Në maje të Rumisë janë mbajtur gara, siç janë kërcim së gjati, tërheqja e litarit dhe hedhja e gurit.
Bjeshkatarët në fshatin Brisk, në Krajë, i priten disa
qindra njerëz nga Kraja, Ulqini dhe Tivari, ku është organizuar program i pasur kulturor dhe artistik.
Anëtarët e Shoqërisë Rumia kanë marrë pjesë në shumë evenimente të karakterit sportiv dhe bjeshkatar në ketë ditë festive.Qëllimi ynë primar i Shoqatës te bjeshkatarëve “Rumia” është zhvillimi i aktiviteteve sportive malore, ngritja e vetëdijes qytetare rreth ruajtjes së florës dhe faunës sonë, takimi dhe njohja e njerëzve të trevave të ndryshme në aksione malore, rritja e kualitetit të jetës nëpërmes organizimeve javore në lartësi të mëdha mbidetare, si dhe promovimi i vlerave tona natyrore.
Shqiptarët e Krajës, sipas Lidhjes Demokratike që është subjekti dominues politik shqiptar në territorin e Komunës së Tivarit, ndërtimin e kishës në majën e malit të Rumisë e përjetojnë si një provokim dhe uzurpim të trojeve të tyre etnike dhe historike, raporton KosovaLive.
Numri i anëtarëve tanë është duke u rritur dita ditës, duke na shtyrë drejt organizimeve edhe më të mëdha, gjë që edhe është duke ndodhur. Programi ynë vjetor është program i larmishëm dhe atraktiv, prandaj të gjithë ata që e duan natyrën, shoqërinë, alpinizmin dhe kulturën sportive, të anëtarësohen në Sh.B. ‘’Rumia’’. http://anaemalit.com/flamuri-shqipetar-ne-rumi/
No comments:
Post a Comment