BEQIR SINA, New
York
Sipas zyrës së Department of Parks
of Westchester Cpunty, që është bashkë organizues i kësaj ngjarjeje, me
Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkofrës”, Harsdale, New
York, në këtë Piknik kan qenë rreth 3500 – 4000
veta.
Valhalla Westchester County, New
York: Çdo vit, komuniteti
shqiptaro-amerikan i zonës "Tri-Shteteve"
NY-NJ-CT,
në nderime të Ditës së Traditës dhe Trashëgimisë Shqiptare",
mban një Piknik, i cili është më i madhi në Amerikë, dhe i vetmi më
i organizuari deri tani. Pikniku "Dita e Traditës Shqiptare - New
York", është kthyer në një festë të gjallë të muzikës shqiptare, valle tradicionale, simboleve tona kombëtare, aktiviteteve
sportive, kulturore e artistke dhe
ushqim shqiptar në ditën e
saj vjetore të ashtuquajtur Dita e
Trashëgimisë Shqiptare.
Si çdo vjet edhe kësaj të diele ajo
është mbajtur në një parqet më të
mëdha publike në këtë zonë Kensico Plaza Dam,( 98 acre park), në Valhalla Westchester County, New York. Kjo
ngjarje është mbajtur nën
kujdesin e Departamentit të
Parqeve të Argëtimit të Qarkut Westchester, dhe Qendrës Kulturore "Nënë Tereza Center" në Kishën Katolike Shqiptare - Zojës
së Shkodrës.
Kjo ngjarje vjetore është një haraç për kulturën shqiptare, duke përfshirë edhe veshje tradicionale shqiptare, instrumente muzikore unike shqiptare dhe një mundësi të rrallë për të dëgjuar dhe të parë një shumëllojshmëri të muzikës shqiptare dhe valleve, si dhe të shijonë ushqim tradicional shqiptar. Kultura ofrohen nga këngëtarët popullor shqiptar dhe kërcimtarët e Grupit të Vajzave dhe Djemëve të Valltarëve të Kishës. Përveç kësaj, ajo është një kënaqësi për të plotësuar një ngjarje familjare, duke e kombinuar atë me sportet dhe aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku tipike si ato që mbahen në Amerikë.

Sipas zyrës së Department of Parks of Westchester Cpunty, që është bashkë organizues i kësaj ngjarjeje, me Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkofrës”, Harsdale, New York, në këtë Piknik kan qenë rreth 3500 – 4000 veta.
Pikniku "Dita e Traditës Shqiptare - New York", u ndoq nga personalitete të shquara të komunitetit dhe zyrtarët e lart të Qarkut Westchester. Përveç famullitarit Dom Pjetër Popaj dhe meshtarit Dom Viktor Dedaj, ishin present edhe dy meshtarë nga Shqipëria, Dom Ernest Troshani dhe Dom Gjergj Meta. Prefekti i Qarkut Westchester, z. Rob Astorino me disa nga zyra e tij, moren pjesë ne piknik. Zoti Astorino, me fjalë të zgjedhura i përshendeti të pranishmit, duke i ftuar edhe ata që nuk janë banorë të Westchester-it sot ta ndiejnë vetën në shtëpinë e vet, t'a ndjenë "veten pakëz shqiptarë" në këtë "sofër" gjigande të krenarisë dhe bujarisë shqiptare.
Ceremoninë e hapi drejtuesi i aktivitetit, z. Fran Çotaj, duke ju dëshiruar mirëseardhjen të gjithëve dhe duke presentuar orkestren "Toska" dhe këngëtarët Gëzim Nika, Kela Deda, Lisa Junçaj dhe Aferdita Hoxha, të cilët vazhduan argëtimin deri në mbyllje, në orën 7 të mbrëmjes.
Piknikun festiv e gjallëruan edhe më shumë grupi artistik “Rozafati” i Qendres “Nëna Tereze”, me drejtoreshë Gina Çotaj dhe koreografe Angjelina Nika. Kurse shumë të rinj e të reja, pa ndonjë lidhje me ndonjë grup artistik, të cilët ishin veshur me kostume popullore iu bashkuan vallëtarëve në vallëzime.
Mark Shkreli Drejtor i Qendrës “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkofrës”, Harsdale, New York, rrefet se si ata kan arritur qëllimit që këta të rinjë e të reja, të ruajnë traditën dhe kulturën shqiptare , ashtu edhe për të krijuar lidhje miqësore me fëmijë të tjerë me të cilët i bashkojnë lidhjet me botën shqiptare, në mërgim.
Shkreli, i tha gazetës Bota Sot, vetë fakti që, në të njëjtën ditë dhe të njëjtën kohë, ishtë edhe një aktivitet tjetër i organizuar nga Plavë-Gucia, do ta konsideroja si u arrijt qellimi. Gjithsesi, tha ai kur marrin pjesë më se tri mijë vetë, nuk mund të konsiderohet tjetër përveç arritje e lartë, dhe, gjeja më e rendësishme, duhet të jetë ndërlidhjet mes të rinjve shqiptarë, pa dallim besimi apo krahine. Të gjithë ishin SHQIPTRARË, theksoi ai..
"Në çdo pjesë të parkut të madh, theksojë Shkreli, ndihej vetëm gjuha shqipe, tingëllonte kënga shqipe, kërcehej vallja shqipe. Fushat e gjera të sportit ishin plot e përplot me të rinj që tentonin të fitonin trofeun e ditës. Me siguri që, gjatë kësaj pasditje u shëndrruan shumë numra telefonash, shumë e-maile, apo mjete të tjera të komunikimit."
Ai vuri në pah edhe disa nga karakteristika kryesore, të këtij pikniku, që sipas tij ai ishte gjithpërfshimsia e shqiptarëve, pa kurrëfarë dallimi. Vihej re, ceku Shkreli se edhe nga rajoni Plavë Guci, edhe pse edhe ata kishin një piknik të ngjajshëm, kishte mjaft të pranishëm në këtë kishës. Pra, sikur e thotë shpesh famullitari, Dom Pjetër Popaj, "këtu dallohej ata që na bashkon e jo që na ndanë". Kjo është kënaqësi e madhe për çdo shqiptar vullnetmirë, të cilit përkatësia fetare nuk i bëhët pengesë."
Ky Piknik duket se i shërben asaj ndjenjës së thellë shpirtërore të bashkëjetesës e respektit ndaj njeri tjerit dhe vendit ku jetojmë , Shteteve të Bashkuara nëpërmjet nderimit e mbajtjes gjallë të trashëgimisë sonë kulturore, dhe kulutrës e simboleve Amerikane.
Në gjitha anët e parkut dalloheshin edhe qytetarë të etnive të
tjera, si dhe të racave të lloj-llojshme. Interesimi i tyre, natyrisht, ishte
të mësonin diçka pë Shqipërinë, për shqiptarët, për gjellnat e ndryshme që nuk
i kishin shijuar më parë dhje se ku mund të gjindeshin restorante që shërbejnë
këto gjellna. Shumë nga ata, edhe të moshuar, provonin të kërcenin vallet
shqiptare.
Ky piknik, tha zoti Mark Shkreli ishte nje konfirmim i seriozitetit të organizatorit tashmë të konsoliduar dhe angazhimit të saj për arritje të shkëlqyera dhe krijimit të lidhjeve të ngrohta mes anëtarëve, organizatorëve, dhe vullentarëve të Kishës, që japin një kontribut në mbarë vajtjen e piknikut.

"Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës" tanimë, u shpreh zoti Mark
Shkreli, është konfirmuar si bartëse e kulturës dhe artit shqiptarë në
ShBA. Mos të harrojmë se manifestimet më të mëdhaja që organizohen në ShBA,
përveç Ditës së Traditës Shqiptare sot, janë Festivali Shqiptar, i cili për më
se 20 vite (22 pë të qenë i sakët) bashkon rreth tri mijë spektatorë dhe qet
në skenë rreth 300 artistë amatorë dhe profesionistë; Karnavali treditorë, në
trollin e Kishës, me pjesëmarrje të më se pesë mijë veta; mbrëmje gazmore për
të rinjt çdo muaj, shenim i të gjitha datave të rëndësishme nga historia,
letersia, etj., gjithmonë duke përfshirë të gjithë komunitetin të
"Tre-Shtetëshit" New York-New Jersey-Connecticut, ku, përveç priftit si
organizator, dallohet edhe hoxha." thotë zoti Mark Shkreli Drejtor
i Qendrës “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkofrës”, Harsdale, New
York,
Disa nga pikat më të veçanta në mbyllje të këtij aktiviteti çdo
vjetor ishin:
Pikërisht, në ora 07;00 të mbrëmjes kur edhe ra sipari i Piknikut "Dita e Traditës Shqiptare - New York 2013", u dorëzuan trofetë dhe medaljet fituesve të futbolit, të renditur sipas suksesit: në vend të parë skuadra Albanian Brothers, me lojtarë nga i gjithë komuniteti i New Yorkut,,në vend të dytë Cemi nga Malsia - New York, dhe në vend të tretë skuadra e djemëve të Kelmendit nga New Yorku.

Foto kredit : Facebook Our Lady of Shkodra:
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
No comments:
Post a Comment