NEWYORK
(Reuters) – Katër shurdhmemecë nga Wisconsin kanë qenë nga të parët që
kanë kërkuar drejtësi për abuzimet seksuale nga duart e një prifti në
fëmijëri, dhe një dokumentar i ri mbi trajtimin e dobët të Kishës
Katolike të rasteve të tilla, do të bëjë më të dëgjuar zërin e tyre.
Dokumentari "Mea Maxima Culpa: Heshtje në Shtëpinë e Zotit" eksploron protokollin e Kishës Katolike Romane të diktuar nga Vatikani, për trajtimin e rasteve të abuzimeve me fëmijët dhe të priftërinjve pedofilë. Ai nis shfaqjet në kinematë amerikane më 16 nëntor, dhe do të transmetohet në rrjetin kabllor amerikan HBO ne shkurt.
Megjithëse mbulimi mediatik në SHBA i abuzimeve me fëmijët ka qenë i gjerë që prej rasteve të Bostonit më 2002, regjisori i dokumentareve, fitues Oskari, Alex Gibney kërkonte të lidhte historitë individual e me atë që ai konsideron si një dështim sistematik me origjinë nga maja e Kishës.
"Shumë histori individuale janë raportuar nga abuzimet seksuale të klerit, por nuk kisha parë asnjë deri tani që të lidhte këto histori individuale me mbulimin e masës së gjerë nga Vatikani, kështu që ishte e rëndësishme," tha Gibney në një intervistë me Reuters.
Filmi përqendrohet në një grup meshkujsh që nuk dëgjojnë, dhe eksperiencat e tyre në rininë e hershme, si nxënës në shkollën katolike të St. Francis, Wisconsin.
Në një letër për Vatikanin në vitin 1998, tashmë i ndjeri Father Lawrence Murphy pranonte të kishte abuzuar me rreth 200 djem shurdhë gjatë dy dekadave duke nisur nga vitet 1950-të.
Murphy pretendonte se ishte penduar dhe kërkoi të jetonte vitet e tij të fundit si prift, prandaj nuk u zhvesh asnjëherë nga kjo uniformë dhe as u dënua nga autoritetet. Ai vdiq në vitin 1998.
Në film, djemtë përpiqen të komunikojnë në mënyrë të dëshpëruar për të sjellë në vëmendje atë që kishin kaluar, tek autoritetet civile e fetare, si me anë të gjuhës së gjesteve dhe shprehjeve të fytyrës, ashtu dhe me zërin e aktorit Ethan Hawke.
Filmi gjithashtu ndjek rrjedhën e burokracisë së kalbur, deri tek kardinali që sot është Papa Benedikti, për të zbuluar politikat që në film portretizohen si më shumë të interesuar tek ruajtja e imazhit të kishës sesa tek e drejta.
PËRPJEKJA PËR TU DËGJUAR
"Këta ishin njerëz shurdhë që nuk kishin zë për t’u dëgjuar, prandaj ata kishin vetëm heshtje, dhe heshtje pati edhe nga Kisha për t’u përballur me këtë krim të dukshëm, pjesërisht sepse ata po përpiqeshin ta mbulonin ," thotë Gibney.
Vatikan ka mohuar çdo mbulim të fakteve në çështjen Murphy dhe në vitin 2010 lëshoi një deklaratë ku thuhej se dënonte abuzimin e tij. Ai ka kritikuar median për pasqyrimin e trajtimit të çështjes nga Kisha si “anti-katolik”.
Në kontrast me këtë, filmi tregon intervista me ish-zyrtarë të kishës që flasin hapur për politikat klerike të mbështetje të rehabilitimit të klerikëve me abuzime dhe të sheshimit të skandaleve.
Gibney tha se të gjithë zyrtarët e Vatikanit me të cilët kishte kontaktuar nuk kishin pranuar të intervistoheshin.
I rritur edhe vetë si katolik, Gibney nuk është më pjesë e praktikave fetare të organizuara, por simpatizon katolikët që ndjehen besnikë ndaj institucioneve fetare dhe pranon se kritikat e Kishës kanë ndjesinë e një sulmi personal.
Dokumentari me titullin "Mea Maxima Culpa," që në latinisht do të thotë "faji im më i rëndë" fokusohet në dështimin e organizimit të hierarkisë së kishës katolike. Por Gibney – i cili ka fituar çmimin Oskar me dokumentarin "Një taksi për në anën e errët" – tha se tema e filmit i kalon caqet e besimit fetar dhe vlen edhe për institucionet jo-fetare.
"Në pamje të parë është për Kishën, por është gjithashtu një film krimi," thotë ai. "Është një film për abuzimim me pushtetin dhe sesi institucionet në vend që të njohin problemet, përpiqen t’i mbulojnë. Gjithmonë problemi i madh është mbulimi i më të voglës."
Ai citon skandalin e abuzimit të Jerry Sandusky që tronditi kohët e fundit Universitetin Penn State si dhe trajtimin e mjerueshëm të rrjetit BBC për akuzat e abuzimit ndaj ish-prezantuesit të saj Jimmy Savile, si shembuj të institucioneve jo-fetare që bien poshtë si pasojë e mbulimeve të tilla.
"E përbashkëta e predatorëve është se përpiqen të fshihen edhe kur duken hapur," tha Gibney. "Ne e shikojmë këtë tani me Sandusky, e shohim me Jimmy Savile në Britani, ashtu si në film me Father Murphy."
Gibney mendon se dhe perceptimi madhështor i publikut për figura të tilla autoritare si priftërinjtë, është një faktor madhor në skandale të tilla.
"Ata shpeshherë i perceptojmë të lidhur me bamirësi apo vepra të tjera të mira," thotë ai për abuzuesit e profilit të lartë. "Dhe është kjo që duket se u jep liçencë për të bërë gjëra të cilat njerëzve as që u shkon mendja se mund t’i bëjnë."

No comments:
Post a Comment