Friday, May 17, 2013

MIRASH GJOKA DHE BUJARIA E TIJ LEGJENDARE

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York
Bujaria ёshtё dhunti morale qё kujtohet brez pas brezi. Ështё karakteristike pёr tё cilёn ёshtё folur e shkruar shumё,bile edhe nё librat e shenjtё sidomos nё “Besёlidhjen e Re”. Bujarёt zemёrmirё nuk harrohen kurrё. Nё traditёn shqiptare bujaria dhe besa janё virtyte njerёzore tepёr fisnike dhe nderohen si vepra tё shenjta.Çdo periudhё dhe shoqёri ka besnikё dhe fisnikё tё dalluar. Ata nuk harrohen kurrё. Bujarёt e vёrtetё populli i quan zemёrbardhё e dorёdhёnё. Bile vdekjen e tyre e pёrjeton rёndё e gjithё shoqёria.
Nё vendlindjen time flitej shumё pёr bujarёt e vendit, pavarёsisht se ata nuk jetonin mё. Nga tё parёt e mi kisha dёgjuar pёr disa familje fisnike, por pёr bujarinё e Mirash Gjokёs kisha dёgjuar mё shumё se pёr asnjё tjetёr shqiptar. Ata tregonin pёr shumё virtytete tё larta njerёzore tё Mirash Gjokёs, por pёr bujarinё e tij flisnin nё mёnyrё tё veçantё. Mirash Gjoka tregonin ata ishte bujar me tё gjithё por me tё varfёrit edhe mё shumё. Zoti e kishte pajisur me shumё virtyte tё mira njerёzore,por bujaria e bёnte tё veçantё. Por ai kishte qenё me fat sepse ishte martuar me njё grua shumё fisnike e cila e mbёshteti tёrё jetёn nё veprimtarinё e tij tepёr humane. Edhe pёr gruan e tij Marush Prekёn flitet sot e kёsaj dite me respekt. Marusha tregonte se Mirash Gjoka nuk shtronte darkё herёt, nё pritje se mund tё vijё dikush edhe i paftuar pёr darkё.Kur pёrgatisnin ushqime speciale nuk shtronin darkё pёr orё tё tёra. Dera e shtёpisё sё tij ishte gjithmonё e hapur. Nё krahun e djathtё tё derёs bёnte dritё njё kandil.
Qysh atёherё kjo shtёpi u quajt “Dera e Mirash Gjokёs”.
Jetesa nё vendlindjen time nё Alpet shqiptare tё Malsisё se Madhe karshi Bjeshkёve tё Nemuna ishte tepёr e vёshtirё. Vera pa shi dhe dimri me shumё borё e bёnin jetёn tё padurueshme. Nё kushte tё tilla bujarёt si Mirash Gjoka ishin shumё tё dashur dhe tё nderuar,sepse natyra e kёtij vendi mund tё sillte rreziqe tё paparashikueshme. Nё ato kohёra gjatё dimrit edhe ujqit kёrcenonin. Njё ditё dimri ishte pёrhapur lajmi pёr rreziqet qё mund tё shkaktonin dy ujq tё tёrbuar. Kishin qitё kushtrimin pёr mbyllje tё tё gjithё popullsisё dhe dy djem trima siç ishin nuk u mbyllёn por dolёn nё kёrkim pёr t’i vrarё ujqit e tёrbuar. Natyrisht se ujqit nuk mund tё vraponin sepse kishte rёnё njё metёr borё. Vёllazёrit Gjelosh Preli e Tomё Preli Gegaj morёn pushkёt e revolet pёr ti vrarё ato bishё. Tomё Preli e kishte kapur njёrin prej tyre dhe ndёrsa e mbante ashtu tё palёvizshme, bisha e tёrbuar e gёrvishti nё kёmbё. Toma e thirri Gjeloshin: vraje se mё sakatoi! Gjeloshi nxori revolen e qёlloi bishёn nё gojё, por nё atё çast bisha e kafshoi nё dorёn e djathtё me tё cilёn e qёlloi. Gjelosh Preli e vrau ujkun por edhe ujku e vrau atё. Bisha e tёrbuar e kishte kafshuar rёndё dhe pasi u kthyen nё shtёpi  filluan dhimbje e mundime tё papёrshkrueshme. Krejt vendi e pёrjetoi tragjedinё e tij. Nusja e tij ishte shtatzёnё, dhe disa orё para vdekjes Gjelosh Preli i la gruas njё amanet. E porositi qё djalin ose vajzёn qё do tё lindё t’i pagёzojё nё kishё Mirash Gjoka. Ai ёshtё bujar dhe ka pёr tё ndihmuar me rrit djalin ose vajzёn time jetim. Pas disa muajsh ajo lindi djalin--Prelokё Gjeloshin, babain e Dr. Athanas Gegaj.
Pёr bujarinё legjendare tё Mirash Gjokёs kishte dёgjuar e tёrё Malsia e Madhe e deri edhe Dukagjini. Nё oxhakun e kёtij fisniku u pritёn me nderime e bujari udhёheqsit mё tё nderuar tё Kryengritjes sё Malsisё tё vitit 1911. Nё shtёpinё e Mirash Gjokёs u vendos Dedё Gjo’Luli, Mehmet Shpendi, Zenel Shabani e shumё tё tjerё. Nga kjo mikpritje bujare Mirash Gjoka dhe Dedё Gjo’Luli lidhёn miqёsi, pasi qё Mri Dedja e Dedё Gjo’Lulit u martua me Ujkёn e Mirash Gjokёs. Dhjetra kryengritёs qёndruan disa muaj nё kёtё shtёpi, pёrveçse mirёqёnijes ata ishin pёrgjegjёs edhe pёr sigurinё e tyre. Pavarsisht se ishte pushtuar nga Mali i Zi pas Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit, Trieshi, kjo “spart e vogёl” ishte si njё oazё pёr tё gjitha lёvizjet shqiptare pёr pavarёsi. Nё shtёpinё e Mirash Gjokёs u shtruan shumё dreka e darka tё famshme pёr elitёn luftarake dhe politike tё Shqipёrisё. Pёrveç kryengritёsve tё lartpёrmendur atje vajtёn edhe Imzot Serreqi e Hil Mosi.
Shёn Pali ka thёnё: “Si jeta ashtu vdekja”. Mirash Gjoka vdiq i moshuar. Trieshi gjithmonё feston nё mёnyrё solemne “Zojёn Rruzarё” qё pёrndryshe njihet edhe me emrin “Zoja  Trieshit”. Dita e kёsaj feste bjen gjithmonё tё dielёn e parё tё tetorit. Nё ato kohra vinin pёr festё qindra miq e bija. Atё ditё feste ndodhi diçka e papritur. Vdiq Mirash Gjoka i Trieshit, bile shumё burra e gra fisnikё thanё u shua ndera e vendit.  Festa u kremtua si gjithmonё me shumё miq e dashamirё. Tё gjithё kishin dёgjuar pёr vdekjen e Mirash Gjokёs dhe tregonin dhembje, por edhe mё shumё respekt pёr kёtё fisnik tё vllazёrisё shumё tё pёrmendur Dukaj. Djemtё e Mirash Gjokёs, Ujka dhe Nikolla pas festёs shtruan njё drekё tё madhe pёr shpirtin e babait tё tyre legjendar. Ftuan tё gjithё miqtё dhe bijat e Trieshit pёr tё marrё pjesё nё ato drekё. Shumё burra dhe gra tё dalluara morёn pjesё nё pёrgatitjen e drekёve tё Mirash Gjokёs. U shtruan dhjetёra sofra. Nё sofrёn kryesore ulet vetёm njё trieshian, Dedё Marku pothuajse 100 vjeç. Vetёm familjet fisnike tё Shqipёrisё kishin shtruar drekё tё tilla.
Unё e kam njohur njёrin prej dy djemve tё Mirash Gjokёs. Tё gjithё e thrrisnim Nikollё Mirash Gjoka.Shumё i ndershёm dhe i qetё. Tё gjithё e nderonim, sepse kishte trashёguar shumё virtyte nga prindёrit e tij. Nikollё Mirash Gjoka la pas 4 djem e disa bija. Edhe ata ishin shumё tё dashur e bujarё. Nё fillim tё viteve ‘60 fillova mёsimet pranё gjimnazit tё Podgoricёs dhe pёr njё kohё jetova nё shtёpinё e Gjergj Nikollёs nё Mal tё Kakarriqit. Gjergj Nikolla mё trajtonte mё mirё se djemtё e tij. Pavarsisht se isha shumё i ri mё nderonte dhe nuk kursente gjё pёr mua. Tё gjithё nipat dhe mesat e Mirash Gjokёs ishin zemёrbardhё. Bora, e bija e Mirash Gjokёs ishte e martuar nё vllazёrinё tonё. Kishte mbetur vejё shumё e re dhe nuk ishte martuar kurrё. Ajo pёrmendej si grua e mirё dhe puntore. Boni, siç e quanin tё gjithё e rriti pёr bukuri djalin e saj Preç Marashin pёr tё cilin shkruan fjalёt mё tё mira Mons. Simon Filipaj nё veprёn e tij: “Jetёshkrim i Shkurtёr”. Tё gjithё pohonin se Preç Marashi ishte bujar si daja i tij, Mirash Gjoka. Pavarsisht se jam larguar nga vendlindja ime Trieshi  njё gjysmё shekulli mё parё, tregimet e tё parёve tё mi pёr Mirash Gjokёn nuk i harroj kurrё. Kёtё familje fisnike e kujtoj gjithmonё me dashuri e respekt.  Vepra e Mirash Gjokёs ёshtё shembull pёr brezat e ardhshёm. Ky fisnik legjendar i Malsisё sё Madhe  meriton shumё nderime bile edhe njё pllakё pёrkujtimore nё vendlindjen e tij.
 

No comments: