“Mërgimi Mbretëror. Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina”, Dossier nga Prof Luan Malltezi
“Kam mendimin se shqiptarët janë të interesuar të dinë historinë e mbretit Zog i cili u detyruar të largohej nga froni për shkak të pushtimit fashist të vendit më 7 prill 1939. Është folur shumë për të gjatë regjimit komunist por është folur nga pozita jo të drejta; shtetit komunist dhe historigorafia e kohes ka tentuar të nxijnë emrin dhe veprën e tij si politikan dhe burrë shteti; si pasojë Mbreti Zog mbeti për shqiptarët një figurë historike e panjohur në thelb. “
Nga Prof.Luan Malltezi
Për Mbretin Zog është folur dhe shkruar pas proceseve demokratike të vitëve’90; mendimet e historianëve janë pwrswri tw ndryshme dhe kjo është edhe një arsye më shumë, që cdo libër i ri që botohet për Mbretin është i mirëpritur nga lexuesit. Me këtë dëshirë prita edhe këtë libër kushtuar Zogut. Autori i librit Neil Rees, wshtw “Sekretar i Shoqatës Kërkimore të Mbretit Zog”. Libri jep një informacion të pasur për familjen mbretërore në mërgim, Francë, Angli, SHBA, Egjypt, etj. Ky informacion nuk gjendet lehtë në botime të tjera. Libri ka disa krerë si Shqipëria përpra Mbretit Zog; Britanikët në vitin 1922-1940; Mbreteria e Shqipërisë 1938-1939; Shqiptarët në Angli dhe SHBA; etj. Libri ka krerw të vogjël ai është shtypur me nivel të lartë dhe është i ilustruar me foto të shumta. Libri nuk është përgatitur për studjuesit, historianët por pwr lexuesin e zakonshwm; libri ka nisur në kuadrin e interesit për historinë lokale të Buckinghshirit. “Më 2007 shkruan autori, bëra një vizitë në shtëpinë Parmoor dhe zbulova se kjokishqenë shtepia e Mbretit Zog”. Autori bëri pastaj një udhëtim në Tiranë, ku takoi dhe mori në intervistë të birin e Mbretit Zog, princin Leka. Autori flet mw tej ngrtje e “Shoqatës kërkimore të Oborrit të Zogut”. e cila bëri një mbledhje më 20 prill 2008 me njerëzit që kishin pasur lidhje me Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë; me këtë rast u morën edhe intervista. Libri është “përfundimi i kësaj pune”. Ai u botua më 2010, me rastin e 85 vjetorit të të caktimit të inspektorëve britanikë për ngritjen e xhandërmarivnë shqiptare, (1925) dhe 70 vjetorin e Mbretit Zog në Angli (1940).
Libri është shkruar nga këndvështrimi britanik, “spjegon” historinë nëpërmjet fotove dhe kujtimeve; libri trajton marrëdheniet e mbretit me britanikët dhe amerikanët, por pa hyrë në brendësi se cfarë bisedonin konkretisht midis tyre. Kjo ndodh sepse autori nuk ka pasur të dhëna nw ktw drejtim ; burimet që shfrytëzon janë rrëfime gojore, kujtime të njerëzve që kanë qenë në Shqipëri dhe kanë njohur Zogun si dhe kujtime të njerëzve që kanë takuar familjen mbretërore në mërgim “Kur këta njerëz nuk jetonin më- shkruan autori – kam shfletuar letrat dhe jetëshkrimet origjinale, kam takuar të afërm e miq të njerëzve që kanë dalë në libër. Autori ka përfshirë tw dhwnat e inspektoreve britanikë që ngriten xhandarmarinë në Shqipëri nw kohw tw Zogut. Autori ka përfshirë të dhënat e nxjerra nga shtypi anglez; kështu ka vepruar me një intervistë të Mbretëresha Geraldinë botuar më 1961 . “Ky libër, shkruan autori nuk synon të japë gjykime as nuk është ndonjë vepër kritike apo gjeografike, nuk është libër politik, ai vështron historinë shoqërore të Mbretit Zog, të familjes dhe rrethit të tij.Jam përpjekur të jem i përpiktë. Librin e kam shkruar nga kënaqësia që të jap gjurmimi i një historie lokale interesante të qytetit ky ndenji Mbreti Zog”.
Libri
megjithatë ka shumë gjera me vlerë për historianët; autori jep në fq.6
një hartë “Harta e Evropës Lindore 1878” e cila tregon se Shqipëria
shtrihej deri në Gjirin e Artës në Jug, pra përfshinte si tokë shqiptare
“Epirin” që pretendojnë grekët; autori jep në foto një pullë të v.
1909, kur Shqipëria ishte nën Perandorinë Osmane. Në përgjithësi autori
ka të dhëna të sakta për historinë e vendit; duke folur për besimet në
Shqipëri, ai njofton se Fan Noli themeloi më 1908 kishën ortodokse
shqiptare në Boston të SHBA; kur flet për gjuhën shqipe, autori vë në
dukje se “Libri i parë shqip është Meshari i Gjon Buzukut botuar më
1555”; kur flet për shpalljen e Pavarësisë, 28 nëntor 1912, ai shkruan
se kufijtë e atwhershëm të Shqipërisë lanë jashtë shumë shqiptarë në
Kosovë.Libri ka të dhëna me interes për MHK; ai jep kullën e familjes së
Zogut në Burgajet (Mat) dhe një foto e pllakës të vendosur në mure ku
shënohej : “Në këtë kullë lindi më tetuer 1885 Naltmadhënia e tij,
Mbreti i shqiptarëvet”etj.
Me interes është kreu i dytë i librit “Britanikët në Shqipëri më 1922-40”. Misioni britanik në Durrës u hap më 1922, si konsullatë e pastaj 1926 si legate; në gusht 1939 u shpërngul në Tiranë. Oakly Hill shwnon se legata “ishte një shtëpi e vogël e rehatshme, në një mur të kështjellës venedikase dhe prandaj nuk gjendej një e tillë në kryeqytet”.
Autori jep njoftimin e gazetarit të anglez Bernard Njëman për xhandarmërinë që drejtonte Percy në Shqipëri. “General majori Yoclyn Percy – shkruan ai është bërë legjende në këtë vend. Për herë të parë Shqipëria po merr vesh që shërbimi i ligjit duhet të jetë i drejtë dhe korrekt”.
Oficerët britanikë u larguan nga vendi më 13 shtator 1938. Ata u larguan nga Zogu nën trysninë e Musolinit që po përgatitej për pushtimin e Shqipërisë. Shumë prej tyre morën urdhërin “Skënderbe” nga Zogu.Shumë nga bratanikët që shërbyen në periudhën e Zogut u kthyen gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri në drejtorinë e operacioneve të vecanta (SOE). Njohja që kishin për Shqipërinë ishte me vlerë për Anglinë. Autori tregon se shumë britanikë që kishin shërbyer në Shqipëri u bënë miq të Zogut në kohën e mërgimit në Angli.
Të dhëna interesante ka për Zogun; sekretari britanik i ambasdaws anglese shkruante se ambasadori anglez Sir Andrew Ryan (1936-39) bisedonte me mbretin Zog “turqisht pa ndihmën e një përkthyesi”.
Në kapitullin e tretë “ Mbretëria e Shqipërisë 1928-1939” ka të dhëna me interes të këshilltarit britanik nw Shqipwri Stirling nw lidhje me krijimin e dinastisë mbretwrore në Shqipëri : “Pas shumë diskutimesh me Ahmet Zogun për mënyrat më të mira se si të stabilizohej qeveria, erdhën në përfundimin që zgjedhjet në Ballkan, sidomos zgjedhjet për President ishin faktor turbullues, që zakonisht conin në gjakderdhje, prandaj vendosëm t’i kërkonim parlamentit të drejtën për të krijuar një dinasti dhe për të emëruar Ahmet Zogun si mbret. Kjo e drejtë ju dha më 1928. Parlamenti votoi për një ndryshim të kushtetutë dhe Zogu i emërua Mbret. Titulli “Mbreti i Shqiptarëve” i acaroi jugosllavët, sepse kishte shumë shqiptarë në Kosovë. Libri ka të dhëna për Tiranën, të nxjerra nga autorë anglezë, që vizitoin Shqipërinë në kohën e Zogut. “Tirana – shkruan George Knight 1935, është një qytet i vogël i mrekullueshëm. Në të vërtetë është një fshat ku takohen katër rrugë. Ai flet për forcën magjepëse të Tiranës me rrugët dredhuese të shtruara me kalldrëm”
Është me interes të vemë në dukje vlersimin e kolonelit Stirlingpër Zogun “Dukuria më e shquar gjatë shërbimit tonë në Shqipëri ka qenë ngritja e shpejtë e pushtetit të Mbretit Zog dhe themelimi i dinastisë së tij. Ajo që e bënte sundimin e tij aq të ndryshëm nga shumica e udhëheqësve ballkanikë ka qenë aftesia e tij për t’i dhënë popullit të vet që përbëhej nga njerëzit më me individualitet dhe turbullues në të gjithë Evropën, paqen dhe një shkallë mjaft të ndjeshme mirëqënije brwnda një periudhe prej 15 vjetësh. Nga të gjithë burrat e shteteve të Lindjes së Mesme, që unë kam takuar, Zogu ka qenë më i shkëlqyer, më i shkolluar dhe më largpamës”.
Për lexuesin janë të këndshme njoftimet për mbretereshën Geraldinë, për fejesën, dhe martesën e saj. “Martesa e mbretit Zog me Geraldina Apony u caktua me 27 prill 1938. “Mbreti Zog zgjodhi këtë datë sepse ishte përvjetori i datës së Skënderbeut më Donikën më 27 prill 1954 (fq.22). Janë interesante në këtë martesë dëshmitë e fotografit anglez Ruth Mitchel. Këtij i bënë përshtypje të jashtëzakonshme krushqit, njerëzit e nuses: në këtë martesë shkruan ai “qe madheshtore prania e farefisit hungarez… veshjet e tyre sidomos të burrave që vinin si trashëgim nga familjeve të vjetra shkëlqenin nga koka te kwmbët me gurë të çmuar, kadife dhe ar. Ishin me të vërtetë gjëja më e hijshme që kisha parë ndonjëherë në Evropë. Fisnikët e vjetër që qëndronin drejt, krenarë të patundur, sikur kishin dalë nga një libër përrallash”.
Në publicistikën shqiptare është folur shumë për largim e Zogut nga Shqipëria më 7 prill 1939. Për këtë flet dicka edhe Geraldina. “Ministri amerikan në Shqipëri Jugde Grant më kish thënë se do të më strehonte mua dhe foshnjen time të vogël në Legatën e tij, unë nuk pranova por u preka shumë nga kjo ofertë”. Geraldina tregon se gjatë largimit nga Shqipëria shqiptarët brenda vendit nuk dinin në përgijthësi se cfarë po ndodhte atë ditë : “Ndërsa po largoheshim nga Tirana, ku rrugët ishin të mbushura me njerëz të shqetësuar, më bëri përshtypje qetësia e fshatrave dhe qyteteve, shumica e tyre nuk kishte radio për të marrë vesh se çfarë po ndodhte. Karvani ynë çuditërisht nuk ngjallte asnjëfarë interesi…Më në fund iu afruam kufirit në të ngrysur pas një udhëtimi për mëse 14 orësh. Pika e kalimit kufitar nuk përdorej shumë …një nga ushtarët ngriti trarin e kufirit dhe ne kaluam tokën greke. Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë qëndruan 3 javë në Follorinë derisa mbretëresha mori veten pas lindjes.
Libri jep të dhëna për rolin e Ahmet Zogut si personalitet politik, rolin e tij në ngritjen e shtetit shqiptar. Me interesin është në këtë drejtim njoftimi i këshilltari Stirling, i cili erdhi si oficer britanik për të organizuar Ministrinë e Brendshme. “Ahmet Zogu- shkruan ai, u emërua në fillim President i Republikës Shqiptare (1925). Ai ishte njeri shumë i zgjuar e nisi me synime më të mira dhe më plane për reforma në administratën e vendit dhe në mirëqënien e popullit. Lidhur me ngritjene xhandërmarisë Stirlingu shkruan : “Zogu e kuptoi se gjëja e parë thelbësore ishte të vendosej siguria në vend dhe për këtë nevojitej një xhandërmëri e klasit të parë, prandaj më ngarkoi mua të shkoja në Angli dhe të mirrja një grup oficerësh britanikë, që do të përbënin një inspektoriat britanik për xhandërmarinë e tij. Me ndihmën e shoqatave të ndryshme të oficerëve mora në provë një varg kandidatësh dhe zgjodha 10, që kishin marrë pjesë në luftë dhe dukeshin se kishin vlera”.Të dhena të tjera tregojnë personalitetin e Zogut si burrë shteti; autori vë në duke përshëndetjen për popullin britanik: “Ju lutemi deklaroi ay gazetarwve- i përcillni popullit britanik simpatinë time dhe mirënjohjen se kombi juaj ka vend të veçantë në zëmrat e kombeve të vogla. Ne kemi arsye të posaçme adhurimi sepse mjaft nga udhëheqësit tuaj kanë bërë kaq shumë për çështjen shqiptare”. Zogu pati nderim për luftën e populit anglez “Kur të largohem prej këtij vendi – tha ai më 1943 – do të marr me vete si suvenir kujtimin për anglezët, që ishin me shpatulla pas murit në periudhën më të zezë siç qe rënia e Francës dhe koha e sulmeve ajrore (mbi Londër). Britanikët i kam parë në kulmin e guximit dhe të vendosmërisë në luftën për liri…Kudo që te shkoj do të mbetem një mik i Anglisë”
Vlersim për Zogun jep edhe Julian Ameri. “Në një kohë kur mbretërit e tjerë të mërgruar nuk u ndaheshin restorantëve dhe klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik. Ai e quante të përpërshtatëshmë të dukej në vende argëtimi publik ndërkohë që atdheu i tij ishte nën pushtimin e armikut”. Të dhënat nw libwr tregojnë se Zogu mbante në çdo rast qëndrim dinjitoz ndërsa e shoqja paraqitej e edukuar, e dashur, e çilter.
Zogu siç dihet u pengua nga vendimet e pushtetit komunist tw kthehej nw Shqipwri. Është me interes të vëmë në duke fjalët e Zogut pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë më 11 janar 1946. “Përpara se të bëhesha mbret unë isha qytetar shqiptar. Kam dëshirë të kthehem në Shqipëri qoftë edhe si qytetar privat i një republike dhe të bëj çfarë mundem për të ndihmuar popullin tim”. Kur lufta në europë mbaroi shqiptarët jashtë i dërguan urime me telegram Mbretit Zog. Ata mendoni se mbreti duhej të kthehej në Tiranë: “Ata-shkruan Geraldina- nuk arrinin të kuptonin se amerikanët dhe britanikët ishin të pafuqishëm për t’indaluar komunistët të merrnin pushtetin. Për ironi diktatori i tashëm komunist Hoxha, kishte qënë pedagog dhe mundësinë për të shkuar në univeristet me bursë ia kishtë dhënë im shoq”.
Me interes për lexuesin janë marrëdhëniet që pati Zogu në Aleksandi (Egjyp) me ish perandorin Italian Viktor Emanulin III i cili pas pushtimit të Shqipërisë mbante titullin “Mbret i Shqipërisë”. Autori tregon se familja e perandorit hoqi dorë nga ky titull dhe i kërkoi të falur Mbretit Zog. Në libër ka të dhëna për sëmundjen dhe vdekjen e Mbretit Zog. “Më 1953- shkruan Geraldina- Zogu ra sëmurë rëndë përseri me një infark”. Në korrik 1955 familja u vendos në Kanë (France) “Zgjodhëm atë qytet – vijon Geraldina- sepse kishte klimë të ngrohtë. Kur im shoq ishte i sëmurë asnjëherë nuk e kam braktisur” Mbreti Zog vdiq në spitalin Foch, në Suresnes afër Parisit më 9 prill 1961.

No comments:
Post a Comment