Pak pas deklaratave të Ramës lidhur me
monumentin me dy gishta në qendër të Kavajës, ka reaguar edhe
kryeministri Berisha. Në një takim me të rinjtë në Bërzhitë të Tiranës,
Berisha tha se Ramës i duken dy gishtat si bajonetë, njëlloj si Ramiz
Alisë.
“Me këta gishtërinj përpjetë nisëm
rrugën e Europës, rritëm ekonominë shqiptare 400 herë, morëm
anëtarësimin në NATO. Edi Rama bllokmen deklaroi në Vlorë se dy
gishtërinjtë janë bajoneta
që u është ngulur në sy shqiptarëve. Rama
është njëlloj si Ramiz Alia, dy gishtat i duken si bajonetë. Ramës
gishtrinjtë tuaj i duken bajoneta, trikoja ime i duket pazmore ndërsa
nesër stilografi im do t’i duket shpatë, furrë që do e përvëlojë, ne do
ecim përpara”- tha Berisha.
Në një takim me gazetarët më herët në
mëngjes, krysocialisti tha se ai monument është një shëmti nga ana
estetike si dhe theksoi se demokracinë nuk e solli Sali Berisha. Rama
shprehu angazhimin për rindërtimin e sheshit “Demokracia” të Kavajës.
“Ne do e ndërtojmë sheshin dhe do i
japim Kavajës përmasat e një qyteti mesdhetar dhe t’i japim atij
komuniteti një shesh me dimension tjetër do jetë sërish sheshi
“Demokracia”, por ai monument është siç e tha kryetari i Bashkisë së
Kavajës, nuk është tamam monument, nuk janë tamam as dy gishta dhe ajo
është një farsë. Nuk i takon Saliut të vendosë së çdo bëjë me monumentin
kur Kavaja drejtohet nga Elvis Roshi dhe për më tepër që kryeministri
ende në detyrë ka thënë se asnjë fond nuk jap për këtë qytet unë,
përderisa Kavaja zgjodhi atë si kryetar bashkie
Çështja e monumentit në qendër të
Kavajës, është kthyer në një debat publik mes Berishës, liderit të
opozitës Rama dhe krybashkiakut Elvis Roshi.
No comments:
Post a Comment