Presidenti amerikan Barack Obama ka nominuar Caroline Kennedy, vajzën e ish-presidentit John F. Kennedy, ambasadore të Amerikës në Japoni.
Kennedy,
një avokate me profesion, ishte një nga përkrahëset kryesore të Obamas
më 2008 dhe 2012, por deri më tani i është shmangur jetës politike.
Nëse
konfirmohet nga Senati, ajo do të jetë e para femër,
që shërben si e
dërguar në Japoni, një nga aleatët kryesorë të SHBA-ve në Azi. Ajo është
e vetmja e mbijetuar nga fëmijët e ish-presidentit të vrarë dhe
ish-zonjës së parë Jacqueline Bouvier Kennedy.
Shtëpia
e Bardhë njoftoi nominimin e saj jo me shumë bujë, pasi e kishin
listuar Kennedyn në disa poste të ndryshme të administratës.
Ky
post do të ishte roli publik më i lartë për Kennedyn, pasi 55-vjeçarja
ka shërbyer në disa organizata jo fitimprurëse, si dhe ka qenë aktive në
mbështetjen e politikanëve demokratë.
No comments:
Post a Comment