Reagimi
sistematik grek, në dogana, në dëm të një komunikimi normal për mijëra e mijëra
qytetarë shqiptarë: Fëmijë, gra, të moshuar, emigrantë me probleme dhe halle
nga më alarmantet ka qenë gjithnjë një reagim aspak burokratik, teknik apo
defektesh nga më të ndryshme, por ka qenë dhe do të jetë një strategji e vet
shtetit grek
për të qenë kurdoherë në raporte superioriteti me shtetin shqiptar, në kuptimin e asaj filozofie skllavëruese, që mjerisht prej kaq vitesh ushqehet nga sjellja mazohiste e vet klasës sonë politike.E theksoj këtë fakt, aspak për herë të parë, sepse cilado force politike, që ka ardhur në pushtet, mjerisht, ka heshtur apo thjesht është shtirur sikur po reagon ndaj akteve antishqiptare të grekëve, lexo të qeverisë së tyre, në kurriz të dinjitetit të shqiptarëve.
për të qenë kurdoherë në raporte superioriteti me shtetin shqiptar, në kuptimin e asaj filozofie skllavëruese, që mjerisht prej kaq vitesh ushqehet nga sjellja mazohiste e vet klasës sonë politike.E theksoj këtë fakt, aspak për herë të parë, sepse cilado force politike, që ka ardhur në pushtet, mjerisht, ka heshtur apo thjesht është shtirur sikur po reagon ndaj akteve antishqiptare të grekëve, lexo të qeverisë së tyre, në kurriz të dinjitetit të shqiptarëve.
Kjo frymë ka berë që, në emër
të arritjes së kësaj apo asaj mbështetje nga pala greke, ndryshe të ketij apo
atij objektiv në proceset e integrimit, shqiptarët, lexo klasa jonë politike,
ka pranuar në heshtje denigrimin e personalitetit të shqiptarit deri në
diskriminim: Vrasjet, përҫudnimet me emrat, tash së fundi edhe me toponimet,
janë faktikisht provat më ekselente të presionit grek për ta ruajtur si
rezervat të interesave të veta Shqipërinë duke njohur etjen për të mbajtur me ҫdo
kusht pushtetin, pra etjen partitokratike
tek cilido ekzekutiv yni në keto 22 vjet .Reagimi i Kryeministrit të
ri,në pritje, Z.Rama apo edhe i Ministrit të Jashtëm,z.Bushati ndaj brutalitetit doganor, ditët e fundit, kam
bindjen se eshte prologu i asaj Rilindjeje qe pritet edhe në aspektin
diplomatik filluar me fqinjin grek dhe
cilindo partner. larg frymës së kultit të cilësdo fuqie politike, si një
idhujtari skllavëruese,.Modeli Rama, në këtë vështrim, shpresoj të shpalosë
vetveten me dinjitet duke na dhuruar edhe në këtë aspekt një risi diplomatike.
E them këtë, sepse megjithëse
investimet greke në Shqipëri gjatë këtyre dekadave kanë rrokur ndër vite edhe
shifrën mbi 60% krahasuar me partnerë të
tjerë, ndërkombëtarë, trajtimi i
shqiptarëve ka qenë përherë mizerabël: Shqiptari nuk guxon të flasë publikisht,
në gjuhën e vet, me shqiptarin, shqiptari që derdh aq shumë djersë dinjiteti në
ndërtimin e Greqisë së Re nuk guxon të artikulojë as emrin e vet, emrin që i
vuri nëna apo babai kur erdhi në jetë, shqiptari
(këtu kam parasysh ҫamët) që po investon djersën dhe mundin e tij në Greqinë e
diteve tona nuk guxon të kujtojë as varret e të parëve, nuk guxon të shklasë as
në trojet e veta nga lloj-lloj cenesh të
prodhuara nga vetë strukturat qeverisëse greke.
A ka më kulminacion poshtërues se
sa momenti kur një shqiptar nga Filati, djali i një antifashisti të njohur ҫam,
gjak i një kombi që ka dhënë gjak më shume se asnjë komb, për frymë. për lirinë
kundër nazifashizmit, të kërkoj ndihmën e ambasadorit amerikan Arvizu që të
shkojë në Filat(Ҫamëri).?!? Dhe brenda se keqes nga shteti grek, personalisht,
shoh dhe besoj të mos e shoh më, ka qenë edhe sjellja poshtëruese e një mazhorance
në emër të të ashtuquajturës së një diplomacie të matur, faktikisht përpjekjes
në ҫdo rrethanë për të jetëzgjatur kulltukun qeverisës,klientelist dhe aspak
shëndetin e demokracisë shqiptare.Ҫdo sjellje apo qëndrim politikani apo
qeverie që robëron popullin e vet nuk është tjetër vetëm sjellje prej pushtuesi
ndaj kombit të saj, ndaj popullit që e ka votuar, ndryshe një tallje cinike dhe
nëpërmbkëmbje e vullnetit të Sovranit që
i besoi votën e tij. Kjo përvojë
mjerane, kjo traditë e ligë, e pabesë ndaj popullit të vet, kam bindje që do të
jetë hipoteza më serioze për ndërtimin e marrëdhënieve me dinjitet, nga qeveria
Rama, në thelbin e tyre fiozofik, politik, dipomatik dhe aspak si hipokrizi
civile nën ethet e mazohizmit që e ka cënuar keqas dinjitetin e marrëdhënieve
mes dy shteteve fqinje,,
Interesi kombetar vazhdon te jete
pika më e dobët e vet Bashkimit Evropian, kësaj fuqie të madhe
progresuese,krahas SHBA, merret me mend se cfareë statusi
karikaturë,skllavërues fiton ardhmëria e një vendi të vogël si yni,nëqoftëse
qeveritarët tanë, politikanët tanë,klasa jonë politike në tërësi dhe
veҫanarisht mazhoranca qeverisëse harron këtë Thembër Akili brenda vetvetes duke
injoruar thelbin e misionit të saj në një shoqëri të hapur:Përmirësimi maksimal
i jetës ekonomike, kulturore, shpirtërore e qytetareve të saj, te cilët vendin
e tyre kanë të drejtë ta shohin jo në rrugën e një supërkolonie, në shinat e
një rrugëtimi skllavërues është detyra
nr.1 e shtetit tonë ligio.Kujtoni kalvaret prej disa kilometrash masakrues ne
kufirin me Greqinë, kur qarjet e foshnjeve, britmat e te pamundurëve nga mosha,
nga shëndeti, urgjencat e hallexhinjve të pafund në pritje skëterrosëse në
automjetet e tyre shoqëroheshin me cinizmin brutal të autoriteteve greke, edhe
pse ekraneve tona dhe të botës, qeveritaret tanë prej 22 vitesh byrleken për
marredhënie miqësore emblematike,Të të nderojë tjetri, duhet më parë të nderosh
vetveten-ky është kodi diplomatik i komunikimit në Epokën e Dialogut dhe të Integrimit
si vlerë demokratike:
Të dua ty, sepse dua
veten,respektoj lirinë tënde, sepse e urrej skllavërinë ndaj të tjerëve, po aq
sa ndaj vetes, aq më shumë si sjellje e më të fortit ndaj më të dobëtit.
”Ҫështja e integrimit evropian nuk mund të
trajtohet si marrëdhënie mes gjykatësit, Evropës dhe fajtorëve,vendeve të
Lindjes, që i kishin ikur si djem plangprishës kontinentit mëmë, - theksonte Vaclav
Havel -, përkundrazi marrëdhëniet mes palëve duhen parë vetëm si barazi dhe
përgjegjësi e përbashkët e tyre, si rol barazisht aktv i të dy palëve..Mënyra e të parit të gjërave për
t’iu bashkangjitur më të fortit të momentit, ndryshe “për t’i zhvatur” diҫka në
formën e një fëmije që pret të vlerësohet, se sillet mirë dhe me edukatë, është
pikërisht burimi i prapambetjes sonë në Integrimin evropian”. Vetëm tek kjo
filozofi, si filozofia e një Rilindjeje të vërtetë tek e cila sot besojnë
shqiptarët, pa le ҫ’përrallisin oborrtarët e skemave të modelit të shkundur nga
pushteti me votën plebeshitare të qershorit 2013-të, personalisht e shoh
ardhmërinë tonë normale edhe në aspektin problematik me shtetin grek.
Koplik, më
23.08.2013
Kadri Ujkaj
No comments:
Post a Comment