Të plagosur, gaz
lotsjellës, ujë me presion. Duhet të jetë Kajro, Tripoli apo ndonjë
kryeqytet tjetër i një diktature brutale. Megjithatë nuk është sheshi
Tahrir, por sheshi Taksim në Stamboll,
qyteti më i madh i Evropës dhe kryeqyteti i biznesit në Turqinë
demokratike. Protestat janë një shenjë e pakënaqësisë në rritje ndaj
Rexhep Taip Erdogan, udhëheqësit më të rëndësishëm të Turqisë që nga
Ataturku. E gjitha nisi si një lëvizje spontane. Për muaj të tërë një
grup i vogël ambientalistësh kishin protestuar kundër një projekti të
mbështetur nga qeveria për të prerë disa pemë në
mënyrë që aty të ndërtohej një kompleks banimi si dhe një qendër tregtare, në Sheshin Taksim të Stambollit. Përleshjet janë përhapur si flakë e tërbuar në të gjithë vendin. Mbi 4.000 njerëz janë plagosur, mbi 900 u arrestuan, tre të tjerë kanë humbur jetën. Këto protesta u shëndërruan në protesta të dhunshme anti-qeveritare, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Erdogan, duke e akuzuar atë për autoritarizëm. Megjithatë ka shumë persona në partinë e zotit Erdogan, si bashkëthemeluesi i partisë AK , presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, i cili nuk është dakord me autoritarizmin e kryeministrit dhe interpretimit të tij tepër të ngushtë për demokracisë. Ka shumë liderë jomuslimanë, të tillë si Vladimir Putin i Rusisë , Viktor Orban i Hungarisë të cilët sillen me më pak autoritarozëm. Problemi nuk është Islami, por zoti Erdogan. Ai ka një nocion mazhoritar të politikës: nëse ai fiton zgjedhjet, ai beson se ka të drejtë të bëjë cfarë dëshiron deri në zgjedhjet e ardhshme. Erdogan e ka cuar median drejt një vetë-censure. Më shumë gazetarë burgosen në Turqi sesa në Kinë. Brenda partisë së tij, njerëzit kanë frikë ta kundërshtojnë atë . Vetëbesimi i tij , prej kohësh është kthyer në intolerancë. Rreziku është se ai tani do të përpiqet ta mbajë pushtetin edhe më fort. Sipas rregullave të paritsë AK që ai drejton, deputetët kufizohen me tre mandate në parlament, prandaj ai duhet të largohet nga posti i kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2015. Ai mund të joshet për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë që ai të mund të bëhet një president i fuqishëm ekzekutiv, ose për të drejtuar partinë e tij nga pallati presidencial, ose thjesht të ndryshojë rregullat në mënyrë që ai mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Për dy arsye, zoti Erdogan duhet të braktisë këto ide dhe të përgatitet për të dorëzuar udhëheqjen e AK, dhe pushtetin ekzekutiv, në zgjedhjet e ardhshme. Njëra është se shumë turq janë të lodhur prej tij, në bazë të sondazheve. Së dyti, ai gjithashtu ka nevojë për të ruajtur arritjet e tij, të cilat janë tashmë të brishta dhe në rrezik. Ekonomia është ngadalësuar ndjeshëm, pjesërisht për shkak të recesionit në eurozonë. Bisedimet me BE kanë ngecur dhe zoti Erdogan duket se ka humbur interesin. Negociatat me kurdët, veçanërisht me Abdullah Oçalan, kreu i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, janë buzë greminës.

No comments:
Post a Comment