Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., (Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos &
Gruaja Humanitare Ndërkombëtare)
Të mësojmë nga historia dhe të
ndërtojmë një të ardhme më të mirë
[Në foto: Emine Emini dhe Ermira
Babamusta te Memoriali i heroit legjendar, Adem Jashari, Prekaz, 2007]
Si gjeneratë e së ardhmes kemi
një përgjegjësi të madhe – të mësojmë të kaluarën tonë, të jemi të bashkuar dhe
të inkurajojmë udhëheqësit tanë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Një
kriter kyç për paqe, diplomaci dhe prosperitet është përmbushja e katër vlerave
kryesore demokratike: drejtësi, mirëqeverisje, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie
sociale. Një demokraci e shëndetshme është për popullin dhe nga populli!
[Në foto: Ermira, homazh te varrezat
e dëshmorëve dhe heroit legjendar Adem Jashari, Prekaz, 2007]
Si gjeneratë e së ardhmes kemi
një përgjegjësi të madhe – të mësojmë të kaluarën tonë, të jemi të
bashkuar dhe
të inkurajojmë udhëheqësit tanë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Një
kriter kyç për paqe, diplomaci dhe prosperitet është përmbushja e katër vlerave
kryesore demokratike: drejtësi, mirëqeverisje, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie
sociale. Një demokraci e shëndetshme është për popullin dhe nga populli!
[Në foto: Ermira Babamuta, vizita në BE, Strasburg, 2010]
Me 19 gusht 2013, kur bota
përkujton luftën kundra genocidit, është e rëndësishsme të reflektojmë në
aspektin historik të genocidit dhe masakrimit të shqiptarëve.
Këtë ditë ia dedikoj veçanërisht
familjes
guximtare Kunoviku, dy mbijetues të luftës dhe heronj, Gëzim dhe
Egzona Kunoviku. Edhe pse përvuan krime tragjike nga lufta, kanë rrezikuar
jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët gjatë punës së tyre me ushtrinë
amerikane në në Lindjen e Mesme. Ndez një qiri për prindërit e tyre të
mrekullueshëm, viktima të pafajshme të luftës, Zylije dhe Namon Kunoviku.
[Në foto: Zylije and Namon
Kunoviku, viktima të pafajshme të luftës]
Si dëshmuese e padrejtësive ndaj
refugjatëve kosovar dhe mbijetues të genocidit gjatë vizitës time në Kosovë në
2007 dhe 2012 kujtoj sot dhimbjet e tyre, krimet e shëmtuara dhe përndjekjen e
vëllezërve dhe motrave të mia kosovare. Kujtoj këtu ato familje të cilat akoma
nuk dinë fatin e të dashurve të tyre të zhdukur dhe zhvendosur. Shpresoj t’u
jepet drejtësi!
[Në foto: Familja Babamusta
përkujton pesonat e zhdukur në Kosovë përpara Kuvendit, Prishtinë, 2007 (Ermira, Suzana, Neki, Emine)
Falenderoj Amerikën në vazhdën e
traditës së saj demokratike dhe humanitare. Pata rastin të takoj udhëheqës të
mëdhenj dhe liderë të Kongresit Amerikan si Senatori Harry Reid (kryetar i
Mazhorancës të Senatit Amerikan), Senatori Tom Harkin, ish-sekretar i shtetit
Colin Powel, Sekretari i Asamblesë së OKB-së Kofi Annan, etj, të cilët kanë të
njëjtin pasion dhe përkushtim për paqe, domokraci dhe mbrojte të drejtave të
njeriut. Respektoj masat e marra nga Presidenti Bill Clinton, Presidenti Obama,
z.p. Joe Biden, Senatorja Hillary Clinton, Dr. Jill Biden dhe znj. Michelle
Obama, të cilët kanë mbështetur të drejtat njerëzore, veçanërisht të
shqiptarëve, dhe vazhdojnë të përkrahin vlerat demokratike në botë.
[Ermira gjatë punës së saj në
fushaten elektorale të z. Obama, në foto z. Joe Biden me gruan Jill Biden, dhe
znj. Michelle Obama, Colorado, 2008 (photo nga Melanie T.)]
Më kujtohen fjalët e
ish-presidentit J.F. Kennedy, “bota është shumë ndryshe sot sepse njeriu në
duart e tij mban fuqinë për t’i dhënë fund të gjitha format e mjerimit njerësor
si dhe të gjitha format
Ka ardhur
koha për një lëvizje globale për të siguruar drejtësi, të mbrojmë të drejtat e
njeriut, të ndërtojmë paqe dhe demokraci në vend the botë. Historia ka treguar
që shqiparët janë një model i suksesshëm për botën. Duhet të zhvillohemi më
tepër ekonomikisht dhe të luajmë një rol më vendimtar në arenën botërore.
e jetës njerëzore.”
[Ermira Babamusta, 100 vjetori i
pavarësisë në mëmëdhe, Tiranë, 2012]
No comments:
Post a Comment