Ne kohe fushatash është me se e kuptueshme
qe, çdo parti te gjeje slogane qe i afrohen me mire dëshirave te popullit,
kërkesave, aspiratave te tij. Është e drejta e çdo partie qe, ne përpjekjet
konkurruese ne rruge demokratike te japë alternativa, zgjidhje për te sotmen
dhe te ardhmen ne dobi te popullit. Ne ketë proces te domosdoshëm qe kërkon
rotacioni politik, domosdo fiton alternativa me e mire, ajo qe sovrani popull i
jep me shume vota.
Ne ketë “zallamahi” politike me ka bere
përshtypje slogani i Partisë socialiste për “Rilindjen”. Kam vrare dhe stërvrarë
mendjen se çdo te thotë ky slogan apo kjo parulle, synimet e afërta dhe te largëta
te saj. Por, me kot, nuk gjej asnjë arsye logjike qe te jete afër se vërtetës veç
mashtrimit, gënjeshtrës, manipulimit dhe, ne një fare mase qëndrimit cinik e mospërfillës
te socialisteve qe kërkojnë me çdo kusht e mjet: pushtet dhe vetëm pushtet.
Pyetja e pare me intriguese dhe me shqetësuese
për mua është: çfarë do te rilinde, kush do te vdesë dhe kush do te linde? Nëse
behet fjale qe do te rilinde komunizmi i “vdekur” ne vitin 1991, kjo është vështire
te mendohet. Po çfarë do te rilinde atëherë?
Shqipëria ka mbi dy dekada demokraci, qe duan apo nuk duan socialistet e
ka çuar vendin përpara, e ka bere Shqipërinë te përpiqet te renditet ne vendet
e demokracisë evropiane. Ka pasur, ka dhe do te ketë probleme. Natyra e jone
shqiptare na bën qe shume here te zgjedhim rrugët me te vështira, ndoshta jo
kurdoherë te drejta, te nderluftojme me shume se duhet kundër njeri tjetrit, te
përballemi, shume here ashpër. Por, te gjitha këto nuk i shërbejnë tjetër veç
zhvillimit dhe ecjes përpara.
Sa gjykoj rruga demokratike e zhvillimit
te Shqipërisë është e përcaktuar sakte, drejte, është ne një vije lineare me demokracinë
evropiane dhe atë amerikane. Problemi është i shkalles se pjekurisë se kësaj
demokracie. Pikërisht ky është edhe synimi i shqiptareve, lufta e përpjekjet qe
bëjnë për te arritur shkallen e kërkuar te demokracisë, te përparimit dhe,
brenda kësaj dhe nëpërmjet saj zhvillimin ekonomiko-shoqëror te vendit,
ngritjen e vazhdueshme te mirëqenies.
I pare problemi me këtë kënd gjykimi çfarë
kërkohet te rilinde? Duke mospranuar alternativen komuniste qe populli e ka
urryer dhe e urren sot me shume, unë nuk shoh ndonjë proces apo dukuri qe duhet
te rilinde. Unë shoh vetëm e vetëm gjetjen e rrugëve më të drejta, më efikase
dhe më te pranueshme e me më pak dhimbje për popullin shqiptar për te ecur
përpara. Është kjo arsyeja qe një here ne 4 vjet populli zgjedh ne rruge paqësore
alternativen dhe rrugën më të mire evolucionare. “Rilindja” qe unë e kuptoj si
përmbysje te një situate, nënkupton veç rrugës se natyrshme e paqësore edhe rrugën
“revolucionare” dhe me përmbysje, “revolucion”. Dhe, kur behet fjale për
segmente te trashëguara nga komunizmi, rruga me e pranueshme për ta është
“revolucioni”.
Natyrisht socialistet nuk dalin kaq hapur për
rrugën revolucionare. Ata e provuan një here atë ne vitin 1997 kur morën
pushtetin me dhune, por qe, pas disa vitesh e lanë ne rruge demokratike për
paaftësi te theksuar drejtimi, për korrupsionin galopant, për gjendjen
mizerabël qe përjetonte populli, për urrejtjen e tejskajshme qe u krijua te
shqiptaret ndaj komunisteve te shndruar ne mes te ditës ne socialiste. Por, gjithë
fryma e debateve, ballafaqimeve, kundërshtive ne shtyp, ne media, ne takime është
fryma e luftës klasore te trashëguar, është lufte qe duket sikur behet kundër
armikut, jo midis dy apo me shume palëve qe përbehen nga Shqiptare te një gjaku
e te një kombi dhe qe synojnë vetëm një qellim: te gjejnë alternativen më të
mirë për te çuar me përpara Shqipërinë.
Jo zotërinj apo shoke socialiste. Ne ditët
e sotme, pas gjithë atij kalvari vuajtjesh, vrasjesh, përdhunimesh, burgosjesh,
internimesh ne luftën civile dhe luftën famëkeqe te klasave i është vene kapaku
cilësimit “armik” te një pjese te shqiptareve nga pjesa tjetër. Kur erdhi
demokracia me gjithë madhështinë e zemërgjerësisë së saj nuk u hakmor, nuk
linçoi apo burgosi ata qe kishin kryer krime. Është një humanizëm i papare ndaj
asaj qe historikisht kishte ndodhur.
Pse nxisni armiqësinë ne debatet tuaja. Unë
nuk shoh ndonjë “rilindje” ne histerizmat, në qëndrimin megaloman dhe arrogant
te kreut te socialisteve Rama që me dhunë verbale kërkon pushtet dhe vetëm
pushtet, e vetshpall veten “kryeministër i ardhshëm”. Te njëjtin qëndrim mbajnë pasuesit e tij ne
garat zgjedhore, madje edhe disa te quajtur “specialiste” qe me argumente,
shifra te fallcifikuara argumentojnë se e “bardha është e zezë”, se ata do te
përmbysin gjithçka kur te vijnë ne pushtet. Ceshte kjo arrogance, kjo
prepotence dhe ky qëndrim tejet armiqësor ndaj atyre qe sollën ndryshime ne kaq
vjet, qe bene sa mundën, sa ditën, sa burime kishin ne dispozicion? Nëse
populli gjykon se do ketë rotacion politik, pasardhësi bën ndonjë ndryshim,
ndron ndonjë mënyre drejtimi qe duket me e drejte. Por, rilindje nuk ka dhe nuk
mund te ketë. Rilindja erdhi bashke me përmbysjen e komunizmit. Tani ka vetëm
përsosje te rrugëve demokratike, traseja është e shtruar, ajo nuk mund te
devijoje nga projekti qe ka vulën e mbare popullit shqiptar.
Ja
si e shpjegon rilindjen Fjalori i Gjuhës Shqipe: “1...Rilindja e militarizmit (e
fashizmit); 2. Epoka e lulëzimit te shkencave dhe te arteve ne disa vende te Evropës...3.Levizje
e gjere politike, shoqërore e kulturore me karakter kombëtar, demokratik e
revolucionar, qe mori hov ne Shqipëri nga gjysma e pare e shekullit XIX e
vazhdoi deri ne shpalljen e Pavarësisë dhe qe luftoi me arme dhe me pene për çlirimin
e vendit nga pushtuesit e huaj, për krijimin e shtetit kombëtar te pavarur...”
Çdo njeri me mend e kupton se parulla e
socialisteve për rilindje është thjeshte dhe vetëm një mashtrim, një mënyre për
te gënjyer e mashtruar njerëzit për te marre pushtetin. Ne ditët e sotme jo vetëm
qe nuk mund te shtrohet por as te mendohet ndonjelloj “rilindje”, veçanërisht e
predikuar nga pasardhësit ne linje te drejtpërdrejte te komunisteve. Ashtu
sikundër vërtetoi katerciperisht historia e sundimit komunist ne rreth pese
dekada dhe, historia e sundimit te komunisteve te ngjyer ne roze ne 8 vjet ne
pushtet, ata i sjellin dem, shkatërrim, poshtërim, ulje te nivelit te jetesës
te popullit shqiptar.
Shqiptare, mos u mashtroni me parulla te
tilla qe, ne thelb janë reaksionare.
Tani te vime te një problem tjetër.
Historia na ka treguar se si ne Evrope ashtu edhe ne Shqipëri, kur janë vërtetuar lëvizje te tilla madhore e
tepër te fuqishme si “Rilindja”, kane dale ne skene, në udhëheqje njërës te
shquar te politikes, te shkencës, te arteve, atdhetare te mëdhenj. Pyes: kush është
ne krye te kësaj, ta themi, lëvizje për
“rilindje”? Nga sa di unë Edi Rama, një piktor i nivelit te ulet qe u gjet nga
Fatos Nano kur verdallosej ne France duke u marre me pune nga me te rëndomtat,
duke u cfaqur “nudo” ne plazhet e saj.
Kam shume dyshime, si shumica e shqiptareve si u katapultua ne krye te Partisë
Socialiste. Një njeri qe nuk ishte as anëtar i partisë socialiste, ne një dite
te bukur u be KRYETAR i saj. Natyrisht këtu nuk ka ndonjë enigme. Forcat qe
drejtonin realisht socialistet si Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia, duke mos
përjashtuar te tjerë, donin një “dore te forte”, ata përzgjodhën Edi Ramen.
Pse? Ai nuk ishte as nga politikanet me
te njohur, as ndonjë shkencëtar apo edhe artist i spikatur? Atyre i duhej një
njeri, qofte edhe pa bindje, pa nivelin e kërkesave bashkëkohore te drejtimit,
qe t’i kundërvihej Sali Berishës jo ne fushën e ideve por duke “bërtitur” sa me
shume, duke qene sa me arrogant, duke
dominuar ne mënyre te hekurt partine socialiste, duke bere veprime jashtë
logjikes se kohës. E vërteta është se këto instrumentet e fundit Edi Rama i përdori
me mjeshtëri. Kur vjen puna për veprimet dhe lëvizjet jo thjeshte arbitrare ne fushën
e politikes se socialisteve ai është shquar për “gafat”, veprimet pa mend,
politiken mediokre. Për ketë dhe dështimet e rrjedhura ka bere shume here autokritike përpara socialisteve te nënshtruar
e gojëkyçur, atij nuk i ka hyre as një gjemb ne këmbe. Ka krahë te ngrohta.... Ndonjërit
qe ka thëne ndonjë mendim ne kundërshtim, i ka gjetur vendin, e ka përjashtuar
nga partia, nga udhëheqja, nga listat për deputet.
Pra, një njeri si Rama, dështak, pa
perspektive, idhnak, nuk mund te drejtoje lëvizje te mëdha, është krejt i
paafte. Ketë konkluzion e kam nxjerre duke ndjekur veprimtarinë e tij qe nga
vitet kur është shfaqur ne skenën politike.
Lëvizje te mëdha, kaq me tepër kur
cilësohen ne mënyre mashtruese me termin “rilindje”, kërkojnë rreth kryetarit njërës
te afte, te devotshëm. Ne rastin konkret është edhe për te “qeshur” por me
shume për te “qarre”. Thuajse qe kur komunistet ndruan emrin ne “parti
socialiste” duke mbajtur shtrënguar anetaresine e vjetër, numri dy ka mbetur për
mbi dy dekada një fare Gramoz Ruci, pjesëtar i nomenklaturës se larte
komuniste, ish Ministër i Punëve te Brendshme dhe drejtues i famëkeqit Sigurim
i Shtetit. Ai ishte ministër edhe kur u vranë me 2 prill 1991 dëshmoret e
Shkodres, ai “hodhi gurin e fshehu dorën”. Ky fakt ka ngjallur dhe vazhdon te
ngjalle jo vetëm kërshëri ne masën e shqiptareve, por edhe një lloj frike, ngurrimi,
stepje. Sikundër thuhet ai nuk ka ndonjë aftësi te veçante. Ai as nuk duket dhe
as dëgjohet shume ne popull. Megjithatë
ai është lëne për mendimin tim si “qen roje” i ideologjisë se përmbysur
komuniste qe, nëpërmjet partisë socialiste te realizohen idetë e Ramiz Alisë qe
komunistet te ruajnë pushtetin politik dhe vacanerisht atë ekonomik. Ai mesa
duket, rruan lidhjet e vjetra me rrjetin e sigurimsave te betuar komuniste, nëpërmjet
tyre “mbretëron” edhe ne ditët e sotme. Sido qe te jete ai përfaqëson fytyrën e
vjetër te komunisteve te përmbysur. Njërës si ai nuk duhet lejuar qe jo vetëm
te drejtojne por as te shfaqen ne politiken e brishte shqiptare. Me njerëz si
Ruci nuk mund te konceptohet asnjë lloj lëvizje përpara, pa le “rilindje”, ata janë
te thirrur nga historia qe te perjetesojne ne një mënyre apo ne një tjetër, ne
kushtet e reja sundimin e pinjollëve te komunisteve. Ky është fakt: shikoni si janë
mbushur radhët e socialisteve nga Gjonet, Bushatet e te tjere sipas shkalleve
te nomenklaturës se vjetër.
Pra, një enigme e madhe fshihet pas numrit
një te Partisë Socialiste te mare nga rruga dhe te kushtetuar “kryetar” dhe
numrit dy, te mistifikuarit Ruci, qe ne prapaskene mban ende gjalle ish
komunistet ne pushtet, bën diversione. Nuk dimë ende synimet e afërta dhe te largëta
te këtyre drejtuesve misterioze. Një gjë është e qarte ata për gjykimin tim nuk mund te kenë besimin
e popullit. Faktet e fundit qe ne radhët e deputeteve kane përfshire njerës
anonime qe, kane mënjanuar nga skena politike njerës me integritet te partisë
socialiste dhe, shume te tjera si këto tregojnë se diçka përgatitet, diçka
luhet ne kurriz te popullit shqiptar. Nuk bëhem merak për Partine Socialiste, unë
vazhdimisht e kam stigmatizuar atë si vazhduese, ne kushte te reja te vijës dhe
interesave te ish Partisë Komuniste dhe te pasonjesve te saj. Meraku im është
se me parulla mashtruese, me gënjeshtra, me premtime boshe, mund te gënjehet një
pjese e paformuar politikisht e popullsisë. Gjithmonë mbetet ne fuqi thirrja:
vigjilence dhe vetëm vigjilence. Mos lejohen këto legjione te se keqes te vijnë
ne pushtet. Boll ka vuajtur populli shqiptar, ai meriton dite me te mira e me
premtuese ne demokraci.
Kuptohet qe për te vene ne jete
pretendimet absurde për “rilindje” Rama te projektonte e zbatonte një aleance
sa me te gjere, aleance qe sa pompoze u duk ne fillim, kaq edhe erdhi duke u
venitur e duke u “shfryre”. Pune e tyre. Po kush mbeti ne aleance. Me bën
përshtypje qe ne ekrane, si mbështetës i Rames del një lloj “biçimi” qe e
quajnë Spartak Ngjela, qe unë e konsideroj si sharlatan, egoist, ekstremist,
shitës flamurësh dhe te tjera cilësime qe i kam shkruar me pare për te. Me
njërës si Ngjela, te diskredituar dhe te s’ter etur për një karike, qe shesin
nenën e banane, po te ishin gjalle si monstra te komunizmit, nuk mund te shkosh
as aty ku “mbreti vete me këmbe”... Ne te gjitha partitë qe ka milituar vetëm
ka ngjallur çoroditje, nuk besoj se ka një përkrahje sado minimale, përveç
medieve, qe janë shndruar ne institucione humori e argëtimi per popullin. Është
puna e tij, unë nuk do ta pranoja as ne dere, pa le ta ulja ne tryeze dhe te
bashkëpunoja me te. Pune për Ramen, vërtet e ka blere lire, por, do t’i
kushtoje shtrenjte.
Deri dje Rama bërtiste e ulërinte ne
“kupën e qiellit”: “kapeni hajdutin”. Betohej e s’ter betohej se kur te vinte
ne pushtet (ha..ha..ha..) do ta dënonte hajdutin, te korruptuarin Ilir Meta dhe
ata qe e mbrojtën atë duke fallcifikuar dokumente filmike autentike dhe te padiskutueshëm. U mbështet
ne ketë konkluzion edhe ne mendimet e eksperteve amerikane. Por, vjen gjithmonë
një “por” dhe shume te tjera. Nevoja për pushtet beri lidhjen qe dihet si
pasoje e darkës “me ngjala”. Tani ai bërtet serish: “e kapa hajdutin por nuk me
lëshon”. Nuk është problemi qe Meta, një hajdut ordiner bashkohet me një tjetër
hajdut si Rama, ata i takojnë një race si ne politike dhe ne ustallëkun apo
profesionin e vjedhësit, te korruptuarit. Është fat i madh për mazhorancen e
sotme ta ketë sa me larg Metën dhe njerëzit e tij. Mua me shqetëson një fakt
tjetër. Veç te këqijave te tjera Meta është klientelist, ai kërkon te punësoje
njerëzit e vet ne te gjitha hallkat e pushtetit. E pame ketë kur u bene lëshime
për te mbajtur stabilitetin e vendit. Pyetja ime është: edhe e ashtuquajtura
“rilindje” do te filloje luftën klasore për zëvendësimin e gjithë administratës
shtetërore qe nga recepsionisti deri te specialisti, drejtuesit e te tjerë. Unë
kam bindje absolute qe Meta nuk mund te beje pa ketë proces, ai merr vota vetëm
se “fut njërës ne pune”, shpërndan poste, jep lehtësira. Unë e di qe ketë e ka
bere dhe do ta beje edhe Rama, qe do te thotë një fatkeqësi e madhe do te bjere
mbi popullin shqiptar. Pikërisht lufta “ik ti demokrat se do vi unë ramaisti
apo metisti”, është thelbi i luftës për fitore te këtij koalicioni. Duke e
pranuar si te mirëqenë dhe te padiskutueshme ketë dukuri edhe një here hidhet
poshtë fjala e bukur ne dukje “rilindje” dhe vjen një realitet i egër dhe i
papranueshëm për shqiptaret. Ngjala e ngrënë diku ne bregdet do te shndrrohet
ne një “ngjale” te tmerrshme qe do ta shtrëngoje për fyti popullin shqiptar, do
ta beje te lëngoje për shume e shume vjet, nëse nuk tregohemi vigjilente sot.
Brenda mashtrimit te madh te asaj qe e quajnë
“Rilindjes” vijnë mashtrimet me te mëdha
ne atë qe konsiderohet “program”. Nga sa di ne vite Partia Socialiste as nuk ka
pasur dhe as nuk ka ndonjë program te mirëqenë, ka copa pohimesh, mashtrimesh e
gënjeshtrash.
Te marrim atë qe nga kryesocialisti Rama është
konsideruar si një zbulim i “madh” te barazvlefshem me zbulimin e Kolombit –
taksen progresive. Nga mënyra si u paraqit për muaj e muaj te tere u duk se u
zbulua “Amerika”, po behet një përmbysje. Jam i moshuar dhe ne vite nuk kam
hasur ne një mashtrim te tille.
Një sqarim i vogël. Qysh kur lindi nevoja
e taksave, me krijimin e shtetit, me ndonjë përsosje, taksat teknikisht kane
qene njëlloj, ndryshonin format e zbatimit ne përputhje me sistemet, nevojat
ekonomike e te tjera. Pra taksa ne natyre apo ne para, taksa e sheshte apo
progresive, pleksja e mënyrave ne zbatimin e tyre ne përputhje me kërkesat
politike për lehtësimin e grupeve te caktuara te popullsisë apo, rendimin e një
pjese tjetër te saj, për lehtësimin e grupeve te mallrave apo te shërbimeve,
thuajse ne shekuj janë po ato.
Pra, deri këtu as nuk kemi zbulim, as
shpikje dhe as ndonjë rilindje. E kundërta është e vërtetë. Ne Shqipëri janë
përdorur thuajse te gjitha format e taksimit, ndonjëherë shume te renduara si
ne rreth pese dekadat e komunizmit dhe, here tjetër shume te liberalizuara dhe
me ndikim negativ ne ekonomi si ne rastin e qeverisjes 8 vjeçare te
socialisteve ne pushtet.
E vërteta është qe gjate qeverisjes se
fundit te mazhorances u vërtetua një përmbysje e vërtetë ne sistemin fiskal. Për
mendimin tim si specialist, nëse ka një problem qe është kryer sipas kërkesave bashkëkohore
dhe me sukses te plote është ai i sistemit fiskal. Duke zbatuar taksen e
sheshte me kombinimet përkatëse është garantuar qe vetëm ne rreth 5 vjet te
shumëfishohen te ardhurat nga sistemi fiskal. Kjo është arritje me rëndësinë e
gurit te themelit për një shtet qe synonin te ece përpara ne rrugën demokratike
te zhvillimit. Me te vërtet nuk e kuptoj qe pse një arritje kaq te spikatur
socialistet përpiqen ta “nxijnë”, ta bëjnë “mavri”, kur kemi përpara një fakt
te madh qe “dita” është dite dhe nuk mund te behet “nate”, ç’fare kërkon propaganda e ç’thurur, çoroditëse e
qëllimkeqe e Rames me shoke?
Gjithsesi edhe me ketë “zbulim” Rama bie
ne gropën e qelbur te hedhurinave komuniste. Ai duke mos e kuptuar ne thelb si mediokër
qe është ne këto probleme te mprehta, se çfarë është “taksa progresive”, pesha
qe zë, kush ndikohet, kush përfiton dhe kush humbet, kapet pas “fijes se kashtës”,
dhe, le mënjane “trarin” e sistemit fiskal. E kam fjalën se ai, si llafazan e i pacipe qe është
flet e flet për tatimin mbi te ardhurat e punonjësve dhe tatimin mbi fitimin e
bizneseve qe zëne vetëm rreth 3.7 për qind te produktit nacional bruto. Ai le, thuajse
mënjanë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe akcizat. Këto sebashku me taksat
doganore zëne rreth 70 për qind te te gjithë te ardhurave nga taksat. Problemi
nuk është si te taksojmë me shume një kategori taksapaguesish dhe te lehtësohen
disa te tjerë, gjë qe duhet bere, por si te gjenden rruge e mundësi për te
shtuar te ardhurat ne buxhetin e shtetit për te përballuar nevojat ne rritje.
Pra, problemi numër një është si te gjenden rruge qe Rama dhe socialistet e
pasur te mos fshehin te ardhurat, mos kryejnë erozion fiskal, por te paguajnë
ne radhe te pare detyrimet ligjore. Këtu është një nder te keqiat e mëdha te
sistemit fiskal ne Shqipëri.
Pra, boshti janë tatimet e taksat për
vlerën e shtuar. Mire është qe behet ndonjë propozim i drejte nga Rama për
lehtësi ne disa grupe mallrash. Ato janë bere dhe do te bëhen edhe ne te
ardhmen ne përputhje me politikat qe ndiqen dhe natyrisht kushtet konkrete.
Por, pikërisht këtu as qe mund te mendohet te vendoset takse progresive. Dhe,
për me tepër ne ketë drejtim mund te bëhen vetëm përsosje, ne asnjë mënyre
përmbysje, kushdo qe do te qeverise ne te ardhmen.
Por kush do te paguaje atëherë
takse progresive? Mbetet popullsia dhe te ardhurat nga bizneset. Popullsia dhe
kaq sa paguan, gjykoj se paguan shume. Qeveria aktuale mendon te përjashtoje një
kategori nga taksat, te njëjtën bëjnë dhe socialistet. Gjykoj se një pjese e
mire e popullsisë nuk ka kushtet për te
paguar takse direkte. Themi takse direkte sepse indirekt gjithë populli
shqiptar paguan rreth 20 për qind te taksës se vlerës se shtuar kur blen mallra
ne treg, kur kryen shërbime, paguan akcize te larte kur pi një gote bire, një
pakete duhan. Ne fund te fundit taksa
mbi te ardhurat e popullsisë nuk zë ndonjë peshe te madhe ne te ardhurat e
buxhetit te shtetit, ajo mund te kompensohet me shtimin e te ardhurave ne forma
te tjera te taksimit. Pra, për popullin fukara është shume e larte pagesa për taksat indirekte qe kapin rreth 25-30 për
qind te ardhurave. Pikërisht këtu mund te diskutohet, ne përputhje me kushtet,
jo për taksen progresive qe ne kushtet e Shqipërisë jo vetëm se nuk është
ndonjë zgjidhje, por, vetëm sa e “gërvisht” problemin.
Po taksa mbi fitimet e bizneseve? Sa
e kam ndjekur problemin ne vite, gjykoj se taksa e sheshte ka qene me e mira për
kushtet e Shqipërisë, ka nxitur bizneset e vendit dhe te huaja. Te njëjtin
gjykim kam pare edhe ne diskutimet e shume specialisteve qe janë ne radhët e
socialisteve. Nga te dy palët janë shprehur bindjet se taksa e sheshte ka qene
faktor për hapjen e vendeve te reja te punës
dhe shtimin e te ardhurave te buxhetit nga kjo lloj takse. Pse nuk i dëgjon
ushtaret e vet Rama, pse bën me koke te tij, ku është synimi? Apo mos do një
instrument ne dore ne endren e tij për pushtet te luftoje kundërshtaret
politike? Kujtoj se ka ikur koha kur pararendësit, prindërit, dajallarët e tyre
vinin tatime te jashtëzakonshme e progresive për te mbytur dhe likuiduar kundërshtaret politike, ka ikur koha qe ata qe
u quajtën armiq “kulakë” tatoheshin dyfish. Por, edhe ne konceptin ekonomik është
sprovuar qe ne kushtet e sotme vetëm nëpërmjet taksës se sheshte mund te ketë impakte
pozitive ne ekonominë e Shqipërisë. Taksa e sheshte apo taksa progresive janë
dy metoda taksimi qe përdoren rëndom ne bote. Interesat e vendit, te popullit,
problemet qe do te duhet te zgjidhen ne momente te përcaktuara, diktojnë
përdorimin e kësaj apo asaj metode. Zgjidhjet nuk kane rendësin e përfshirjes
ne “programe” si “zbulime” si “çelësa magjike” për te “rilindur” ekonominë!!!
Një tjetër mashtrim i madh, i sheqerosur
dhe “mjaltosur” për popullin e thjeshte është propaganda qe behet për “taksen e
ndershme”? Ç’është kjo lloj takse, si matet, si shprehet, cilët janë treguesit?
Kam vite qe merrem me taksat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe nuk e
kuptoj një gjë te tille. Natyrisht ne propagande gjithçka justifikohet për votën,
për pushtetin. Kjo nuk ka asnjë lidhje me sistemin shkencor tatimor, me
metodat, mekanizmat e saj. Edhe ne kohen
kur ishin ne pushtet komunistet e quanin taksim te drejte kur rendonin
fshataret me 40-50 për qind takse, kur ne një prodhim prej 200 mije ton drithë merrnin
me detyrim 50 mije ton thuajse falas. Madje Enveri u mburr kur raportonte para
Hrushovit, Berias, Mikojanit, Molotovit, pas vdekjes se Stalinit për këto
suksese te jashtëzakonshme dhe drejtësinë fiskale ne vitin 1953, kur ishte ne
Moske. Por, vete krijuesit dhe
drejtuesit e komunizmit ne ish Bashkimin Sovjetik i thane hapur diktatorit
Hoxha se kjo mënyre taksimi ishte “grabitje” ishte “shfrytëzim ne palce i
fshatarit”. Historia na mëson te nxjerrim konkluzione, te jemi syhapur, te
vigjilojmë. “Taksimi i ndershëm” është thjeshte dhe vetëm propagande, është
instrument politik qe një grupim politik e përdor për qëllime spekulative ne
dem te grupimeve te tjera politike dhe përkrahësve te tyre nga radhët e
popullit.
Pra, për zhurmën marramendëse te Rames
për taksat progresive mund te themi me bindje se kemi vetëm një tymnaje,
rezultati është , thëne me fjalët e popullit: “u mbars mali e polli një mi”.
Dihet qe një pjese e madhe e votuesve
jeton ne fshat. Para disa vjetësh Rama ka bere ekskursione ne qindra fshatra
duke bere konstatime për gjendjen e keqe, për faktorët qe pengojnë ecjen e
bujqësisë e te tjera si këto. Shante dhe vetëm shante mazhorancen e kohës,
thuajse fshatarësia ishte injorante dhe nuk e kuptonte situatën. Konstatime dhe
vetëm konstatime, asnjë mendim për zgjidhje, vetëm çoroditje. Fshati ja
shpërbleu “mundimin” duke mos i dhëne votën.
Ne ketë fushate Rama është bere me
agresiv, me mashtrues, me gënjeshtar, premton për gjera qe as është ne gjendje
t’i beje dhe as qe do ti beje. Premtimet për tapitë, ndihmën e zhvillimit te
fshatit, për mirëqenien e te tjera si këto janë vetëm “dokrra” te njeriu pa
paskrupull.
Te shikojmë realitetin. Sot ne Shqipëri ka
mbi 353 mije pronare tokash ne fshat, çdo ekonomie i bie mesatarisht diçka me
shume se 1 ha. Ne te njëjtën kohe ka 1.765.619 parcela qe do te thotë për çdo
te quajtur ferme i bien 5 parcela. Mesatarisht një parcele ka 0.27 hektarë. Kjo
është situata mizerabel e bujqësisë ne Shqipëri.
Lind pyetja kush e shkaktoi ketë gjendje
mizerabel, perse nuk kujtoheni ne kohe. Ju dhe vetëm ju, dmth trashëgimtaret
socialiste te komunisteve kur, me orientimin e zonjës se zeze Nexhmie Hoxha,
bashkekrimineles se Enverit dhe, me urdhër te Ramiz Alisë ne vitin 1991, kur
Kuvendin Popullor e zotëronin komunistet, nxorët ligjin famëkeq te ndarjes se
tokës sipas parimeve: “token atij qe e punon”, “ndarjen për fryme te popullsisë
qe banon ne fshat” e te tjera si këto. Ky mbetet një krim i dyfishte i
komunisteve qe jo vetëm rishpronesoi pronaret e origjinës por i shkaktoi dëme
kolosale ekonomisë me atë coptim te papare te tokës qe është pasuria me e madhe
dhe me e vlefshme e Shqipërisë dhe e shqiptareve. Kjo mase komuniste ishte si
te lije jashtë “një litar” ne varrin e komunisteve te përmbysur, për te
vazhduar krimet dhe ne brezat qe vijnë.
Problemi i pronareve legjitime është mjaft
i rendesishem, por, këtë nuk presim ta zgjidhin socialistet, ata janë mbartës te krimit qe bene
paraardhësit e tyre komuniste. Do përqendrohem ne aspektin ekonomik.
A ka zgjidhje ne këtë situate qe e
sollën komunistet bujqësinë? Unë nuk shikoj ndonjë rruge lehtësisht te
arritshme. Ai copëtim i tejskajshëm i tokës nuk ka lejuar dhe as lejon masa
thelbësore për mekanizimin, sistemimin, ujitjen, plehrat, qarkullimet
bujqësore. Me parcela me madhësi rreth 200 metra katrore vetëm sa do te
gërvishte toka, rendimentet do jene minimale, kostoja e larte. Është përpjekur
qeveria demokratike ne këto vite, ka bere lehtësirat përkatëse, por, te gjitha
këto kushtëzohen nga mënyra e organizimit te fermës.
Jam përpjekur te gjej, qofte edhe një
shtet ku gjithë popullsia banuese ne fshat te jete pronare. Është e pamundur te
gjendet një i tille. Ne gjithë boten janë organizuar ferma te mëdha, te mesme
dhe te vogla. Fermat e vogla janë te thirrura te prodhojnë “sa për vete”, dmth
te përballojnë nevojat familjare për produkte me origjine nga bujqësia dhe
blegtoria. Ndërsa fermat e tjera te mëdha, me mundësi financiare me te mëdha,
me potenciale teknike mund te konkurrojnë ne treg. Ju e dini nga eterit tuaj se
pasi mashtruan me dhënien e tokës “atij qe e punon”, predikuan tezat e Leninit
dhe te Stalinit se “me ekonomi te vogla nuk mund te ndërtohet socializmi”.
Dihen presionet, mashtrimet, dhunimet qe u bene për te ndërtuar “gulaget” qe i
quajtën kooperativa. Këto u bene ne emër te efektivitetit te ekonomive te mëdha
bujqësore, natyrisht efektivitet qe nuk mund te arrihej me rrugët komuniste.
Pse e ndanë ne formën me kriminale dhe
jo efektive pasurinë me te rëndësishme kombëtare – token komunistet ne parcela
kaq te vogla? Gjykoj se e bene jo thjesht për te bere te “gjithë pronare”. Ata
pasi dështuan me ndryshimet demokratike me eksperimentin e viteve ’80-’90 me
krimin e organizuar për “tufëzimin e bagëtisë”, për ta mbajtur ne skajin e
fundit te fukarallëkut fshatarin shqiptar,
krim qe vete Ramiz Alia e pranoi si krimin me te madhe edhe se ai i
luftës se klasave, vete diktatoruci Aliaj urdhëroi krimin me te madh me ndikim
ne breza: copëtimin e tokës, bërjen e te gjithëve pronare, thjesht me qitje te
largët shkatërrimin e bujqësisë se Shqipërisë. Kjo mënyre organizimi mban te
“ngujuar” fukarallëkun, skamjen, domosdo ndjell turbullira e pakënaqësi.
Me këtë copëtim prone qe ka bujqësia e
Shqipërisë mund te bëhen vetëm arnime, gjera te vogla. Sado te premtoje Rama
ato janë vetëm një tymnaje e parealizueshme. Madje ai premton se do këshilloje
edhe ish kryeministri britanik Toni Blair për problemet e zhvillimit te
ekonomisë ne Shqipëri. Zotërinj apo shoke socialiste, mos ngatërroni njërës te
nderuar se Zoti Blair. As ai dhe as një mije si ai nuk mund te shërojnë
bujqësinë e pashërueshme shqiptare. Mos premtoni, me “tapitë”, mos bëni mashtrime si ato te
Enver Hoxhës. Gjithë forcat politike gjeni gjuhen e perbashket për organizime me te mira e me formacione te
mëdha ne bujqësi. Ai është shërimi.
I bej thirrje edhe organizmave
ndërkombëtare, përfaqësuesve diplomatike, sidomos atij te Shteteve te Bashkuara
te Amerikës: mos rini kaq indiferente ne këtë problem jetik për Shqipërinë,
“sehirlleku” është i dëmshëm nëse ne parim kërkoni qe Shqipëria t’i bashkohet
realisht Evropës.
Socialiste, me premtimet për “tapi”, mund
te merrni ndonjë vote nga njërës qe nuk e kuptojnë thelbin e problemit. Nuk
është “tapia” zgjidhja. Sot kërkohet qe bujqësia te luaje rolin qe ka ne
Shqipëri. Qysh ne vitin 1914 Lidhja e Kombeve dërgoi njerëzit e vet për te
vlerësuar situatën ekonomike, këtë e beri dhe ne vitet 1921 dhe 1922.
Konkluzioni: Shqipëria mund te mbahet me bujqësi, toka, klima, njerëzit e
lejojnë një gjë te tille. Te njëjtën bene italianet, qofte edhe për qëllimet
kolonizuese, krijuan bindjen se bujqësia
e Shqipërisë është ne gjendje te mbaje 5 milion banore.
Ju shqetëson vota dhe jo fati i bujqësisë
dhe i shqiptareve. Sot prodhohet me pak se dy dekada me pare ne bujqësi, një
pjese e tokës është e abandonuar. Populli është ngopur me “lugën bosh”. Flisni
e flisni, ku janë programet, synimet ku do shkoje bujqësia. Ndërsa kur ishit ne
fuqi për rreth pese dekada ulërinit e bërtisnin ne kupën e qiellit se “lufta për
bukën është lufte për socializmin”, sot me politiken qe ndoqët Shqipëria
importon rreth 400 mije ton drithë dhe oriz ne vit, pa përmendur importin e
miellit, rreth 100 mije ton perime,
patate e fruta, deri te importi i rreth 55 mije ton ushqime për kafshët. Nuk
përmendim importin e sasirave te mëdha te qumështit dhe nënprodhimeve te tij,
te mishit, veçanërisht te shpendëve. Kjo kur, ne një kohe qe Shqipëria dhe
shqiptaret janë te lire, janë çliruar nga zgjedha e rende komuniste, kur veprojnë
ne ekonominë e tregut. E përmendem kush është pengesa. E shoh qe ne këtë
fushate qe, ne disa drejtime ka marre përmasat e çmendurisë, socialistet
përpiqen t’ia u hedhin fajin demokrateve, mazhorances ne fuqi. Jo shoke
socialiste, kjo situate rrjedh nga veprat tuaja kriminale me ndikim afatgjate. Rritja e prodhimit bujqësor e blegtoral ne
vitin 2011, ne krahasim me vitin 2005 ishte rreth 25 për qind, i njëjti tregues
nen qeverisjen socialiste për vitet 2000-2005 ishte rreth 13 për qind, pra, dy here me i ulet. Socialistet kane qene
dhe janë te paafte për te drejtuar. Po te studiosh te dhënat statistikore ato
janë për t’u vlerësuar. Pa u përpjekur ta rendoj shkrimin me shifra shënoj se
për te njëjtat periudha qe përmendem, nen drejtimin e mazhorances demokrate
p.sh prodhimi i pemëtarisë, ku mund te behet diçka edhe me pronën e vogël u
rrit rreth 94 për qind. I njëjti tregues ne kohen e qeverisjes socialiste ishte
29 per qind, pra, mbi tre here me i ulet.
Populli e njeh fare mire proverbin
“gënje, gënje se diçka do te pranohet si e vërtetë”. Vërtet nga disa te gënjyer
kjo propagande marramendëse do te “ngjisë”, do te pasoje radhët e socialisteve, por, masa e
fermerëve, fshatareve te zgjuar, e njohin mire jetën, përjetojnë vuajtjet, e
kane te qarte kush ndihmon me te vërtetë dhe, kush mashtron për te ruajtur
gjendjen dhe nivelet jo te pranueshme. Ata me ndërgjegje do te votojnë
mazhorancen ne fuqi, garancia e vetme ne ditët e sotme për te garantuar ecjen
ne rrugën e drejte te fshatit.
Me mashtrimin e madh qe i behet
shqiptareve me te ashtuquajturën “rilindje” te gjithë e kuptojmë se socialistet
kane qene dhe mbeten shtresa me regresive e shoqërisë ne Shqipëri.
No comments:
Post a Comment