VALENTINA MADANI:Eksperienca me komp juterin e parë, ish-profesorit të Fakultetit të
Mjekësisë, Sali Berishës mund t'i kushtonte shtrenjtë në kohën e
diktaturës. Por një të ngjashëm, kompjuter 'Apple 2' e kishte edhe
ish-drejtori i Albtelekomit, Sokol Hoxha, i biri i diktatorit Hoxha.
Duke qenë prezent në aktivitetin e organizuar nga Shoqata shqiptare e
Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), Kryeministri
ilustroi përmes një shembulli personal rreziqet që mund të sillte
teknologjia në kohën e errët të diktaturës.
Berisha rrëfeu se blerja e kompjuterit të parë në kohën e komunizmit, për
pak i kishte shkaktuar probleme të mëdha. Por, sipas Berishës, ai shpëtoi vetëm prej faktit se një kompjuter të tillë e kishte blerë edhe djali i diktatorit, Enver Hoxha. Sipas rrëfimit të Berishës, në atë kohë kompjuter kanë pasur vetëm ai dhe Sokol Hoxha. Kryeministri zbardhi bisedën e vështirë me një prej ish-pushtetarëve të asaj kohe. "Kompjuteri im, në atë kohë, solli në zyrë ministrin, i cili erdhi i nxirë tek unë. Ishte një burrë shumë i mirë, profesor, kirurg, i cili më tha, - "Sali ç'e deshe këtë?". Kjo, sepse në darkë byroja politike kishte diskutuar se si e mora unë këtë kompjuter. Dhe tani tu tregoj se si e kapërceva këtë problem. E pyes ministrin po kush e tha këtë? Ai mu përgjigj se ishte zëvendëskryeministri, për të cilin unë i kërkova të më krijonte një takim, gjë të cilën ai e pranoi menjëherë. Kur shkoj të takoj zv/kryeministrin ai më pyeti si e gjete ti këtë (kompjuterin)? Unë i përgjigjem, në katalog. Ai më thotë, por ai është mall amerikan dhe është i ndaluar. Atëherë unë i them se nuk ishte i ndaluar me ligjin shqiptar. Po nga re në gjurmët e tij? - më pyet ai. Atëherë unë i them se e gjeta në zyrën e Sokol Hoxhës, i cili ishte Drejtor i Albtelekomit dhe ai atëherë e mbylli gojën. Unë i kisha treguar të vërtetën, unë e kisha parë në zyrën e Sokol Hoxhës, një kompjuter 'Apple 2', që ishin atëherë të vetmit kompjutera personalë", - rrëfeu Berisha. Ai e ndau me opinionin publik këtë ngjarje personale gjatë fjalimit të mbajtur në aktivitetin e organizuar nga Shoqata shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), me tematikë "Rrëfim stafetë mbi zhvillimin e TIK në Shqipëri. Ndërkohë me herët, i pranishëm në ceremoninë e 50-vjetorit të themelimit të gjimnazit "Ismail Qemali", në Tiranë, kryeministri iu bëri apel studentëve të komunikojnë sa më shumë në rrjetet sociale në internet.
"Më frymëzon gjithmonë mosha juaj dixhitale, ndaj dhe ne duke marrë për bazë moshën tuaj shpallëm 'Shqipërinë dixhitale', si objektivin tonë më madhor. Tre ditë më parë ne inauguruam Autostradën e re Dixhitale, autostradë, e cila do rrisë nga 40 në 140% Gida Bit internetin me bandën më të gjërë, me shpejtësinë më të madhe dhe ju të mund të lundroni në internet, do mund të komunikoni në Facebook dhe komunikoni sa më shumë, sepse komunikimi është burim i madh mësimi, kënaqësie, horizonti ku ndani dijet me njëri-tjetrin, ndani vizionin me njëri-tjetrin. Facebook është mjeti më i mrekullueshëm i komunikimit", - u shpreh Berisha.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment