Të hënën do të përkujtohet 60 vjetori i shtypjes së përgjakshme të
kryengritjes në ish-RDGJ. Në mëngjesin e 17 qershorit 1953 qindra mijra
vetë në të gjithë vendin, e jo vetëm në qytetet e mëdha, lanë punën dhe
nisën një demonstratë.
Në më shumë se 700 vende të ndryshme kishte grumbullime njerëzish e në disa raste u sulmuan edhe stacionet e policisë.
Qindra-mijra vetë u bashkuan në protesta dhe kërkonin liri e demokraci. Brenda pak orësh protesta u kthye në një revoltë kundër lidershipit politik. Tanket e regjimit të ish-RDGJ shtypën brutalisht kryengritjen edhe me ndihmën e forcave sovjetike. Shumë protestues u vranë.
Nga 1953 deri tek revolucioni i vitit 1989
Bundestagu gjerman nisi aktivitetet për kujtimin e kësaj dite që nga e premtja. Me prezencën e Kancelares gjermane Angela Merkel, Zëvëndës Presidentit të Këshillit Federal dhe Presidentit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Bundestagut Norbert Lammert nderoi në një senacë të veçantë "gratë dhe burrat guximtarë që u bënë viktima të forcës së shtetit të atëhershëm".
Ditë e shënuar për të gjithë gjermanët
Presidenti gjerman Joachim Gauck, i cili gjatë kohës së kryengritjes ishte një fëmijë 13 vjeçar në qytetin e Rostokut në ish-RDGJ, tha në fjalimin e tij se 17 Qershori ishte më shumë se një protestë e punëtorëve. "Rebelimit, që nisi nga mllefi i miliona punëtorëve, të cilët punonin në kushte të këqija dhe trajtoheshin me padrejtësi, iu bashkuan studentët, fermerët dhe gratë amvise." Ishte një luftë për demokraci dhe drejtësi.
Të hënën do të zhvillohen evente të tjera
Tradita e nderimit të 17 Qershorit duhet të zgjerohet akoma më shumë. "Edhe sot pothuajse në të gjithë Botën ka njerëz të tillë dhe ne duhet të mbështesim ata që edhe pse diskriminohen e përjashtohen, luftojnë për liri, demokraci dhe drejtësi", theksoi Gauck. Gjermanët duhet tu japin atyre "zë kur u ndalohet të flasin dhe t'i bëjnë ata të dëgjohen ", kur duan t'i drejtohen një publiku.
Të hënën më 17qershor, qeveria federale do të organizojë një ceremoni zyrtare në rrugën Friedhof Seestraße në Berlin, ku janë edhe e varrezat e viktimave të kryengritjes. Pas ceremonisë së vënies së luleve në varreza dhe fjalimeve të Kancelares, Presidentit Joachim Gauck dhe dëshmitarëve të kryengritjes, aktivitetet do të mbyllen me një darkë në kështjellën Bellevue.

Ceremonia e varrimit të viktimave të kryengritjes
17 Qershori i vitit 1953 ishte një datë "kyç për historinë e
Europës". Ishte një ditë që nuk shkoi si duhet, “por që i dha më vonë
efektet e saj". Ishte fillimi i shumë kryengritjeve dhe lëvizjeve për
liri: në Hungari, Çekosllovaki, Poloni dhe së fundmi po në RDGJ me
shembjen e Murit të Berlinit në vitin 1989.Ditë e shënuar për të gjithë gjermanët
Presidenti gjerman Joachim Gauck, i cili gjatë kohës së kryengritjes ishte një fëmijë 13 vjeçar në qytetin e Rostokut në ish-RDGJ, tha në fjalimin e tij se 17 Qershori ishte më shumë se një protestë e punëtorëve. "Rebelimit, që nisi nga mllefi i miliona punëtorëve, të cilët punonin në kushte të këqija dhe trajtoheshin me padrejtësi, iu bashkuan studentët, fermerët dhe gratë amvise." Ishte një luftë për demokraci dhe drejtësi.
Presidenti gjerman Joachim Gauck, gjatë fjalimit në Bundestag.
Gauck sugjeron që 17 Qershori të jetë një simbol i lirisë për
"kujtesën e përbashkët". Ai shprehu dëshirën që "17 Qershori të njihet
nga të gjithë gjermanët dhe kësaj dite t'i njihen meritat si një
kryengritje popullore". Para rënies së Murit kjo ditë ishte një feste në
Gjermaninë Perëndimore dhe në të ardhmen duhet të flitet më shumë për
të në shkolla dhe institute arsimore. Një gjë të tillë e kanë sugjeruar
edhe disa grupe qytetarësh.Të hënën do të zhvillohen evente të tjera
Tradita e nderimit të 17 Qershorit duhet të zgjerohet akoma më shumë. "Edhe sot pothuajse në të gjithë Botën ka njerëz të tillë dhe ne duhet të mbështesim ata që edhe pse diskriminohen e përjashtohen, luftojnë për liri, demokraci dhe drejtësi", theksoi Gauck. Gjermanët duhet tu japin atyre "zë kur u ndalohet të flasin dhe t'i bëjnë ata të dëgjohen ", kur duan t'i drejtohen një publiku.
Të hënën më 17qershor, qeveria federale do të organizojë një ceremoni zyrtare në rrugën Friedhof Seestraße në Berlin, ku janë edhe e varrezat e viktimave të kryengritjes. Pas ceremonisë së vënies së luleve në varreza dhe fjalimeve të Kancelares, Presidentit Joachim Gauck dhe dëshmitarëve të kryengritjes, aktivitetet do të mbyllen me një darkë në kështjellën Bellevue.
No comments:
Post a Comment