Tuesday, June 4, 2013

Spartak Ngjela dhe intervista e tij në Fiks Fare

Samirin dhe Doktori, mbrëmjen e së premtes kishin ftuar avokatin e njohur dhe kryetarine Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. Meqënëse vendi është në fushatë elektorale, s’kishte si të mungonte aktualiteti politik, e sidomos fushata në kampin kundërshtar të Ngjelës, fushata e kryeministrit Berisha.


Me humor, zoti Ngjela thumboi kur tha se Berisha vuan nga ajo që ai e quajti sindroma e Gjergj Eleza Alisë… i vetëm po udhëheq fushatën e mazhorancës.

Saimiri – Është kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi. Nr.7 apo jo?

Spartak Ngjela, kryetar i PLD-së – Saktë nr 7.

Saimiri - Kastriot Islami, thjeshtë dua të përdor argumentin, pranoi të ishte në listat e Berishës, ju pse nuk pranuat listën e sigurtë tek Edi Rama?

Ngjela – Po nuk jam Islami. Në rast se Rama do të kishte nxjerrë një listë të përgjithshme që do të thoshte Rilindja atëherë edhe mund të hyja se ishte listë e të gjithëve bashkë, ajo ishte listë e Partisë Socialiste, parti e majtë, program i majtë do thonë ky paska shkuar për një rrogë atje. Unë jam angazhuar për të rrëzuar këtë kryeministër më kuptove. S’kam lidhje fare me atë. Unë kam partinë time numri 7 jam po të më duan neëparlament votojnë gjithë njerëzit. Kontributi mund të të bëjë ministër, deputet të bën populli. E degjoni kontributi, aftësia, intelekti mund të të bëjë ministër edhe më shumë, deputet të bën populli. Dakort jemi?

Saimiri – Bukur, duhet ta kuptojmë kontributin se ky është një ngërç i madh pastaj, apo jo se puna e kontributit duhet të kuptohet…

Ngjela – Ajo nuk para kuptohet mirë.

Saimiri – Ta bëra këtë pyetje për të dalë tek kjo e dyta, sepse historia jonë para 23-it tregoi se shumë kryetarë partish janeë futur nëpër këto lista ku janë të sigurtë. Nuk po t’i përmend me emra po ti i di shumë mirë, dmth që ata janë të sigurtë, dalin nëpër fushata elektorale e thonë që votoni partinë tonë, po sikur të ndodhë kjo që të gjithë të votojnë partinë që ata përfaqësojnë e të mos votojnë PD. Mos të votohet PD-ja?

Ngjela – Mund te ndodh edhe kështu. Defekti ekziston, mundësia ekziston...

Saimiri - Ngërçi?

Ngjela –Ngërçi? E ke kapur tamam. Kanë ikur nga partia e janë futur në një strehë për të mos i kapur bomba, po është problemi që mund t’i kapë këtu bomba e t’i shtojë partia. Këtë the ti?

Saimiri – Nëse nuk e voton më njeri PD, por partinë që ata përfaqësojnë. Që të flasim konkretisht Mediu thotë votoni PR, të gjithë do turren tek PR e s’do votojë kush për PD-në. Do ngelet Mediu kryetar partie jashtë.

Ngjela – Po kjo mund të ndodhë.

Saimiri – Avokat jemi në zgjedhje thamë nr 7. Populli i njeh njerëzit e mençur, ata që kanë kontribuar në parlamentin shqiptar. Fiton, voton populli Tiranës, merr dhe gjithandej fiton nr.7, Spartak Ngjela kryeministër…

Doktori – Avash ti avash se nuk e ka menduar. E ke gjetur të papërgatitur.

Ngjela – Është tepër. Me sikur e ke ti mund të ndodhi.

Saimiri - Avokat dhe kolegu im më jepni dot një rezultat se si do dalin zgjedhjet? Keni parashikuar gjë?

Ngjela – Parashikuar kemi që do fitojë opozita.

Saimiri –Jo jo në mënyrë të qartë dhe specifike?

Ngjela –Specifike jo.

Saimiri – Atëherë nuk ma përjashton dot mundësinë që Spartak Ngjela nesër mund…

Ngjela – Jo jo mundësitë janë, por mund të jenë 0.000…. 1 %

Saimiri – E c’rëndësi ka?! Impulsi move tha ai, e kupton. Kush jane tri aktet e para që do bëjë Ngjela si kryeministër?

Ngjela – Poohh të lutem tani më mirë ta bëjmë se cfarë ka nevojë Shqipëria se nuk duhen tre akte duhen, 30 minimumi.

Saimiri- 3 gjërat e para…

Ngjela – Unë mendoj se të parën duhet të vendoset kontrata e punës. Një pronar sot mund të pushojë 30 veta nga puna, dakort jemi. Ju mbase jeni të sigurtë, po nuk e di ju mban profesioni unë them që ju mban kontrata, kontrata kolektive e punës.

Saimiri – Më fal se të ndërpreva kur flitet për kontratën avokat, mos më kapni mua as kolegun tim se ne jemi me kontratë, kapni ndonjë tjetër…

Ngjela – E rregullojnë raportin midis punës e kapitalit se është shumë i keq, e para. Akti i dytë, me dinjitetin e personit ka të bëjë prap, luftën kundër korrupsionit, ligj anti-korrupsion.

Saimiri – Mendon se do ta eleminosh apo ta reduktosh?

Ngjela – Është i lidhur me reformën në prokurori.

Saimiri- Prokuroria është baza e gjithë kësaj?

Ngjela – Po akuza. Lufta anti-korrupsion dhe rregullimi i pushtetit gjyqësor, prokuroria me gjykatat, të cilat do t’i kapë ligji për korrupsionin.

Doktori – Kush t’i kapi?

Ngjela – Po a thamë që do vendoset ligji? Ju thoni që nuk do vendoset kurrë ligji?!

Doktori – Jo.

Ngjela—Kurrë?! Vazhdojmë kështu , do t’i kemi gjykatat koorporata biznesi? Ne themi ligj anti-korrupsion do të thotë…

Saimiri – Më fal, shkolla më fitimprurëse do jetë në Shqiperi po të dalësh një kështu…

Doktori – Është njëherë për njëherë…

Ngjela – Po një avokatja ime në zyrë më tha që i thonin studentët ja sa të dalim gjyqtarë se do pasurohemi.

Saimiri- Bukur dhe e treta?

Ngjela – Ja këto ishin të treja, këto kanë nevojë shqiptarët. Njëra është për dinjitetin. Mund të kem edhe 30 të tjera nuk ka rëndësi. Vazhdojmë!

Saimiri – Avokat, të drejtohem me avokat se je i tillë…

Ngjela – E mo se kështu më njohin…

Saimiri – Jo se e kam edhe në prizmin kështu që në mbrojtjen e qytetarëve të plotë e të interesave të tyre. Mbas 23 qershorit me sikur prap, jo 100 % garanci, Sali Berisha ka nevojë për një avokat mbrojtës, do pranonit të ishit ju?

Doktori – Ky është problemi…

Saimiri- Për cfarëdo lloj kauze kuptohet, ndaç civile, ndaç penale, apo nuk jeni për penale?

Ngjela - Jam për të tëra unë.

Saimiri –Do pranonit të ishit avokat i tij?

Ngjela –Jo.

Doktori – Oboboboo

Ngjela – Megjithëse shkel edhe profesionin, kam konflikt interesi se kemi qenë kundërshtarë. Po të mos ishim kundërshtarë do isha i detyruar ta respektoja.

Saimiri – Ok e bukur kjo. Po meqë jemi tek kryeministri e njeh mireë, e njeh si kundërshtar shumë mirë, për mua je një nga njerëzit që e njeh më mirë nga gjithë të tjerët. Pse del vetëm nëpër fushata?

Ngjela – Jo nuk ka dalë. Është hera e parë, por unë e njoh. Tani e ka kapur sindromi, me sa shoh unë, se nuk i flet as edhe një njeriu, nuk takohet me njeri, me stafin fare vetëm sa i ka marrë si kukulla mbrapa, flet të njëjtat gjera. Po ka marrë shumë fuqi përpara, e ka kapur sindromi i Gjergj Elez Alisë. Mendon se do ta nxjerri vetëm lojën.

Doktori – Po Bajlozi kush është?

Ngjela – Po e projekton ai, Bajlozi ne, opozita. Ai tani dhe në darkë u flet gruas, vajzës i lajnë plagët ato, njësoj-njësoj… Të nesërmen merr topuzin. Ai është në sindromin e Gjergj Elez Alisë do ta fitojë apo jo nuk e di. Por une them që nuk ka për ta fituar.

Saimiri –Jo.

Ngjela – Vetëm e ka marrë përsipër në sindromë është dhe ka besuar psh , ti mendon se ai midis Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Gjergj Elez Alisë, kë mendon se është përrallë?

Saimiri - Gjergj Kastriotin. E ai Gjergj Kastriotin e konsideron si përrallë?

Ngjela – Kurse historinë e Gjergj Elez Alinsë, atë e di konkrete.

Saimiri – Avokat Faleminderit.

No comments: