Kontolluesi elektronik i golit GoalControl është gati të bëjë debutimin
në Kupën e Konfederatave që zhvillohet në Brazil nga data 15 deri më 30
qershor 2013.
Për herë të parë FIFA do të testojë këtë pajisje të re përpara një publiku të gjerë. Të ashtuquatjturit „golat Uembli“ si ai i vitit 1966 në Kupën e Botës nuk do të ketë më.
Por Dirk Broichhausen, drejtuesi i kompanisë GoalControl, shpreson që të ketë sërish një tjetër rast tillë në botën e futbollit. „Ne shpresojmë që të vihet në punë sistemi ynë dhe të jetë ai që të vendosë më pas. Kjo do të ishte një arritje e madhe për të sqaruar një çështje të diskutueshme“, thotë Broichhausen.
GoalControl kërkon të jetë edhe në Brazil 2014
Pas aprovimit për të qenë pjesë në Kupën e Konfederatave, kompania nga Vestaflia e Rinit Verior ka edhe një ëndërr tjetër të madhe: të marrë aprovimin për të qenë e pranishme në Kupën e Botës 2014 në Brazil. "Ne jemi të bindur se e bëjmë me sukses punën dhe kemi shanse për të qenë edhe në Botëror", thotë Broichhausen. Kolegu i tij Jürgen Philipps shton: "Ne kemi kaluar të gjitha testet dhe të gjitha janë kaluar në masën 100%.
Më pak se një sekondë
Broichhausen thekos se „fleksibilteti dhe saktësia“ e sistemit GoalControl ishin gjithashtu mjaft të rëndësishme. Sistemi mund të funksionojë me çdo lloj topi dhe nuk është i dukshëm tek porta. 14 kamera të shpejtësisë së lartë të vendosura në çatinë e stadiumit kontrollojnë pozicionin e topit në tre dimensione gjatë gjithë lojës dhe nëse topi kalon vijën e portës në më pak se një sekondë shkon një sinjal në orën e arbitrit kryesor.
Në Kupën e Konfederatave marrin pjesë kampionët e çdo kontinenti. Europa do të ketë dy përfaqësues sepse Spanja merr pjesë si kampione në fuqi e Botës dhe i lejon pjesmarrjen Italisë si nën-kampione e Europës. E njëjta gjë ndodh edhe me Amerikën Latine, që do të ketë gjithashtu dy përfaqesuese, Brazilin si vend organizator dhe Uruguajin si kampion në fuqi. Tetë ekipet e përfaqësuesve që do të marrin pjesë janë te ndara në dy grupe. Grupi A: Brazil, Itali, Meksikë dhe Japoni, ndërsa në Grupin B bëjnë pjesë Uruguaji, Spanja, Tahiti dhe Nigeria.
Për herë të parë FIFA do të testojë këtë pajisje të re përpara një publiku të gjerë. Të ashtuquatjturit „golat Uembli“ si ai i vitit 1966 në Kupën e Botës nuk do të ketë më.
Por Dirk Broichhausen, drejtuesi i kompanisë GoalControl, shpreson që të ketë sërish një tjetër rast tillë në botën e futbollit. „Ne shpresojmë që të vihet në punë sistemi ynë dhe të jetë ai që të vendosë më pas. Kjo do të ishte një arritje e madhe për të sqaruar një çështje të diskutueshme“, thotë Broichhausen.
GoalControl kërkon të jetë edhe në Brazil 2014
Pas aprovimit për të qenë pjesë në Kupën e Konfederatave, kompania nga Vestaflia e Rinit Verior ka edhe një ëndërr tjetër të madhe: të marrë aprovimin për të qenë e pranishme në Kupën e Botës 2014 në Brazil. "Ne jemi të bindur se e bëjmë me sukses punën dhe kemi shanse për të qenë edhe në Botëror", thotë Broichhausen. Kolegu i tij Jürgen Philipps shton: "Ne kemi kaluar të gjitha testet dhe të gjitha janë kaluar në masën 100%.
14 kamera të shpejtësisë së lartë ndjekin në çdo moment topin
Për kompaninë GoalControl ishte një surprizë, kur në fillim të prillit
mësoi se ishte ajo fituesja e kontratës. Konkurentë të tjerë ishin
Sistemet Cairos, Goalref, që punon me çipe në top dhe Hawk-Eye që
përdoret në tenis dhe është zhvilluar nga sponsori i FIFA-s, Sony. Sipas
FIFA-s një nga arsyet kryesore që u zgjodh GoalControl ishte
„përshtatja e sistemit të saj elektronik me kushtet e fushave në
Brazil“.Më pak se një sekondë
Broichhausen thekos se „fleksibilteti dhe saktësia“ e sistemit GoalControl ishin gjithashtu mjaft të rëndësishme. Sistemi mund të funksionojë me çdo lloj topi dhe nuk është i dukshëm tek porta. 14 kamera të shpejtësisë së lartë të vendosura në çatinë e stadiumit kontrollojnë pozicionin e topit në tre dimensione gjatë gjithë lojës dhe nëse topi kalon vijën e portës në më pak se një sekondë shkon një sinjal në orën e arbitrit kryesor.
Dirk Broichhausen, drejtuesi i GoalControl me një kamera të sistemit
FIFA lejoi përdorimin e këtij lloj sistemi për të shmangur
rastet e diskutueshme. “Sistemi jep sinjal edhe për pesë milimetra“,
thotë me krenari Broichhausen. GoalControl mund të japë pozicionin e
topit edhe nëse ai mbulohet me trup nga lojtarët. Në Kupën e Botës për
Klube të vitit 2012 FIFA testoi Goalref dhe Hawk-Eye e tani është radha e
GoalControl të provojë veten. "Arbitrat janë të gëzuar që kanë një
ndihmë të tillë. Unë jam shumë kurioz për të parë se si do të
funksionoje dhe shpresoj që do të përdoret“, tha një ditë më parë
presidenti i FIFA-s Joseph Blatter gjatë një konferencë për shtyp në Rio
de Janeiro.Në Kupën e Konfederatave marrin pjesë kampionët e çdo kontinenti. Europa do të ketë dy përfaqësues sepse Spanja merr pjesë si kampione në fuqi e Botës dhe i lejon pjesmarrjen Italisë si nën-kampione e Europës. E njëjta gjë ndodh edhe me Amerikën Latine, që do të ketë gjithashtu dy përfaqesuese, Brazilin si vend organizator dhe Uruguajin si kampion në fuqi. Tetë ekipet e përfaqësuesve që do të marrin pjesë janë te ndara në dy grupe. Grupi A: Brazil, Itali, Meksikë dhe Japoni, ndërsa në Grupin B bëjnë pjesë Uruguaji, Spanja, Tahiti dhe Nigeria.
No comments:
Post a Comment