Friday, June 14, 2013

Jeta Faqolli: Kam perjetuar surpriza te pakendshme, tani jam pjekur

Jeta Faqolli eshte nga ato kengetare, per te cilen muzika mbetet nje nga dashurite me te pastra te jetes se saj. Nderkohe qe po korr frytet e dy kengeve te fundit qe ka hedhur ne treg ajo po pergatitet edhe per projektin e radhes, qe sipas saj nuk do te vonoje shume dhe do te vije krejt ndryshe nga sa e kemi pare deri me tani. E matur dhe pozitive ne bisede ajo na rrefen se ne emer te muzikes ka bere shume sakrifica. “Muzika eshte nje pasion shume i madh qe ka lindur ne mua qe ne femijeri dhe me shoqeron ende sot e kesaj dite. Kam sakrifikuar shume per muziken dhe i kam imponuar vetes shume gjera, qe do te thote disa deshira, apo kerkesa qe i kerkon cdo vajze e moshes sime i kam anashkaluar per t’i qendruar prane pasionit tim”, tregon Faqolli per Koha Jone, e cila nder te tjera na rrefen edhe perditshmerine e saj, ate te nje vajze te thjeshte fort te lidhur me jeten, familjen, shoqerine dhe punen.


Sezoni i veres erdhi. Keni pergatitur ndonje surprize per fansat Jeta?

Patjeter qe po. Jam duke pergatitur nje kenge per sezonin e veres dhe shpresoj ta perfundoj ne kohen e duhur. Aktualisht po pergatis edhe dy kenge te tjera dhe ne kete periudhe jam ne levizje me mbremje koncertore ne qytete te ndryshme te Shqiperise.

Kenget e fundit qe keni lancuar ne treg titullohen “Lojerat qe ben ti” dhe “S’mundem te fal”. Referuar titullit te kenges a ben lojera ne lidhje me meshkujt Jeta?

Jo, nuk bej lojera me meshkujt, sepse nuk me pelqen te luaj me ta, ashtu sikurse nuk do te doja qe dikush te luante me mua. Eshte reciproke.

Si eshte pritur ne treg kenga juaj e fundit “S’mundem te fal” dhe a jeni e kenaqur deri tani me feadback-un qe keni marre?

Patjeter qe jam e kenaqur, ne fakt me te dy klipet e fundit si, “Lojrat qe ben ti” dhe “S'mundem te fal” jam shume e kenaqur. Vertete produksioni i “Max Production” ka arritur te punoje cilesisht me keto kenge. Ndjehem shume mire qe kenget e mia jane pelqyer ne te gjitha aspektet dhe ne cdo detaj.

Si do ta perkufizonit lidhjen tuaj per muziken?

Do te thosha qe vertete eshte nje pasion shume i madh qe ka lindur qe ne femijeri dhe me shoqeron deri tani. Kam sakrifikuar shume per muziken dhe i kam imponuar vetes shume gjera, qe do te thote disa deshira, apo kerkesa qe i kerkon cdo vajze e moshes sime i kam anashkaluar per t’i qendruar pasionit tim.

Po lidhja e Jetes me jeten si eshte? Marredhenia jote me ngjarjet dhe surprizat qe jeta te ka ofruar?

Marredhenia ime me jeten? Jo keq. Jam munduar ta shijoj jeten, sidomos pavaresine qe me duket kaq e shtrenjte per mua. Jeta me ka ofruar surpriza te kendshme dhe jo te kendshme dhe nga kjo e fundit kam mesuar shume dhe jam bere me e pjekur dhe me e pergatitur per te.

Jeni e lumtur me cka keni arritur deri me tani profesionalisht?

Jam e kenaqur me punet e mia deri tani, por jo e kenaqur me menaxhimin tim, i cili eshte me i rendesishem. E vetme kete gje nuk e bej dot. Normal shume deshira me kane mbetur pa u realizuar, por shpresa nuk eshte se me ka humbur. Kam degjuar qe do hapen agjenci muzikore ne Shqiperi, qe do marrin persiper kengetare dhe menaxhimin e tyre dhe kjo eshte dicka pozitive.

Cfare e ben te bukur jeten tuaj dhe cfare ju merzit me se shumti?

Cdo dite qe lind ma ben diten e bukur, sepse vete jeta eshte e bukur, kuptohet nese i organizon gjerat sic duhet. Ndersa gjeja qe me merzit eshte jeta sociale ketu ne Shqiperi dhe njerezit qe ne pergjithesi jane te c’orientuar dhe te papergjegjshem.

Ka konkurrence ne treg dhe si e shikoni ju ate ne muziken shqiptare?

Ka dhe shume mire qe ka, sepse konkurrenca rrit ambicien tone te punojme me mire dhe duke punuar me mire rritet cilesia.

Muzika juaj e preferuar dhe kengetari/ja shqiptar qe duartrokisni me se shumti kur e degjoni?

Te gjitha llojet e muzikes me pelqejne, pervec hard rock-ut, qe s’me ngjit fare. Do vecoja muziken “house” ne momentet kur dal ne Pub. Me deh ajo muzike. Ndersa per kengetare shqiptare kam shume te preferuar dhe s’mund te vecoj nje emer, qe te mos i ngelet hatri asnjerit.

Keni menduar ndonjehere, nese nuk do te ishit bere kengetare cfare profesioni do te ushtronit dhe ku e shikoni veten pas disa vitesh profesionalisht?

Nese nuk do te isha bere kengetare do te behesha balerine. Kam qene e angazhuar e vogel, por e lashe. Gjithsesi, deshirat e mia kane qene gjithmone brenda artit, gjithashtu edhe te behesha nje aktore e famshme e kam enderruar, por tani me eshte zbehur kjo deshire.

Opinioni qe keni per kenget e fundit lancuar ne treg nga koleget tuaj?

Ka plot kenge te mira, por dhe disa jo cilesore dhe mendoj qe ka vend per te gjithe ne treg, por koha i seleksionon vete disa gjera dhe sigurisht do te mbeten gjerat e bukura dhe cilesore me gjate ne mendjen tone.

Ne Festivale nuk ju kemi pare me prej disa kohesh Jeta. Pse?

Kete vit vertete nuk mora pjese, per arsye se nuk kisha nje kenge te mire per te ofruar.

A fitohet dhe jetohet mire vetem me profesionin e kengetares?

Mire dhe keq. Varet nga momenti, ka, apo s’ka koncerte, por gjithsesi mendoj qe edhe nje pune e dyte s’eshte keq per ne.

Nje dite e juaja e zakonshme, si nis dhe kur mbaron?

Zgjimi zakonisht behet pas ores 11:00. Pergatitem per te dale dhe pij kafen e mengjesit me kusheriren time tek biznesi i saj, ku kaloj 3 ore te mira, sepse kam edhe pjesen e menaxhimit aty, per te cilen paguhem. Me pas bej ndonje pazar per shtepine dhe gatuaj shpeshhere. Dy ore mbas drekes nisem per ne palester, ose pishina dhe keshtu vjen darka ku bej ndonje takim me shoqerine. Pastaj vij perseri ne shtepi dhe shoh ndonje film, vizitoj facebook-un, ose lexoj ndonje liber.

Beni palester, raporti qe keni me fizikun, pamjen tuaj?

Bej palester dhe not per tonifikim, sepse per format nuk eshte se jam ankuar ndonjehere.

Shpenzoni shume per veshjet, look-un tuaj?

Jo shpesh, vetem kur me duhet vertete te blej ndonje gje te domosdoshme. Pa plan rralle blej rroba, jam shume ekonomike ne kete pjese dhe nuk me pelqen ta shperdoroj lekun kot.

Jeta private eshte nje aspekt qe s’para preferoni te flisni shume per te. Pse?

Vertet per kete pjese s’kam deshire te flas, sepse me duket shume private nje lidhje. Kur te vije ndonje moment i rendesishem per mua, atehere do zbulojme dicka.

Cfare virtyti mashkullor vleresoni me se shumti ne karakterin e nje djali?

Aparenca e nje mashkulli nuk ka pasur shume rendesi per mua. Mjafton bukuria e shpirtit qe rralle e gjen sot.

Keni menduar per pushimet verore?

Jo, akoma dhe mendoj se ka kohe deri ne gusht.

No comments: