luigj Gurkauqi",
e studiues të tjerë, si dhe dashamires të shumtë të artit e kulturës
shqiptare. Në mesin e pjesmarrësve të shumtë, dallohej edhe pjesëmarrja e
klerikut dhe atdhetari të shquar, për fe e atdhe Dom Anton Kçira i cili për
shume vite më radhë punoj dhe udhëhoqi pa u lodhur në famullinë e më të madhe
shqiptare në Shtetet e Bashkuara, atë të Shën Palit në Rochester
- Detroit.
Aktiviteti promovues e përkujtimorë filloi
më vendosjen e buqetave me lule të freskta pranë shtatores së poetit
Ndre Mjeda. Një buqet me lule në emër të Parlamentit të Shqipërisë u
vundosë nga Kryetarja e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli, sikurse në
emër të Ministrisë së Kulturës, nga ministri Visar Zhiti , dhe
studiuesi i Mjedës, Mentor Quku, shoqëruar edhe nga drejtori i Qendrës
Muzeore Dom Nikë
Ukgjini.
Më pas një aktivitet i pasur( moderuar nga
autoria e këtij reportazhi - studentja e universitetit të Shkodrës, Leonora
Laçi), u mbajtë në njërin e ambienteve të Kishës 100-
vjeçare, tashmë të restauruar e ndërtuar dhe projektuar nga vet
Mjeda. Drejtuesia, në emër organizatorëve falënderoi të
pranishmit duke vlerësuar shumë lart punën e studiuesit Mentor
Qukut në punën e tij kërkimore e studimore për Mjedën " Kolana
shumëvëllimëshe e punuar më shumë dashuri dhe shije, do të thoshte
oratoria, znj. Laçi, vjen si rezultat i punës kërkimore e studimore
e një përkushtim për 40 vite më radhë, dhe
natyrisht që na jep sot arritjen më të madhe në fushën e zbulimi të jetës dhe
veprës së gjeniut të letrave shqipe Dom Ndre
Mjedës".
Në ndërkohë fjalën e mori edhe Drejtori i
Qendrës Muzeore "Ndre Mejda" Dom Nikë Ukgjini , i cili u rrëfye se
ai është duke punuar me përkushtim shumë të madh, për
kthimin në identitet të plotë, edhe të shtëpisë së poetit
Mjeda. Kleriku studies, Dom Nikë Ukgjini, ndër të tjera tha
se: " Jemi mbledhur për të promovuar një vepër unikale në llojin e
vet, në fushën e albanologjisë, ku gjithësesi studiuesi i njohur
Mentor Quku, me veprën e realizuar, na i ka hapur dyert për një
fushë të re albanologjike, atë të Mjedologjisë."
Kryeparlamentaria e Shiqpërisë, Znj.
Jozefina Topalli në fjalën teksa vlerësoj lart personalitetin e
Ndre Mjedës, në disa këndëshikimi, është ndalur tek Mjeda, si
një politikan - deputet dhe veprimtarin e tij për t'i shërbyer
çështjes Kombëtare. Në vijim të këtij aktiviteti foli poeti i shquar Ministri
i Kulturës zoti Visar Zhiti, ish i burgosur politik, duke u shprehur
se : "Puna e studiuesit të njohur shkodran Mentor Quku-t, është një vepër që e
ka lartësuar poetin, albanologun, politikanin e klerikun Mjeda, në majët me të
larta të albanologjisë."
Gjithashtu, Ministri i Kulturës Visar Zhiti, premtoi që
brenda një kohe të shkurtër, tryeza e Mjedës do kthehet në vendin e vet, si u
shpreh ai" aty ku peshon me tepër në Shtëpin-Muze të poetit lirik Mjeda
në Kukël."
Akademiku Kolec Topalli, që njihet si një nga përfaqësuesit
më të shquar të albanologjisë, në Shqipëri, lëshoi kumtin rreth serisë
monografike "Mjeda" më temën: "Dom Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhës shqipe" .
Prof. Koleci, me këtë rast lexoi dhe letrën përshëndetëse të
Prof. Ardian Marashi-t Drejtorit te QSA, i cili për shkak të
obligimeve nuk ndodhej në Shqipëri.
Në vazhdim të këtij aktiviteti shumë të bukur, sipas programit fjala
ju dha studiuesit të talentuar Dr. Gazmend Krasniqi-t, i cili u kthye në Kukël
mbas një periudhe 30-vjeçare, dhe lexoi kumtesën më temën: "Një
studiues i identifikuar më objektin".
Në mesin e folësve, ishte dhe Dr. Virion Graçi nga QSA, me kumtesën
e tij me temën: "Ringjallja tokësore e Dom Ndre Mjedes". Ndërkohë, që
tudiuesi i njohur i Fishtës, krijuesi i shkencës më të re albanologjike -
Fishtollogjisë, Dr. Tonin Cobani, mbajti një kumtesë më një
temë mjaft interesante, ku u ndal në disiplinën shkencore Mjedologjin më
temën: "Mjedollogjia e Mentor Quku-t si provokim".
Prof. Dr Begzad Baliu, nga Universiteti i
Prishtinës, kishte dërguar kumtesën me titull: "Nga mjedologjia te
institucioni i saj".
Në veprimtarin kushtuar Mjedës, në Kukel, e mori
fjalën edhe studiuesia suksesshme, pedagogia veterane dhe
e palodhur të Univeristetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" Prof. Dr.
Fatbardha Hoxha, e cila doli para të pranishmeve me kumtesën me temë :
"Personaliteti dhe vepra e Mjedës në kolanën e Mentor Quku-t" .
Profesoresha Hoxha, u ndal kryesisht ne Bibliografinë e përdorur nga
Mentor Quku, si dhe bëri kërkesë publike drejtuar përfaqësueseve të qeverisjes
që studiuesit Mentor Quku-t, ti jepej vlerësimi më titullin
"Mjeshtër i Madh".
Një tjetër pedagoge e Universitetit të Shkodrës, ishte dhe
Dr. Elinda Ramdani shefe e katedrës së Letërsisë, një studiuese e re, e cila
referoi me temën: "Binomi Mjeda -Quku kontribute dhe risi" ku ndër të
tjera u shpreh se - :"studiuesi Mentor Quku, është mëshiruar më
Mjedën, Ai në çdo qelize të tij ka Mjedë-n dhe vetëm një studiues i
tillë mund ta studioi aq shumë dhe mund të shkruaj aq bukur më aq finesë,
përkushtim e dashuri, për poetin tonë kombëtar." u shpreh Dr.
Elinda Ramdani.
Dhe si "qershia për mbi tortë" ishte fjala e studiuesit të
njohur shkodran, zotit Quku, i cili duke mbyllë ketë
aktivitet ri-solli të përjetësuar thënjen e Mjedës" Ma mirë me kenë
se mu dukë". Professor Quku, me thjeshtësinë dhe modestin që e
karakterizon, atë u shpreh me këtë rast se - ai ndjehet i
nderuar që studiuesit e vlerësojnë punën dhe veprën e tij - Ai kërkoi që
kjo punë studimore e nisur prej tij , nuk duhet te vlerësohet vetëm
sot, por duhet të punohet dhe në të ardhmen, kur studiuesit do
të thellohen edhe me tepër në punën studimore, të nisur prej tij për
Mjedën.
Studiuesi i palodhur Mentor Quku dhe pse punoi 40-vite për
gjeniun e letrave Shqipe, ende nuk e quan punën e tij të përfunduar,
mbasi ai "fsheh" disa projekte të tjera ambicioze të cilat
e presin Kishën dhe Shtepinë Muzeore të Mjedës, që në një të ardhme jo të
largët të kthehen në Qendër Studimore për studiues shqiptare e të
huaj.
Këtë e ka pohuar edhe kleriku dhe atdhetari të shquar, për fe e
atdhe Dom Anton Kçira, i cili për shumë vite më radhë punoj dhe udhëhoqi pa u
lodhur në famullinë e më të madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, atë të
Shën Palit në Rochester - Detroit, teksa thotë se :" Sikur të mos ishte
Mentor Quku, nuk do ishte nxjerr në pah madhështia e figurës së Mjedës,
ashtu siç kanë mbetur në pluhurin e harresës shumë figura të tjera të
cilat presin të mëshirohen nga studiuesit te rinj".
No comments:
Post a Comment