Kombëtarja shqiptare ruan tashmë vendin e dytë në grupin kualifikues.
Rama shënon në debutim, na barazon “xhuxhi” i nordikëve.
Shqipëria barazon ndaj Norvegjisë dhe ruan vendin e dytë në grup, me shpresën ende drejt një kualifikimi të mundshëm. Jemi sërish të dytët në grup, madje,
pa e ndarë tashmë këtë pozicion me askënd (Islanda humbi në fushën e vet), por edhe me mjaft keqardhje, teksa mendon që deri tri minuta nga fundi ishim përkohësisht në krye të grupit kualifikues. Fatkeqësisht përsëritet historia therëse e kuqezinjve: 14 tetor 1998, pas 0-2 në favor të Shqipërisë, në Oslo, Rekdal në minutën e 81-të dhe Berg, pikërisht në të 87-ën do shuante ëndrrën e një trepikëshi historik për atë periudhë. Diçka më pak se 15 vjet më vonë, nuk ndryshon kundërshtari, por vetëm fusha dhe rezultati, dhe janë përsëri norvegjezët që në të njëjtën minutë na kthejnë në origjinë. Mjafton një mbrojtës shtatshkurtër, më i shkurti i vikingëve, nën një mori gjigantësh në zonën e Etrit Berishës, që të gjejë aq hapësirë sa mjafton për ta dërguar topin në rrjetë. Një ndëshkim që “vret”, sidomos për nga mënyra si erdhi, por që assesi nuk i mbyll rrugën kësaj kombëtareje për Botërorin 2014. Norvegjia luante mbrëmë shansin e fundit për të shpresuar te “play-off”-i (ndonëse teorikisht do ishte në lojë edhe me një humbje), ndaj trajneri Olsen hodhi në fushë një skuadër sulmuese, me një rreshtim 4-3-3. Ndërkohë, De Biazi, ashtu si në Oslo, zgjodhi të njëjtën skemë: 4-4-2, por me Çanin që kishte edhe detyra mbrojtëse. Mungesat dhe euforia ishin dy pengesa serioze, që De Biazi kërkoi t’i kalonte me qetësi, edhe përmes qasjes së tij taktike, arriti që të paktën për 87 minuta t’ia dilte për mrekulli. Takimi nis vrullshëm dhe me kuqezinjtë që tentojnë që në sekondat e para të vënë në vështirësi kundërshtarin. Sakaq protagonist bëhet edhe arbitri, i cili nxjerr karton të verdhë që në sekondën e 15-të ndaj mbrojtësit Rud, si për t’u treguar lojtarëve që nuk do t’i kursente për asnjë çast. Dhe në fakt një goje e tillë vlejti, pasi në fushë nuk u panë ndërhyrje shumë të rënda. Takimi luhet më së shumti në mesin e fushës, me kuqezinjtë që duken qartë se luajnë më së pari për të mos pësuar dhe më pas, falë dyshes Bulku-Basha dhe zhdërvjelltësisë së Ramës, të mund të vënë në alarm mbrojtjen e vikingëve. Dhe në fakt, në disa raste ia dalin. Por vetëm në minutën e 41-të edhe me sukses: Valdet Rama hyn në zonë, shmang bukur me trup dy mbrojtës, gjuan në cepin e djathtë të portës dhe 1-0. Shqipëria hyn në avantazh në dhomat e zhveshjes dhe ky mund të konsiderohet si tejet favorizues. Ashtu sikundër pritej, fraksioni i dytë i lojës do ishte edhe edhe më i kujdesshëm për kuqezinjtë. Në avantazh skuadra jonë kishte luksin të qarkullonte topin më shumë në mesfushë dhe të rrezikonte vetëm nëpërmjet goditjeve të dënimit. Ashtu sikundër ndodhi në minutën e 72-të kur një tjetër shpikje e De Biazit mund të kishte sjellë një gol spektakolar, por gjuajtja e Vilës ishte për t’u harruar. Ndërkohë, pak minuta më parë kishte qenë Salihi ai që i ishte afruar golit, por topi i tij u prek aq sa duhej me gishta nga portieri sa të përfundonte në tra. Dhe atëherë kur po i vinte fundi ndeshjes, dhe kur De Biazi kishte bërë një rresht me mbrojtës në prapavijë, vjen barazimi fatal. Gjithsesi, i kemi marrë 4 pikë në dy ndeshje, një skuadre si Norvegjia, e cila deri në fillim të edicionit konsiderohej si skuadra e dytë më e fortë e grupit, ndaj kjo gjë është më shumë sesa një motiv apo shkak për të besuar ende te “Brazil 2014”.
Shqipëri-Norvegji 1-1
Shënues: Rama 41’/ Hogli 87’
Kartonë të verdhë: Dallku 72’, Basha 83’/ Rud 1’, Reginiusen 90+4’
Gjyqtarë: Uiliam Kolum/ U.Konkuer dhe M.Krjans (SKO)
Shqipëria: E.Berisha, Mavraj, Dallku, Teli, Agolli, Bulku (Hysaj 90+1), Basha, V.Rama, Vila (Kaçe 85’), Salihi (Osmani 78’), Çani. Trajner: Xhani De Biazi
Norvegjia: Jarstein, Hangeland, Rud, Reginiusen, Nordtveit, Hogli, Jensen, Henriksen, Eljounousi (V.Berisha 46’), Braten (Skjelbred 85’), King (Soderlund 70’). Trajner: Egil Olsen
Grupi E/ Kalendari
Shqipëri-Qipro 3-1
Zvicër-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Islandë 1-2
Shqipëri-Slloveni 1-0
Norvegji-Shqipëri 0-1
Mbrëmë
Shqipëri-Norvegji 1-1
Islandë-Slloveni 2-4
Renditja
Ekipi ND F B H Gola P
Zvicra 5 3 2 0 7-1 11
Shqipëria 6 3 1 2 7-6 10
Islanda 6 3 0 3 8-9 9
Norvegjia 6 2 2 2 7-7 8
Sllovenia 6 2 0 4 8-10 6
Qipro 5 1 1 3 4-8 4
Atmosfera
“Qemal Stafa” ishte tjetërsuar, të paktën për dy orët e Shqipëri-Norvegji. Tifozëve u ishin mundësuar flamuj të vegjël kuqezi, një numër i konsiderueshëm shiritash dhe dy flamuj gjigantë, që zunë hapësirën më të madhe të tribunës qendrore kur u këndua himni dhe asaj përkarshi. Sakaq, përveç atyre 18 mijë tifozëve që kishin siguruar një biletë, miliona të tjerë mbajtën frymën para ekraneve televizive, si dhe në skermat gjigantë të vendosur në sheshe.
Tribuna
Si asnjëherë tjetër, tribuna e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë mbrëmë e tejmbushur me personalitete, kryesisht të politikës. Këta të fundit, duke shfrytëzuar edhe fushatën, kanë zënë pozicionet më të mira, dukë anashkaluar këtë herë personalitetet e futbollit. Të pranishëm në tribunën VIP ishin Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Sakaq, në tribunë kishte edhe shumë politikanë të tjerë.

No comments:
Post a Comment