BEQIR SINA, New York
Ambasada Amerikane nuk thotë se është e pamundur, as po
hedh posht idenë e Berishës, por po ju thot skeptikëve ( Edi Ramës, Mero
Bazes, Ilir Metës, Koço Kokëdhimës, Erjon Velisë) që Shqipëria, ashtu si dhe
shumë vende që janë më të zhvilluara ose dhe më poshtë se Shqipëria, kan për
ta arritur heqjen e vizave.Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa
viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Mes tyre janë vendet më të
zhvilluara në botë, por jo të gjitha vendet e BE-së.
BENSONHURST BROOKLYN NY : Media
opozitare, dhe ajo e majtë, ndryshe megafoni i i çjerrë fushatës së Edi
Ramës, duke shfrytëzuar me djallëzi një njoftim të Ambasadës amerikane,
në Tiranë, në faqen e saj të interenetit, i cili bënë pjesë në
rregulloren e vizave "Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program),
sipas oreksit, konevrtohet në llogari të tyre, gjoja
si përgjigje ndaj fjalës të Kryeministrit Berisha, i cili,
deklaroi gjatë një mitingu elektoral në Durrës se "Kjo qeveri në mandatin
tjetër, do të punojë që të hiqen vizat me SHBA , ashtu si u hoqën me
Europën - pra lëvizjen e lirë të Shqiptarëve" . Pra diçka krejt
noramale!
Në statusin e tij në rrjetin social Facebook, Pollo thotë
sot se me punë qeveria e Berishës do ia dalë edhe heqjes së vizave me Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Dhe shton se po shihja sot që media pro
opozitare e ndonjë deputet socialist pretendonin se Ambasada e SHBA-ve në
Tiranë, doli kundër angazhimit të PD-së e Kryeministrit Berisha për të hequr
vizat me Amerikën. Argumenti i tyre ishte se, sipas website-it të sektorit
konsullor të ambasadës, rezulton se Shqipëria nuk i përmbush kriteret. Eureka!
Zbulim i madh. thekson zoti Pollo," Është logjike që nëse i përmbushnim
kriteret, vizat do të ishin hequr. Por të mos harrojmë se në fushatën
zgjedhore, në vitin 2009, kur angazhoheshim për heqjen e vizave me Bashkimin
Evropian (Schengen) gjatë mandatit të dytë të PD ne nuk i përmbushnim
kriteret. Me punë e reforma kjo u arrit; dhe vizat u hoqën. Jam kurioz nëse
PS-ja do të tentojë sërish të sabotojë e bllokojë heqjen e vizave me ShBA-të
siç bëri tre vjet më parë”, ka thën?7 me shumë të drejt dhe me logjik zoti
Pollo.
Mirëpo, duhet sqaruar se Ligji aktual
amerikan kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë
prej më pak se tre për qind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes
tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër
kërkesa të tjera, çka është krejt normale për çdo vend të botës, dhe nuk
përbën ndonjë gjë specifike, vetëm për Shqipërinë.
Amerika, duhet shtuar se ka rregulla të forta
përsa i përket vizave dhe normalisht ka vënde shumë herë më të zhvilluara
se sa Shqipëria dhe nuk e kanë sistemin e vizave me
Amerikën . Ashtu si ka edhe vende shumë më poshtë se Shqipëria, që nuk i
plotësojnë fare këto kriteret e kërkuara, por ngaqë kjo është
thjesht një praktikë Amerikane, dikush përfiton dikush nuk përfiton!?.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
ashtu si të gjitha ambasadat e saj në mbarë botën sqaron qytetarët e vendeve
ku ata kan ambasadat e tyre, se :"Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver
Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që
duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në
VWP", sqaron për këtë ambasada e SHBA në faqen e saj të internetit http://albanian.tirana. usembassy.gov/,
pa permendur këtu Shqipërinë dhe Kryeministrin Berisha. Ashtu si shkruan TemA,
Shekulli, apo si e qendisi lajmin Top Channell, Vizoin Plus e të tjera mjete
mediatike të Edi Ramës.
Mirëpo, Edi Rama dhe kjo opozitë, kjo media gjynyfqare dhe
qaramane, këta gazetarë e analistë e politikan të ideoligjizuar deri në palcë,
me ideologjinë e "Boshtit të së Keqes", kështu than edhe për pranimin e
Shqipërisë në NATO, apo edhe për heqjen e vizave me BE. Kështu, thanë
këta gojë keqinjë dhe gojë ligë, edhe për Rrugën e Kombit, që i bashkojë
Shqiptarët, dhe shembi atë "Murin ndarës". Kështu thanë për
Tunelin e Elbasanit, apo rrugët e asfaltura ngado që të
udhëtosh nëpër Shqipëri, dhe për internetin. Dhe tani
"majmunëria" Edi Rama, bredh me autobuz superluksi dhe
jep konferenca me "rrogëtarët" gazetarët në IPad nëpër ato
rrugë të nivelit ndërkombëtar.
Dhe kulmi i kësaj deklerate të Kryeministrit Berisha, ishte
kundërvënia dhe mënyra se si u munda ta hedhi poshtë edhe Paskal Milo, i
cili shprehet kunder deklaratës së kryeministrit për liberalizimin e
vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i demokracise sociale,
"liliputi" dhe sojezi i Edi Ramës, i kërkon SHBA-ve, të mos ia japin
edhe këtë kartë Berishës.....!
Kjo tregon se sa poshtë ka rënë një ish- diplomat i
ideologjizuar, të cilit, duket se i ka mbetur ende ora në kohën e Enver
Hoxhës, me SHBA .Mbasi për Ish-ministrin e Jashtëm Paskal Milo, kjo nuk
është gjë tjetër veçse mashtrim elektoral dhe nuk është aspak në të mirën e
qytetarëve shqiptarë, që me zor e presin të vijë ajo ditë.
Megjithatë, finoku Milo ka dyshimet e veta që një gjë e
tillë mund të ndodhë. Ndaj ai argumenton edhe këtë qendrim të tijin radikal -
spese, ai ndejen kjo mund të ndodhë, por ndërsynë median e majtë, Mero Bazen,
Koço Kokdhimën, Vizion Plus, Top Chanell, e tjera rrogëtare
media, që të lëvizin të gjitha "levat" sa më parë, që kjo të
mos realizohet të paktën deri sa të vijnë ata në pushtet....!. Sepse, frika
është se të gjitha kreditët, çfarë jan arritje historike, për
Shqipërinë, i ka marrë deri tani Berisha: pranimin e Shqipërisë në
NATO, heqjen e vizave me BE, Rrugën e Kombit, Tunelin e Elbasanit, apo
rrugën e Arbërit nesër, rrugët e asfaltura kryqe tërthorë Shqipërisë,
internetin, dhe i vetmi vend me një ekonomi të brishtë që nuk e preku kriza
ekonomike, Shqipëria..
Shqipëria, dihet botërisht se tani është një nga
vendet më "të preferuara" të Shteteve të Bashkuara Amerikës në
Ballkan. Vendi më pro-amerikan në botë, thonë vetë Amerikanët. Shqipëria, ka
numërin më të madh të fituesve të Lloterisë së vizave - 5000 qytetarë
shqiptarë, përfitojnë në çdo shpërndarje të këtyre vizave. Duke
pasur maredhenie te shkelqyera me Ameriken, Shqipëria është partnere e disa
programeve dhe projekteve të mëdha me SHBA, përfshirë pjesmarrjen e saj në
luftën kundra terrosrismit.
Për pasojë dhe çështja e lëvizjes së lirë në drejtim të SHBA, do të bëhet me mënyra të "terthorta" dhe me ritme të përshpejtuara, për Shqipërinë, duan apo sduan Edi Rama dhe Pakal Milo. Për këtë duket se shqiptarët janë me fat, që për këtë nuk ka nevojë për ato votat e Edi Ramës, pra të opozitës, si ato me kalimin e tre ligjeve, për marrjen e statusit të vendin e kandidatit të BE. Ndryshe, Shqipëria dhe shqiptarët sigurishtë që do ta pesonin si e pësuan me integrimin, deri tani.
Për pasojë dhe çështja e lëvizjes së lirë në drejtim të SHBA, do të bëhet me mënyra të "terthorta" dhe me ritme të përshpejtuara, për Shqipërinë, duan apo sduan Edi Rama dhe Pakal Milo. Për këtë duket se shqiptarët janë me fat, që për këtë nuk ka nevojë për ato votat e Edi Ramës, pra të opozitës, si ato me kalimin e tre ligjeve, për marrjen e statusit të vendin e kandidatit të BE. Ndryshe, Shqipëria dhe shqiptarët sigurishtë që do ta pesonin si e pësuan me integrimin, deri tani.
Në ndërkohë duhet theksuar se "Zgjedhjet e 23 Qershorit, lidhjet e
mira të Shqipërisë me SHBA, dhe vizat kan qenë në qendër të bisedës
mes Kongresmenit amerikan, Demokrati i Michiganit, Gary Peters dhe
ambasadorit të Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi," paradokohe. Çka do
të thotë se qeveria e Shqipërisë, është e angazhuar po punon në këtë
drejtim me të gjitha kapacitetet e saj që edhe shqiptarëve t'ju hiqen vizat me
SHBA.
Në dekleratën e tij për shtyp kongresisti demokrat Gary Piters,
thotë se me Ambasadoriin e Shqipërisë në Uashington, zotin Gilbert Galanxhi,
ata diskutuan ndër të tjera edhe lidhje lëvizjen pa viza të shqiptarëve drejt
Shteteve të Bashkuara.
Kongresmeni amerikan Gary Peters - thotë ndër të
tjera, në një dekleratë se Ambasadori i Shqipërisë në Ushington Gilbert
Galanxhi, gjithashtu kërkoi atij mbështetje për vizat afat-gjatë, në
lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë drejt SHBA, pra hyrjen me viza disa
vjeçare. Çka do të thotë se qeveria po punonë për këtë çështje.
Kongresmeni Peters, në dekleratë ka thënë se edhe
ai i mbështet përpjekjet për të lehtësuar tregtinë legjitime dhe të
udhëtimeve me viza për shqipëtarët, dhe do të punojë me aleatët në Kongres
drejt këtij qëllimi.
"Për vizat afat-gjatë, viza hyrjeje në SHBA, ai thotë se do
të inkurajojë më shumë vizita në Shqipëri dhe të lejojë qytetarëve shqiptarë
vizita të komuniteteve shqiptare në SHBA, për të vizituar anëtarët e familjeve
për një periudhë të zgjatur kohe, me sa më pak vështirësi që të jetë e
mundur."
No comments:
Post a Comment