RUSH
DRAGU ,PRONAR DHE DREJTUES I Albdreams-it (SHBA) MERR ÇERTEFIKATEN E MIRNJOHJES
,AKORDUAR NGA NËNPREFEKTI I MALËSISË MADHE, TË
DHËNË ME RASTIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES PAVARESISË SË SHQIPERISË
Vizita e ketyre ditëve të zotit Rush Dragu në Shqiperi
ka bërë të mundur që ti dorzohet Çertefikata
e Mirnjohjes akorduar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavaresisë
së Shqiperisë, per portalin online
Albdreams (Ëndërrat Shqiptare),pronar , themelues dhe drejtues i të cilit
është zoti Dragu që prej dates
26 nentor 2004 , kur kjo dritare e madhe drite u
hapë në qiellin e medieve elektronike Amerikane. Per kontributin e madh në
promovimin e vlerave kulturore ,artistike ,publicistike e historike ketij
portali shqiptarë me daten 28 nentor 2012 Nenprefekti i asaj kohe të Malesisë Madhe zoti Sytki Ndrecaj i
akordon Çertefikaten e Mirnjohjes ,e
cila “fizikisht” nuk kishte qënë e mundur
t’i dorzohet zotit Rush Dragu me
banim në Amerikë. Kjo mundesi u krijua
pikrisht me daten 14 maj 2013. Dorzimi i kesaj Çertefikate në ketë ditë u bë
nga ish Nënprefekti zoti Sytki Ndrecaj , me pranin e Nënprefektit të sotem të
Malesisë Madhe zotit Islam Semanaj ,gjë
që tregon vijimsin e vlersimit të kesaj medie elektronike nga Institucioni i
Nenprefektit M.Madhe.
Të pranishem në
dorzimin e Çertefikates së Mirnjohjes Zotit Rush Dragu ishin edhe gazetar ,publicist e miq të
Albdreams-it si dhe bisnezmeni i njohur (mbeshtetes e kontribues per vlerat
kombetare shqiptare) zoti Ndue Ftoni. Gjatë dorzimit të kesaj Çertefikate të
pranishmit vlersuan portalin Albdreams
si një dritare plot dritë ku secili ka çfarë të shoh , dhe ka çfarë të thotë
,pa asnjë censure apo privim ,me një
liri të cilen sot është veshtirë ta gjeshë
në mediat e tjera shqiptare…Albdreams-i u tha nga të pranishmit është
edhe një urë lidhese elektronike , në mes shqiptareve që banojnë në Amerikë e
vende të tjera dhe atyre të Shqiperisë politike dhe etnike..Albdreams-i është
edhe një zë i fuqishem Shqiptarie në
tempullin e lirisë e demokracisë (SHBA) , dhe per këtë merita kryesore i takon
zotit Rush Dragu…
Perg. Ndue BACAJ
No comments:
Post a Comment