Friday, May 17, 2013

Kur bënë dasëm malësori - ndizet vendi !


 Beqir SINA - New York
Mbi 800 veta në dasëmën e Dedvukajt - stërnipit të kryetrimit DedGjoLulit
NEW YORK CITY : Në Detroit dhe New York, ku jetojnë edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë, atyre që kan emigruar nga Malësia në Amerikë, dasëmat e malësorve bëhen madhështore. Dasëma më e vogël tregojnë shqiptarët e Amerikës, e malësorëve, ka të paktën 500 vetë, dhe, më e madhja mbi 1500 vetë. Kjo, është një traditë e kahershme e këtyre malësorëve, të cilët këtë gëzim e hare, në çdo mënyrë duan t'a ndajnë me të gjithë farefisin e tyre, miqt, shokët e dashamirët.

   Dasëmorë nga te gjitha trojet shqiptare nuk mungojnë në këto dasëma dhe gazmende, ndërsa nuk ka dasëm malësore, pa bajrakun siç e quajn ata flamurin kuq e zi. Në çdo dasëm në ballë të saj - qëndron flamuri Kuqezi dhe ai Amerikan, të cilin e mbajnë dy djelmosha veshur me kostume popullore të kësaj treve. Pastaj hynë çifti i ri i shoqëruar nga çifitet e reja të veshura bukur dhe plot shije, mes këngëve e valleve dhe fëmijëve të luleve.

   Një miku im në këtë dasëm,  më tha : "Nese jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth dasëmave te malësorve, për të parë një festë martesë të vërtetë, ashtu siç mund të keni dëgjuar, urojë që t'ju bie rasti të jeni i ftuar në një mundësi të tillë të mrekullueshme, si kjo e dasëmës, së djalit të Kolë Mirit, dasëm tipike e malësoreve."

   Dasëma - Malësore, nisë qysh nga zbukurimi me simbolet kombëtare të shtëpisë, pritjen nga të zotët e dasëmës, prej tek porta, gostitjen sipas zakoneve, e rite të tjera ku çdo gjë është shqiptare. Festa martesore vazhdon me ceremoninë fetare, e cila mbahet në ambjentet e Kishës, në Altar, aty ku bëhet bekimi dhe kurorëzimi i çiftit. Natyrisht, që çdo gjë kulmon në mbrëmje zakonisht, duke e ndezur më në fund lokalin - ku mbahet dasëma . Të zotët e dasëmës janë ata që do të bëjnë, me respektin që tregojnë, ndaj çdo mysafiri, tavolinë më tavolinë, të kalosh çastet më miqësore dhe më të gëzuar të jetës suaj.

    Çka pa dyshim do t'ju lë një kujtim të çmuar, për ju dhe të gjithë mysafirët e kësaj dasëme. Guzhina dhe menuja janë të zgjedhura sipas traditës, ku nuk mungon mishi i pjekur në hell, mezeja e bollshme dhe rakija e bërë vetë. Këngë e valle popullore të kësaj treve, ku dallohen këngët kushtuar heronjëve dhe ato të kreshnikëve të këtyre anëve, ose ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, të gjitha së bashku plotësojnë ambjentin e hareshëm, gazmor e festues të kësaj feste martesore, dasëmen mbresalënse.


    Mirëpo, ngaqë çdo dasëm shqiptare, sidomos këto që bëhen këtu në diasporë, ka edhe të veçantën e saj - e vogël apo e madhe qoftë ajo, nga Veriu, Shqipëria e Meseme apo Jugu, janë dasëma tradicionale shqiptare, që të kënaqin zemrën. 
 
   Kurse, Dasëma e Dedevukajve, lidhet edhe më atë të tragjedisë së 11 shtatorit 2001, ngjarje, e cila kjo tashmë, është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, mbasi 11 Shtatori 2001, është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë, së çdo qytetari në SHBA.
 
   Djali i Marash Kolë Mirit, Simon Dedevukaj - stërnipi i kryetrimit DedëGjoLulit, i cili udhëhoqi kryegritjet e para për pavarësinë e Shqipërisë, është një nga tre heronjët shqiptarë që vdiqën më 11 shtator 2001.
   
 
  Ai, vdiq në moshën 26 vjeçare, duke u bër një prej viktimave të sulmit terrorist,12 vjet më parë, teksa po punonte në katin e 95- të, të Kullës veriore në Qëndrën Ndërkombëtare të Tregëtisë , tragjedisë, ku humbën jetën afro 3 mijë njerëz të pafajshëm. Në ndërkohë, që të shtunën familja Dedvukaj, në New York, pas atij kumti - 12 vjet më pasë, pati një gëzim të madh - martoi me një dasëm të madhe, djalin e tyre - Kolë (Calin) Dedëvukajn .

  Vatë Marashi Dedvukaj, në emër të babës së dhëndrrit Marash Kolë Mirit Dedvukaj me vëllëzër e familjen e gjerë  iu drejtua mysafirëve të shumtë, me një ftesë ku thuhej se, pjesmarrja e çdo njerit prej tyre në dasëmën e djalit të tyre, u a shtonte atyre gëzimin familjarë, dhe ua rritëte nderën si thonë malësorët. Në ftesën e tyre, ata për këtë dasëm, thonin se :" Kemi nder dhe kënaqësin të veçantë që në emën të Familjes së Kolë Mirit, t'ju ftojmë të merrni pjesë në martesën e djalit tonë Kolë(Calit), i cili me këtë rast fillon jetë të re bashkëshortore, me zonjushën Valbona. E bija, e të nderuemit Zef Marash Kolës Sinishtaj(Malësi)"

   Dasëma e madhe e Dedvukajve, nisi simbas zakonit të tyre fetarë, të cilit çifti i mrekullueshëm i përket, atij Katolik " Kunora dhe Mesha e Shejtë", të cilat, u celebruan në mesdrekë, të shtunën më 11 Maj 2013, në orën 2:00 - PM (pasdite) në Kishën Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", nga i përndershmi Dom Viktor Dedaj
  
    Ndërsa ceremonia e dasëmës filloi në orën 7:00 PM (në mbrëmje) në lokalin e njohur për dasëma e gazmende të shqiptarëve në këtë qytet,  "Eastwood Manor" në Eastchesters Bronx - New York, me një bekim të ushqimit dhe lutjes fetare nga i përndershmi Dom Nikolin Pergjini. Grupi muzikor me këngëtarët e njohur nga Malësia, Liria Dedvukaj dhe Lek Dedvukaj e bënë edhe më të hareshme dhe më të gëzueshme këtë dasëm karateristike e Malësorëve në Amerikë.
 
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro
 
 
 
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro
 
 
 
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro
 
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro
 
Foto kreditë : Amir Sukalic - Studio AlbaPro

No comments: