Saturday, May 18, 2013

Ditëlindje e shfrenuar e Arian Çanit (Foto)

Një festë komplet ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. I tillë ka qenë 45-vjetori i moderatorit të njohur Arian Cani, i cili mblodhi të shtunën që lamë pas, në club “Mumja”, miqtë ë tij më të mirë. Jo vetëm për të festuar këtë përvjetor të tijin, por edhe për të shijuar ‘live’ performancën ë D.J. topless Katusha.
Të ftuar në këtë festë ishin personalitete të
shumta të jetës publike, të tillë si Sokol Olldashi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Aleksander Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Zamir Mane, Vera Grabocka, Ermal Mamaqi dhe Ami, Dr.Flori, Olta Gixhari, Floriana Garo etj…
Për të ftuarit ishte rezervuar këndi privat i club-it, por disa prej tyre u bënë njësh me njerëzit e tjerë, për ta shijuar edhe më shumë mbrëmjen.
Fotot që sjellim sot e shfaqin Arian Canin ashtu siç ai është. I çlirët nga komplekset dhe paragjykimet, dukë u puthur me bashkëshorten Enin e duke u përqafuar bashkë me të dhe D.J. Katusha. Nuk kanë munguar në këtë mbrëmje as përformancat joshëse nga balerinët e të ftuarit gjithashtu.



No comments: