Trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë analizën e ndeshjes së djeshme ndaj Norvegjisë: Ishte pozitive .
“Të barazohesh, katër minuta nga fundi, të lë një shije të keqe”
Sipas Xhani de Biazit, Shqipëria la dy pikë në takimin e djeshëm ndaj Norvegjisë, pasi u barazuam në minutat e fundit. Në intervistën e dhënë në përfundim të takimit, tekniku i Kombëtares shqiptare nuk e ka fshehur keqardhjen për barazimin që pësoi ekipi ynë në minutat e fundit. Gjithsesi, italiani thekson se skuadra dha maksimumin në fushë, ndaj do mundohen të bëjë më të mirën në katër ndeshjet e mbetura.
Si e analizoni takimin ndaj Norvegjisë?
Sigurisht, e kisha thënë edhe më parë, nuk do ishte një ndeshje decizive, pasi ka edhe katër ndeshje të tjera. Do të presim edhe rezultatin e Zvicrës dhe do të jemi më të qartë. Është keqardhje, pasi mund ta kishim fituar ndeshjen. Përveçse shënuam, mund edhe të kishim dyfishuar në fraksionin e dytë.
Situata e grupit, si të duket?
Jam i kënaqur për atë që skuadra bëri në fushë. Të barazosh, katër minuta nga fundi, të lë një shije të keqe. Megjithatë, jam i kënaqur nga skuadra që kemi në grup. Skuadra jonë jep zemër në fushë. Por jo vetëm kaq, por ka edhe shumë lojtarë që kanë kualitete. Më vjen keq vetëm që nuk arritëm të fitonim dhe e pësuam golin në fund.
Sa e vështirë ishte që ta mbante De Biazi skuadrën larg euforisë?
Ishte një situatë jo e lehtë, pasi edhe media ishte entuziaste. Gjithsesi, bëmë ç’mundëm dhe mendoj se ishte një mbrëmje pozitive.
Si do t’ua gjeje ilaçin minutave të fundit kur ndëshkohemi gjithmonë?
Besoj që skuadra bëri një ndeshje të mirë. E vetmja gjë e keqe, ishte që kjo ndeshje zhvillohej në qershor dhe në fund të kampionateve ku luajnë lojtarët tanë. Ndërsa futbollistët norvegjezë aktivizohen në kampionatin e tyre, që pak javë ka që ka nisur. Në tri ndeshjet e fundit, ne kemi pësuar vetëm një gol. Mendoj se gjendja fizike dhe përqendrimi bëri që të pësonim.
Shkojmë me pushime me dhjetë pikë, jeni i kënaqur?
Kemi një grup lojtarësh të rinj dhe me perspektivë, që mund të rriten në vazhdimësi dhe mund të na bëjnë më të kënaqur në të ardhmen.
Mungonin shumë lojtarë, cilit prej tyre iu ndje më shumë mungesa?
Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, pasi të gjithë lojtarët që zbritën në fushë, dhanë maksimumin. Nuk ia ndjeva mungesën askujt.
Lamë dy pikë, apo fituam një pikë?
Sipas mendimit tim, lamë dy pikë, pasi i meritonim për atë që dhamë në fushën e lojës, deri në momentin kur lojtarët hasën pak vështirësi në aspektin fizik.
Rikthehemi në shtator me dy ndeshje shumë të rëndësishme…
E rëndësishme është që lojtarët të çlodhen dhe të grumbullohen me klubet e tyre dhe më pas të grumbullohen futbollistët për ekipin kombëtar.
Rama: Duhej ta fitonim këtë ndeshje
Valdet Rama, autori i golit të shënuar në ndeshjen përballë Norvegjisë, deklaroi se e gjithë skuadra ka bërë një lojë të mirë dhe ka dhënë maksimumin. “Pësuam një gol, që nuk na la shije të mirë. Kishim shanse të mira për të dyfishuar rezultatin, madje nuk na munguan as në minutat e fundit të takimit. Barazuam dhe ky është realiteti. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë. Goli që shënova, patjetër që më la një ndjenjë të mirë, por nëse do kishim fituar, do kishte qenë edhe më mirë. Jemi në vendin e dytë në grup dhe nuk duhet të harrojmë se ky pozicion është shumë i mirë”, – u shpreh Valdet Rama.
Bulku: Lamë 2 pikë, por jemi ende në garë
Ervin Bulku ka theksuar pas takimit se skuadra dha gjithçka në fushë për të fituar. “Një ndeshje e mirë, por jo nga më të mirat që kemi luajtur ndonjëherë në fushën tonë. Gjithsesi, për atë çka dhamë, mendoj se i meritonim tri pikët. Kundërshtari nuk bëri asgjë më shumë, ndaj të vjen keq kur lë pikë në këtë mënyrë. Megjithatë, edhe barazimi na lë në pozita të mira dhe shpresojmë ende te një kualifikim i mundshëm. Sot (mbrëmë) ekipit i mungoi vetëm fitorja, pasi bëmë gjithçka që mundëm për të dalë me pikë të plota. Keqardhje sërish që nuk i kënaqëm totalisht tifozët tanë”, tha Bulku.
Lorik Cana: Kemi edhe katër finale
Kapiteni i Kombëtares, i cili mbrëmë nuk luajti për shkak pezullimi, beson end te kualifikimi. “Më vjen keq që nuk fituam. Të gjithë çunat dhanë gjithçka në fushë dhe tifozët në stadium ishin të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk arritëm fitoren. Megjithatë, ka edhe katër ndeshje deri në fund. Golin mund ta pësonim edhe pas dy apo katër minutash nga momenti kur e pësuam. Mund të ekzekutohen shumë goditje këndi dhe të shpëtosh. Çani në fund kishte një rast, por edhe skema ishte shumë e bukur. Ka edhe katër finale deri në fund dhe ne duhet të besojmë. Ndeshjet e shtatorit janë decizive dhe aty do të shihet nëse Shqipëria do ta hedhë hapin ose jo”.
Mavraj: Të mos e bëjmë dramë, s’humbëm!
Barazimi ndaj Norvegjisë mund të konsiderohet si një rezultat i drejtë për atë që skuadrat dhanë gjatë 90 minutave. Ky është edhe mendimi i mbrojtësit kosovar, Mërgim Mavraj. “Duhet të pranojmë se gabuam atëherë kur nuk e priste njeri. Mendoj se ishte një gabim i vogël gjatë goditjes së këndit, që për hir të së vërtetës na ndëshkoi. Të vjen keq, aq më tepër që ai gol erdhi nga lojtari ndoshta më i shkurtër i Norvegjisë. Nuk u vendosëm si duhet në atë moment dhe kjo bëri që ta pësonim. Megjithatë, futbolli ky është dhe ne nuk duhet ta dramatizojmë këtë barazim”,- është shprehur shtatlarti kosovar, i cili sakrifikoi gjatë ndeshjesh, pasi pësoi një çarje në vetull.
Olsen: Luajtëm dobët, Shqipëria meritoi fitoren
Trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, nuk ka i ka kursyer kritikat për skuadrën e tij, madje ka deklaruar se ishte Shqipëria ajo që meritoi të merrte tri pikët, pavarësisht se ia dolën mbanë që të evitojnë humbjen në Tiranë. “Kemi bërë një ndeshje mjaft të dobët. E nisëm lojën shumë keq, çka ishte mjaft e rëndësishme. Duhet të ishim ne që dominimin në fillim të takimit, por në fakt e bëri Shqipëria. Kemi bërë gjithashtu 4-5 gabime të pafalshme përgjatë 90 minutave, të cilat mund të na kushtonin”, deklaroi tekniku. “Nuk e merituam barazimin, për vetë lojën që zhvilluam. E vetmja gjë e mirë që bëmë, ishte pikërisht goli i barazimit, ku skuadra bëri një nga lëvizjet e duhura në zonë”, shtoi 71-vjeçari. Ndërkohë, ai pranon që fitorja e Sllovenisë kundër Islandës është një lajm i mirë. “Mund të them që jam i kënaqur që morëm një pikë në Tiranë, por edhe që Sllovenia ka fituar kundër Islandës, pasi ne ende jemi në llogari të hapura për t’u kualifikuar”, përfundoi Egil Olsen.

No comments:
Post a Comment