Saturday, August 31, 2013

A është gjallë Ben Blushi?

Nga: Alfred Lela
“Mapo”e së martës hapej me një titull që mbërthente në vetvete jo vetëm mungesën e zhvillimeve në gusht, por edhe projeksionin e zhvillimeve të ardhshme në shtator e përtej. “Rama mbledh ekspertët e huaj, mungojnë ‘senatorët’ e PS”, qëmtonte e përditshmja dhe, për atë që i ndjek me vëmendje episodet dhe ngjarjet politike, e kupton se qeveria e re, edhe pse në heshtje, i ka bërë ca të huaj në PS. Sidomos ndër ata që kjo gazetë i mbiquante “senatorë”. A do të kthehen “të huajt” në “armiq”? – është pyetja.
“I huaji i madh”

Friday, August 30, 2013

Si përfundojnë spiunët?

ARMIN TIRANA
Përpara se një kontraktor i inteligjencës amerikane të zbulonte interceptimet sekrete e telefonave të qytetarëve, Administrata Obama po promovonte një dorë të fortë represive në nivel qeveritar mbi kërcënimet ndaj sigurisë, duke i shtyrë nëpunësit federalë që të kontrollojnë nga afër kolegët e tyre dhe duke i nxitur menaxherët që të ndëshkojnë ata që shmangin bërjen e raporteve mbi të dyshuarit.

SHQUP, atavizmë e diktaturës

Hamit TAKA


Rituali i medias dhe shtypit shqiptar, për të hedhur në tavolinën e lexuesve një thashethemnajë për gjëra të mosqena apo një sherrnajë të padobishme, si gjithmonë të molepsur nga sëmundja e politizimit të skajshëm, nuk ndërpritet as muajin gusht, i cili tradicionalisht është piku i pushimeve në vendin tonë. Prej ditësh në qendër të kësaj thashethemnaje sherrane nga mediat dhe gazetat mbështetëse të mazhorancës së re, por edhe të tjera, është vendosur

Marina, pasardhësja e Berlusconit

Klarita Bajraktari
Atë e kanë llogaritur si të përjashtuar, të dënuar apo të zhdukur në mënyrë të parakohshme shumë e shumë herë të tjera.
Ata që presin që dënimi për mashtrim me taksat do të shënojë edhe fundin e plotë të Silvio Berlusconit, ndoshta duhet të presin edhe shumë kohë të tjera. Ata që kanë frikë se pas ikjes së tij politika italiane do të bëhet tepër e mërzitshme dhe tepër formale, nuk kanë përse të

Friday, August 23, 2013

Kthetrat e mazohizmit si idhujtari partitokratike ndryshe Njëra nga sfidat më serioze të një Rilindjeje të vërtetë



Reagimi sistematik grek, në dogana, në dëm të një komunikimi normal për mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë: Fëmijë, gra, të moshuar, emigrantë me probleme dhe halle nga më alarmantet ka qenë gjithnjë një reagim aspak burokratik, teknik apo defektesh nga më të ndryshme, por ka qenë dhe do të jetë një strategji e vet shtetit grek

Tuesday, August 20, 2013

Dita Botërore Humanitare: Homazh në përkujtim të masakrave në Kosovë




Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., (Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos & Gruaja Humanitare Ndërkombëtare)

Të mësojmë nga historia dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

19 gusht 2013 – Me rasitin e Ditës Botërore Humanitare sot kujtojmë ato persona në botë që shpeshherë kalojnë vuajte dhe rrethana të rrezikshme në jetë. Këtë vit përkujtojmë ngjajet tragjike në Kosovë dhe katastrofinë humanitare të shqiptarëve të masakruar, persekutuar, dëbuar nga toka e tyre, si dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fushata e spastrimit etnik nga forcat jugosllave dhe serbe, nën drejtim të Slobodan Milosheviçit do kujtohet përgjithmonë si vitet më të errëta dhe përgjakshme në historinë 

Thursday, July 25, 2013

Vajza e ish-presidentit Kennedy, ambasadore në Japoni

Shkruar nga Emi Shahu
Presidenti amerikan Barack Obama ka nominuar Caroline Kennedy, vajzën e ish-presidentit John F. Kennedy, ambasadore të Amerikës në Japoni.

Kennedy, një avokate me profesion, ishte një nga përkrahëset kryesore të Obamas më 2008 dhe 2012, por deri më tani i është shmangur jetës politike.
Nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të jetë e para femër,

Tuesday, July 23, 2013

Basha kreu i ri i PD: Opozitë ballore dhe të fortë, falënderoj Olldashin për garën

 Lulzim Basha është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike, i cili do të marrë drejtimin e demokratëve pas dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha.

Lajmi fillimisht u konfirmua nga burime brenda selisë blu për një fitore të thellë të Bashës kundrejt kandidatit të tij, Sokol Olldashi. Burime brenda PD-së bënë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votive, Sokol Olldashi 20% të votive.

Monday, July 22, 2013

Fevziu, thjesht një mercenar që ndryshon sipas pushtetit

Agron Tufa 
Personazhet e medias, bash ata aktorë që përndezin sfondin e “pushtetit të katërt” nuk janë prej shumë kohësh ndërmjetësues të së Vërtetës. S’kemi pse t’i idealizojmë. Në Shqipëri ata njihen prej gjithkujt, sidomos me faktorizimin absolut gjatë fushatave zgjedhore, kryesisht në sajë të shërbimeve me efikasitet të lartë që i bëjnë vetvetes, kompanive multimediatike të biznesit, i cili është i lidhur açik me dy partitë politike.

10 futbollistët më të mirë gjermanë që kanë luajtur në Serie A

Ardhja e Mario Gomez tek Fiorentina, është një shenjë e vazhdimësisë së gjermanëve në kampionatin italian. Gomez erdhi dy vite pasi në Itali zbarkoi edhe Miroslav Klose, një tendencë kjo që u ndërpre pas 15 vitesh mungesë të gjermanëve në Serie A. Por kush janë futbollistët gjermanë më të mirë që kanë luajtur në Serie A?

Basha apo Olldashi ?????

Mbështesnin Bashën, jashtë liste 460 demokratë dhe ish-Prefektja në Korçë

Sunday, July 21, 2013

Prapaskenat e 9 shkurtit ’91, Meksi shkarkoi Azem Hajdarin

Nga Mujë Buçpapaj

Gara e brendshme për kreun e ri të Partisë Demokratike ka tërhequr papritur vëmendjen e opinionit, aq sa ka lënë në hije edhe vetë përgatitjet për kompozimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Ndoshta ajo çfarë e bën më interesante këtë garë është fakti se pas 22 korrikut do të njihemi me emrin e atij që do të zëvendësojë liderin historik të demokratëve, Prof. Dr. Sali Berishën. Përpos kësaj, nga profili dhe besueshmëria e kryetarit të ardhshëm do të varet shumë edhe natyra e kursit politik të opozitës së djathtë në vend.

Blair-in nuk mund ta shoh si kryeministër të kryeministrit të vendit tim

Rama takon Tony Blair, si hap i dytë që pritet të mbyllet me konkretizimin e një kontrate me ish-kryeministrin britanik në rolin e këshilltarit të qeverisë së re. A është ky një lajm i mirë megjithëse, sipas shtypit britanik, z. Blair është paksa i shtrenjtë me “honorare” që shkojnë në 4 milionë stërlina për Brazilin dhe 16 për Kazakistanin?
Ka qenë dhe është akoma zakon i vendeve të botës së tretë të pajtojnë si këshilltarë