Analiza e ish-sekretarit të PS për Çështjet Zgjedhore për KQZ.
KQZ ka mbetur me 4 anëtarë pas vendimit të Kuvendit për zotin Muho e Zguri dhe dorëheqjes së 3 të komisionerëve të opozitës. Interesin maksimal duhet ta kishte normalisht opozita për plotësimin e 3 vendeve vakante. Por, mesa duket, situata është më e komplikuar se ç’duket.
Arsyeja e vërtetë përse Rama nuk e plotëson KQZ-në vjen nga frika se komisioneri i LSI-së në KQZ do të votonte në favor të njohjes së rezultatit të zgjedhjeve e kështu do të legjitimonte institucionalisht rezultatin zgjedhor, të cilin Rama do ta kontestonte me humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. Pra, LSI do të eliminonte në mënyrë institucionale alibinë e Ramës për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. E përfundimisht Rama do të duhej të largohej nga drejtimi i PS-së, si humbës i zgjedhjeve dhe i çarmatosur nga çdolloj alibie për veprime të mëtejshme radikale. Ndërkohë që një KQZ e paplotësuar mbetet një alibi, ndonëse e dobët e aspak bindëse, në duart e Ramës për të mos njohur institucionalisht rezultatin zgjedhor e vazhduar më tej veprimet radikale dhe përpjekjet për të mos u larguar nga drejtimi i PS-së. Të gjitha arsyetimet e tjera të shprehura nga Rama për çështjen e KQZ-së janë veçse demagogjike e mashtrime dhe/ose elemente të taktikave politike të Ramës për të maskuar, veçanërisht në sytë e ndërkombëtarëve, arsyen e vërtetë, që lidhet me përdorimin e mosplotësimit të KQZ-së për kontestimin e zgjedhjeve të humbura prej PS.
1. A ishte “ilegjitim” veprimi i Kuvendit për anëtarin e KQZ-së? Vendimi i Kuvendit për të “zeruar” (bërë nul) emërimin e zotit Muho dhe emëruar në vendin vakant zotin Klemend Zguri, të propozuar nga PR, është cilësuar nga opozita si një “veprim në kundërshtim me ligjin”. Opozita është përpjekur që “qëndrimin” e saj t’ia imponojë edhe disa ndërkombëtarëve. Në realitet, një cilësim i tillë do të merrte vlerë juridike, vetëm nëse do të kishte një vendim gjykate, gjë që nuk ka ndodhur, përderisa PS nuk e ka apeluar vendimin e Kuvendit për anëtarin e KQZ. Pra, pretendimi i opozitës se vendimi i Kuvendit është në kundërshtim me ligjin nuk mund të ketë asnjë vlerë juridike dhe për rrjedhojë mbetet të jetë veçse pjesë e retorikës tipike të partive politike shqiptare. Ky fakt i ka hequr edhe cilitdo personi tjetër, përfshi edhe disa nga ndërkombëtarët, argumentin juridik për ta etiketuar vendimin e Kuvendit “të paligjshëm”, duke lënë vetëm mundësinë e mbështetjes së retorikës tipike tejet të vjetër të opozitës.
2. Opozita nuk e apelon vendimin e Kuvendit, se “nuk ka besim te drejtësia”…
Rama, pyetjes “përse vendimin e Kuvendit lidhur me zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së nuk e keni apeluar…” i përgjigjet se “nuk kemi besim te sistemi i drejtësisë”. Pas kësaj përgjigje naive, vjen pyetja tjetër: “Po në ç’mënyrë do ta zgjidhni çështjen e KQZ-së, përderisa e konsideroni vendimin e Kuvendit si shkelje të ligjit?”. Përgjigja tjetër e Ramës është mediokre: “Kërkojmë rikompozim të KQZ-së me konsensus”. I gjithë ky arsyetim është absurd dhe i pakuptueshëm, sepse
i) opozita nuk apelon në gjykatë një vendim të Kuvendit që e cilëson antiligjor; ii) opozita nuk i drejtohet sistemit gjyqësor, ndërkohë që deklaron se nuk ka besim tek drejtësia;
dhe së fundmi iii) opozita nga njëra anë i kërkon maxhorancës “rikompozimin” e KQZ, pa pasur asnjë propozim konkret kurse nga ana tjetër e akuzon atë për veprim të paligjshëm.
3. Opozita kërkon “rikompozim të KQZ” pa sqaruar sesi e mendon formatin e KQZ-së…
Opozita ka kërkuar “rikompozim të KQZ”, duke tentuar pa shumë sukses që këtë frazë të saj ta vendosë edhe në gojën e ndonjë ndërkombëtari. Shumica qeverisëse është në pozicion shumë të rehatshëm, sepse i përgjigjet opozitës duke i thënë se “jemi të gatshëm të bëjmë plotësimin e KQZ-së, vetëm duke respektuar Kodin Zgjedhor, të cilin e kemi miratuar së bashku me konsensus”. Kundërpyetja e opozitës se “kërkojmë rikompozim për shkak të shkeljes së Kodit nga Kuvendi” shterohet nga përgjigja e përsëritur e maxhorancës: “Drejtojuni Gjykatës”. Ndërkohë që termi “rikompozim” i KQZ-së, i përdorur nga opozita, është i pakuptimtë, ajo duhet të sqarojë se
i) çfarë përbërje duhet të ketë KQZ-ja (4-3, 3-3-1 apo diçka tjetër) dhe
ii) kujt do t’i përkasë kryetari i KQZ-së (maxhorancës, opozitës, apo do të zgjidhet me konsensus).
4. Formati i KQZ-së s’mund të jetë i ndryshëm nga ai që përcaktohet në Kodin zgjedhor…
Formati i KQZ-së, i përcaktuar sipas Kodit Zgjedhor, është: i) 3 komisionerë i përkasin partive të maxhorancës ii) 3 komisionerë u përkasin partive opozitare; dhe iii) kryetari, pasi përzgjidhet përmes një procedure komplekse, miratohet me maxhorancë të thjeshtë nga Kuvendi; praktikisht mund të thuhet se kryetari i KQZ-së i përket maxhorancës. Pra, KQZ sipas Kodit Zgjedhor a) ka përbërje 4 me 3 në favor të maxhorancës dhe b) kryetari i KQZ-së i përket maxhorancës; çdo interpretim tjetër veçse do të maskonte thelbin e vërtetë. Nëse opozita do të propozonte një format të ndryshëm nga ai i Kodit Zgjedhor, atëherë do të mbeteshin dy zgjidhje të mundshme: i) palët duhet të binin dakord të ndryshohej Kodi Zgjedhor për të legjitimuar formatin e ri; ose ii) propozimi i opozitës do të refuzohej me arsyetimin se Kodi Zgjedhor nuk e parashikon formatin e propozuar. Ndryshimi i Kodit është një çështje tashmë e tejkaluar. Formati i KQZ-së është një çështje e vendosur me konsensus 10 vjet më parë. Por, edhe nëse do të kishte vullnet për të ndryshuar formatin e KQZ-së dhe/ose përkatësinë e kryetarit të KQZ-së, koha në dispozicion për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe implementuar për zgjedhjet e datës 23 qershor 2013 do të ishte e pamjaftueshme, madje nuk konsiderohet e pranueshme sipas praktikave të mira të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që ndryshimet në Kod të kryhen gjatë 6-12 muajve të fundit para ditës së zgjedhjeve.
5. Largimi i kryetares aktuale të KQZ-së, kërkesë absurde…
Një kërkesë tjetër alogjike dhe absurde, e artikuluar nga opozita si një zgjidhje për “ndërtimin e besimit reciprok”, është largimi i kryetares aktuale të KQZ-së, zonjës Lleshi dhe zëvendësimi i saj. Së pari, zonja Lleshi është zgjedhur pa asnjë kontestim të palëve. Së dyti, për zonjën Lleshi nuk ka pasur asnjë kontestim përderisa zoti Muho ka qenë anëtar i KQZ-së, qoftë kur LSI ishte në qeveri me PD, qoftë kur LSI u largua nga qeveria. Së treti, nuk ka asnjë lidhje midis zëvendësimit të zotit Muho me zotin Zguri dhe (mos)besimit për zonjën Lleshi si kryetare e KQZ-së. Së katërti, edhe sikur të largohej zonja Lleshi dhe zëvendësimi i saj të kryhej në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor, përsëri një kandidaturë me propozim nga PD do të ishte kryetar i KQZ-së. Së pesti, për të zëvendësuar zonjën Lleshi sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, koha do të ishte e pamjaftueshme. Dhe së fundmi, do të ishte pa asnjë sens gjithë kjo zhurmë dhe bllokim thjesht për zëvendësimin e zonjës Lleshi me një emër tjetër, që përsëri do t’i përkiste PD-së.
6. KQZ, një mekanizëm i baraspeshuar…
Sipas Kodit Zgjedhor, administrimi i zgjedhjeve, pavarësisht “zbukurimeve” apo interpretimeve jo realiste, është thjesht dhe vetëm një mekanizëm që merr “vendime në shumë raste sipas linjave partiake”. Për të siguruar i) baraspeshimin e këtij mekanizmi, ii) siguruar përgjegjshmërinë relative të palëve, pra më shumë përgjegjësi për maxhorancën dhe iii) ndërtuar besimin reciprok; është vendosur me konsensusin e Kuvendit që a) shumicën në KQZ ta ketë maxhoranca, kurse në KZAZ e KQV në gjysmën e tyre shumicën ta ketë maxhoranca, kurse në gjysmën tjetër ta ketë opozita; b) përkatësia e kryetarit të KQZ, KZAZ dhe KQV përcaktohet me të njëjtën formulë si edhe përkatësia e maxhorancës, c) një listë vendimesh që garantojnë funksionalitetin e KQZ-së merren me shumicë të thjeshtë (4 vota); dhe d) një listë tjetër vendimesh merren me maxhorancë të cilësuar (minimalisht 5 vota), pra kërkohet konsensusi i opozitës, ose ndryshe thuhet opozitës i jepet “e drejta” e bllokimit…
7. KQZ, një mekanizëm në ekuilibër të paqëndrueshëm që nuk mund të bllokohet…
Mekanizimi i administrimit të zgjedhjeve nuk mund të bllokohet, sepse të gjitha mosmarrëveshjet i) ose zgjidhen administrativisht duke kaluar nga një nivel më i ulët tek tjetri më i lartë i komisioneve zgjedhore ose ii) përmes vendimeve të formës së prerë, të dhëna nga Kolegji Zgjedhor. Të gjitha këto parametra e bëjnë sistemin e administrimit të zgjedhjeve një mekanizëm funksional, por me ekuilibër të brishtë e të paqëndrueshëm. Mjafton një nga parametrat të ndryshojë, që ai të dalë jashtë ekuilibrit. Për rrjedhojë, çdo ndryshim duhet të bëhet me konsensusin e palëve, ndryshime të cilat nuk mund të realizohen normalisht 6-12 muajt e fundit para zhvillimit të zgjedhjeve. Konkretisht, nëse përgjegjësia më e madhe që duhet të ketë maxhoranca qeverisëse ulet duke e vendosur maxhorancën në pozitë “minoritare”, atëherë qëndrueshmëria e këtij sistemi vihet në rrezik.
8. A funksionon KQZ me 4 anëtarë?
KQZ është konceptuar për të funksionuar normalisht me 7 anëtarë. Shumica e vendimeve merren me shumicë të thjeshtë, pra nga 4 anëtarë. Është fakt i mirënjohur që shumë nga vendimet e rëndësishme merren bazuar në qëndrimet partiake të palëve, e thënë ndryshe, vendimet e KQZ-së merren vetëm nga 4 anëtarë të maxhorancës, ndërkohë që jo rrallëherë 3 anëtarët e opozitës votojnë kundër. Të votosh kundër, thjesht me arsyetim partiak apo të mos jesh prezent në KQZ, është formalisht e njëjta gjë. Në këtë kuptim, KQZ me 4 apo 7 anëtarë do të jepte te njejtin produkt.

No comments:
Post a Comment