(Shenime
historike)
Nga NDUE BACAJ
Ka shekuj që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe forca e Shejtit
mrekulli-bërës me emrin Shna-Ndou
i Padoves ,ku rezidenca e perhershme e këtij Shejti ka qënë
në kalanë e vjeter me emrin Sebastia ,e cila ndodhet pranë
qytetit të sotem të Laçit, që ndër shekuj e deri në ditet tona njihet me emrin Kisha e Shna Ndout . Sebastia
është një qytez e vjeter nga e cila sot (perveç rrenojave) kemi si deshmi nga
një tumë e germuar , në vendin e quajtur Koder Bogëz ; një unazë ari qe i
perket shekullit VII mbas Krishtit , dy parzmore , një fibul argjendi dhe dy
monedha të Septim Severit dhe Maksimilian Dazes të epokes romake .. (Luigji
M. Ugolini ,Shqiperia e Lashtë ,fq.46 ).Historia e shkruar e kësaj kishe nga vet “kisha” dhe autor të ndryshem është shumë e hershme. Ajo
në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojes së bekueme ,dhe në vitin 1557 mori emrin
Kisha e Shna Ndout. Pikrisht per shugurimin e Kishes së Shna Ndout shkruan edhe
At Lovro Mihaçeviq në librin “NEPER SHQIPERI
1883 – 1907 “ Ku ndër të tjera në faqen 32 lexojmë : “...Në korin e Kishes në murë
qendron mbishkrimi i shkruar me
shkronja te kuqe ; Templum hoc
consecratum est an.1557 ( kjo kishe eshte
shuguruar në vitin 1557 ) . Kuvendi Sebaste është rrezuar gjatë termetit
të vitit 1853 ....Menjeherë më poshtë nën kishe
gjendet shpella ,per të cilen
populli thotë se është e Shen Vlashit , Ipeshkev dhe martir ,të cilin ata e
duan për shqiptare te vetin e jo armenas....” Ndersa Studiuesi dhe Albanologu i njohur Austriak
Theodor Ippen në librin “Shqiperia e Vjeter” ,në faqet 155 -156 ndër të tjera shkruan : “ Pranë
fshatit Laç (atehere nuk ishte qytet N.B.)
ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna
Ndoj “Shen Antoni “ e cila çmohet
shumë dhe nderohet si nga të krishteret
dhe muhamedanet... Sipas mbishkrimit
kisha duhet të jetë vetem 450 vjeçare.....Në anen e kishes
ndeshen rrenoja ,të cilat i perkisnin padyshim një manastiri që ka ekzituar në ketë
vend . Kisha dhe manastiri i dikurshem ngrihen mbi një shkemb , i cili perben
shpatin e rrepirte të një përroi malore . Në kete murë shkembore ndodhet një
shpellë , e cila vizitohet gjithashtu
nga pelegrinet . “ ( Ky pershkrim i perket vitit 1900 , N.B. ). Pushtuesit turq duke njohur dhe pasur frikë njekohesisht nga mrekullit e kesajë kishe e
shkaterruan ,por kryengritjet e
Shqiptareve të atyre viteve ,dhe të
mbeshtetura nga selia e Shenjtë ,dhe fuqit
e krishtera te Europes detyruan
pushtuesin që në vitin 1605 të lejoje
rindertimin mbi keto themele të kishes famemadhe të Shna Ndout. Per
ndertimin e kesaje kishe edhe sot
ekziston një gojdhenë e cila ka marrë trajtat e një legjende dhe ndër të tjera thote : “ Na ishin njëhere disa Françeskan që donin të ndertonin një kishë . Ketë kishë ata donin ta ndertonin në vreshtin
e Kalase së Sebastes, sepse aty kishin edhe kuvendin e tyre . E ndersa e
ndertonin diten të nesermen në mengjes matrialet e ndertimit gjindeshin në afersi te shpelles së Shen Vlashit, pra më
larg kalasë. Pasi kjo histori u perserit disa here u kuptua se vetë Engjujt me frymen e Zotit jo vetem leviznin matrialet ndertimore naten
,por u tregonin Françeskanve dhe
popullit , vendin ku duhej të ndertohej kjo kishë ,që edhe keshtu u bë ...”
Eshte interesant se kjo gojdhene nuk
tregon as vitin kur tregohet legjenda
dhe se cilit emertim të kishes i takon ; asajë të Zojes së Bekueme Apo te Shna Ndout..Sidoqofte kjo është një histori që ka mbijetuar dhe ka
“perfituar” trajtat e një legjend prej qindra vitesh e deri sot... Një studiues
i njohur francez i shekullit XIX (Hekardi) ndër të tjera thotë se: “...Kisha e
Shen Ndues mund të mbante deri në 500
njerzë....dhe pranë saj gjendej kuvendi ku banonte prifti apostolik....Ky vend
ishte nën mbrojtjen e themeluesit të tij të Shenjt , nderohej mjaft nga banoret e provinces ,dhe mbi te gjitha
nga malsoret e Shkodres ...Muslimanet dhe të Krishteret e konsideronin jo vetem një tempull ku duhet te lutesh,por
edhe një streh të shenjtë dhe të paprekshme ,së ciles i afrohen me shumë
respekt. Edhe muslimanet shpesh sillnin
ketu gjerat e tyre më të çmuara...Me 13 qershor
diten e Shen Ndues,vinin per pelegrinazh nga të kater anet e Shqiperisë,dhe
secili kryente ketë veprim me një perqendrim dhe perkushtim vertet shembullorë.
Disa vinin që tu permbushen deshirat e shprehura në rrethana solemne, disa i
binin perqark Kishes tre here duke
ecur kembadoras , të tjeret bejnë ndalesa
dhe shprehin lutjet e gjata në çdo
cep të nderteses dhe perpara shembelltyrave të Shenjetoreve , që në ketë ditë
vendosen poshte kishes . Të gjithë adhurojnë diçka . Banoret e qyteteve lënë para, flamure mendafshi dhe gjëra të
tjera . Fshataret sillnin djath ,fruta ose dyllë. Malsoret sillnin qengja ,dele
ose desh e tjer..”(Hyacinthe Hecquard;HISTORIA DHE PERSHKRIMI I SHQIPERISË SË EPERME ose i
GEGËRISË..FQ.75-77).
Edhe një misionar Italian e
pershkruan Laçin si një mjedis pelegrinazhi per Katoliket dhe Muslimanet, duke
“rikonfirmuar” se mbi shpellen e Shen Biaxhos (keshtu e quan ai shpellen e Shen
Vlashit,N.B.) është e ndertuar një kishë që shkon deri në disa qindra vjet...që i
është kushtuar Shen Antonit (Shna Ndout).
Gjithashtu famullia është administruar nga Rregulltaret e ...Shen Françeskut .(Fulvio
Kordinjano ,SHQIPERIA permes Vepres dhe Shkrimeve te misionarit madh italian At Domeniko
Pazi-1847-1914,fq.203).
Nga librat e Shenjte të Kishes Katolike mesojmë se Shna
Ndou kishte lindur në Lisbone (Portugali ) me 18 gusht te vitit 1195 në një familje bujare e kristiane , dhe emri
i pagzimit kur lindi ju vu Ferdinand . Ishte mjaftë i ri kur hyri me
deshiren e tije ndër rregullat e Shen Agustinit, ku pas kesajë u dergua në
kuvendin e Koimbres ,dhe per 9 vite rrjesht
studioj shkrimet e shejta ,dhe shkencat e kohes, ku
atje u shugurue edhe meshtarë. Deshira e
mëvonshme e martirizimit per besimin Kristian
e beri që të lërë petkun e Agustinianve dhe te veshte atë të Shen Franceskut te Asizit. Pas shugurimit meshtar ky shejt kishte marre emrin Anton ( që në
shqip i themi Ndoj ) . Fillimisht frati i ri
Antoni u nis per në Afrikë , por vetë Zoti e kthen me mision në Itali.
Ne vitin 1221 ky frat i ri për here të
parë njohu nga afer Shen Franceskun, në
një kuvend të pergjithshem të ketij
urdhri fetare Katolik. Pas kesaje në Bolonje kaloi si meshtar i pervuajtur i Zotit
,ku nepermes lutjesh e pendesash ju
shfaqen vetitë e jashtezakonshme të tija
në fushen e dijes dhe të fjales. Pas kesaje kisha katolike i besoi detyren e predikimit dhe apostullimit. Luftoi
gabimet e Albigjezve të shperndarë në Francen e jugut e gati në të gjithë Italinë. Gjatë tërë
aktivitetit të tijë si meshtar u
dallua per fjalen që i zinte vend,dhe
per predikimet hyjnore të Jezu Krishtit në emer të të cilave beri mrekulli të
pa numerta që Kisha Katolike ja njohu
dhe vlersoi... Shna Ndou jeten e tije toksore e nderpreu me 13 qershor
të vitit 1231, duke ndërruar jetë ,per tu ngjitur perjetsisht ne qiell si Shejtë pranë vet Jezu Krishtit ,në emrin e të cilit shfaqi
mrekullit e tij që vazhdojne sot e do të vazhdojnë perjetesisht... E
ndersa jeta e ketij Shejtori i perket
besmit Katolik , mrekullit e veprat e tije bamirse u perkasin njerzve të të
gjitha besimeve, çfare tregon se ky
Shejt është i të gjithve pa dallim Besimi ,Race apo Kombesie.
Kisha Katolike duke njohur veprat e mrekullit hyjnore të Shna Ndout,
me anen e Papa Gregorit IX e shpalli
shejt fill pasi ndërroi jetë...
Me daten 8 prill 1263 eshtrat e Shna Ndout u rivarrosen në Baziliken
kushtuar atij në Padova , një vend ky që
pelegrinet nga Italia dhe Bota e kalojnë
numrin e 5 milionë vizitoreve në çdo
vit . Per Shenjterimin e Shna Ndout
ekziston edhe sot një legjendë e cila thotë se kur Shna Ndou u shenjterua nga Vatikani (Itali)
Kembanat e Lisbones binin vetë pa u rënë askush... Ndersa per
diten e levizjes të Eshtrave të
Shna Ndout (32
vite pas vdekjes) Ministri Xheneral
i rregullit , kur hapi arkivolin e Shna Ndout
kishte thirrur i emocionuar : “ O gjuhë e bekuar ,tani mund ta kuptojme
sa të mëdha kanë qënë para Zotit meritat tua ..” Pasi Gjuha e Shna
Ndout ishte ruajtur mrekullisht e fresket ,ku që nga ajo kohë edhe sot
kjo Gjuhë ruhet në baziliken e Shna
Ndout në Padova. Gjithsesi duke parë
nevojat e shumta të besimtarve kristian
shqiptarë Fretnit Franceskan suallen në kishen e Laçit truporen e Shna Ndout ,duke
besuar keshtu se suallen edhe mrekullit e ketij Shejti ,shpirti i të cilit tashma pushonte në Qiell . (Është interesant
të thuhet se besohet se vet Shna Ndou dikur kishte vizituar vendin
ku ndodhet sot kisha në Laç ) . Gjithsesi që nga ajo kohë mijera e miliona pelegrinë ; Katolik, Ortodoks, Musliman,
Bektashi , por edhe ateist kanë vershuar në drejtim te kishes së Shna Ndout (Laç) ku ndodhet
truporja dhe Fuguria e Shna Ndout . Që nga ajo kohë mrekullit e Shna Ndout ndër
shqiptarë e më gjërë nuk kanë fund. Pelegrinazhi
realizohet çdo vit për 13 të marta
rrjesht (por edhe ditë të tjera) deri në diten e 13 qershorit. Vizitoret e
Shna Ndout kanë dy pika të rendesishme referimi : Kishen dhe shpellen e Shen Vlashit ,historia
e të cilit thote se Shen Vlashi ka
qënë Ipeshkve dhe jetonte në qytezen e
lashtë të Sebastes, por paganet e ndoqen deri tek kjo shpellë ku u strehua ,
dhe të pa-fetë e gjeten dhe e
mbyten. Gjithsesi historia mendohet se ka lidhje edhe me atë që Shna
Ndou ishte strehua vetë në një shpellë (Itali
) ku lutej e vetem lutej duke u ushqyer
me buke e ujë ,derisa nje ditë i ishte shfaqur vetë Jezusi si fëmijë. Duke u nisur nga keto vuajtje të vetë Shna
Ndout ,besimtaret në 13 të martet (13
javet e mundimshme) të ketij Shejti mbajnë thatë ,domethene nuk ushqehen me
produkte mishi e bulmeti me origjinë
shtazore (me gjak të nxehtë)... Pelegrinazhi
gjatë kesaje periulle 13 javore ,por edhe në ditë të tjera realizohet duke vizituar ,Kishen, Shpellen
,por edhe gurë shkembinjë e gjithshka
per-rreth, ku në pergjithsi gjatë ketyre vizitave njerzit kanë me vehte fotografi apo fugure siç u thotë populli, si
dhe uratet e perhershme. Në Kishen e Shna Ndout (Laç) njerzit luten
,per vehte dhe të afermit e tyre ,ku nga keto lutje mrekullit nuk kanë
munguar kurre (njerze që sherohen menderisht e fizikisht, zgjidhje konfliktesh të ndryshme familjare e shoqerore
e tjer , por edhe mbarsi në jetë , kur lutjet nuk i ke me hile). Vlenë të
theksohet se shumë pelegrinë kalojnë edhe naten te Kisha apo në shpellen aty afer (megjithse ky
rit nuk është detyrim besimi..), si dhe falin diçka nga pasuria e tyre ,por
edhe marrin me vehte DHE
nga toka aty ,ku ketë Dhe e konsiderojnë çudibërës dhe e quajne dheu i Shna Ndout. Është interesant të thuhet se dy herë u holl
në erë Kisha e Shna Ndout ; një herë nga pushtuesit Turq dhe një herë në vitin
1966 nga shteti komunist ,por që të dyja heret hollen në erë vetem ndertesen ,por jo besimin
dhe mrekullit hyjnore të Shna Ndout . Edhe pse komunistet
e ndaluan me ligjë besimin te Zoti , nuk munden kurrë të ndalojnë besimtaret që të vizitonin fshehurazi
rrenojat e Kishes së Shna Ndout (që per disa kohe ...kerkonin ta kthenin
në repart ushtarak). Por më interesantja ka mbetur se kur ishin ngusht dhe pa shpresë edhe vetë komunistet vizitonin fshehtas dhe i luteshin Shna Ndout ti ndihmojë.... Pas renies së regjimit komunisto-ateist , me 17 mars të vitit 1992
filluan punimet per rindertimin e Kishes
e gjithshka i nevoitet ketij tempulli
lutjesh , si edhe ujesjellesi dhe centrali i vogel elektrik, por edhe
rruga dhe sheshi ku mblidhen pelegrinet
e shumtë nga e gjithë Shqiperia e më gjërë.. Të gjitha punimet u perfunduan me 13 qershor të vitit 1994 , ku në porten e Kishes një
kopje historike e dekumentuar e Kishes
së Shna Ndout është futur per t’jua trashiguar brezave ,qindra apo mijera vite më
vonë. .. Sidoqofte historia e Kishes së
Shna Ndout ne Laç tashma është bërë pjesë
e pandarë e historisë së Shqiptarve ndër
shekuj , ku po kaq janë edhe mrekullit hyjnore të ketij tempulli
e Shenjtori që pelegrinet dhe adhuruesit vazhdojne vetem të shtohen ...sepse shtohen edhe nevojat e
njerëzve të kesajë Bote per tu afruar sa
më afer jetes shpirterore të Krijuesit
që na ka falë me shembelltyren e
tij....
Qershor -2013
No comments:
Post a Comment